Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
-KUJTIME-
10 korrik 2000. U mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. U thanë shumë gjëra. Me brumë dhe bajate. Truri im, tashmë gjysmëshekullor, regjistroi vetëm një frazë të Berishës: ?Këtë vit nuk ka pushime! Të gjithë do shkojmë të kuvendojmë me popullin!?
Nisa të meditoj. E njëjta mendje hem hidhte e hem priste!
– Ia hodhe shoku Mitro! Të nxori lideri nga sëkëlldia! Sakrificë e madhe të shkosh me pushime në breg të detit. Rrezikon, për qejf, të djegësh lëkurën! Apo nuk djeg ky i flamosur diell, sidomos që nga viti që janë në pushtet socialistët!
– Le të digjem, të zhuritem?por nuk heq dorë nga pushimet! Ia priti mendja brenda mendjes. Më mirë të thartohem pak me partinë sesa me Ezmerkwn, që ?vdes?, (Larg qoftë se kush i futet telasheve, të rrish netëve pa gjumë, duke pasur në shtrat ndonjë nuse të re edhe bionde edhe të kolme) të ndryshojë kolorin e lëkurës në breg të detit! Në fund të fundit, partisë ia kam marrë dorën: Zyrtarisht jam politikan i dështuar! Një dështim më shumë e një më pak, nuk ngre kandar në karrierën time politike!
Zonjës ia preva shkurt:
– Nuk shkojmë në Dhërmi, jo se ka vendosur Doktori të mos bëjmë pushime, por sepse çmimet janë të kripura?
– Re në grackë, – më thotë ajo. – Kam këtu një ofertë speciale: Në Ulqin çmimet janë tre herë më të lira?
Familja ime së bashku me atë të Hektor Buzës, shkoi në Ulqin si cjapi te kasapi: Pikërisht në kohën kur Millosheviçi ishte majë e thikë me Xhukanoviçin, Presidentin e Malit të Zi. Rreth datës 20 korrik 2000, një haber u përhap në gjithë qytetin: Brenda 35 korrikut të gjithë turistët duhet të kthehen në Shqipëri. Ndryshe do të bëhet hataja! Disa u larguan. Unë, pasi e pleqërova me familjen, i thashë Hektorit:
– Ne vendosëm të rrimë në Ulqin! Është i vetmi shans për mua për t?u bërë hero me kosto të ulët! Ja skenari: Familja ime bie rob në duart e ushtrisë serbe. Zonjëzën e lirojnë, sepse është grua. Djalin nuk e mbajnë, sepse është nën moshën 16 vjeç. Mua më futin në burg! Lajmi mbërrin në Tiranë. Ngrihet në këmbë Partia Demokratike, sepse jam themelues i partisë. Zëdhënësi i Berishës, Edi Paloka, bën një konferencë shtypi.
Dhe të gjitha gazetat me germa kapitale do të shkruajnë: Zoti Millosheviç! Mos luaj me zjarrin duke arrestuar Mitro Çelën! Besnik Mustafai, sekretar për marrëdhënie me jashtë në PD, do të nisë dy gisht letër drejt EDU-së?
Do të mblidhet edhe parlamenti, sepse në fund të fundit kam qenë 6 vjet Baba i Kombit! Do bëj një deklaratë, që shpresoj do ta firmosin të gjithë deputetët?
– Do ta ndajmë riskun së bashku, – u përgjigj Hektori, që siç e ndjeva i pëlqente edhe atij ideja për t?u bërë hero, pa kosto të lartë!
Njw ditw para nisjes u mblodhëm të dyja familjet. I pari foli Hektori:
– Duhet të nisemi që pa gdhirë. Në sabah, ushtarët janë më pak vigjilentë, janë të përgjumur! Aparatet fotografikë duhet t?i fshehim midis rrobave.
Unë, rashë dakord për idenë e parë. Të dytën e kundërshtova. Po pse? Duke qenë një nga themeluesit PD-së, nuk mund ta pranoja një veprim të tillë jo dinjitoz. Nga ana tjetër unë pëlqeja skenarin: Një arrestim i paraditur!? Një gjest i tillë është më heroik, më kombëtar.
U nisëm . Hektori përpara. Unë nga pas. Rreth orës 8.00 ishim në afërsi të Hanit të Hotit. Disa kodra të buta, të veshura me shkurre. Pas disa zigzageve, rruga merrte një të tatëpjetë. Pikërisht aty dalluam postbllokun. Ndaluam makinat.
Ushtarët, me shumë kujdes i bënë lesh e li të gjitha teshat e familjes Buza? U ngrit hekuri? dhe makina kaloi matanë.
Të dy ushtarët erdhën drejt makinës sime. Me shenja kuptova se kërkonin të hapja bagazhin. Po me shenja më pyetën a kisha aparat fotografik. Ezmerka hapi çantën, nxori aparatin dhe ia dorëzoi ushtarëve pa shumë salltanete. Po me gishta, kuptova se duhet të ndiqja nga pas ushtarin. U binda me ndërgjegje, si ushtarët japonezë që bënin harakiri për lavdinë e atdheut.
Ecëm nja dy-tre qind metra dhe përfunduam në një repart ushtarak. Një shesh në formë katërkëndëshi. Rreth tij tre ndërtesa, një hale fshati dhe një çezmë ku po rruhej një ushtar. Në një stolat qëndronte edhe një tjetër shqiptar.
– Pse je këtu?
– Për qejf!
E kuptova: Pyetja ime ishte jashtë kohës dhe hapësirës? M?u kujtua edhe një barsoletë. Hyn burri. Poshtë krevatit gjen jaranin e gruas? Pyeti: ?Çfarë po bën aty??… Po pres trenin?!? Thotë burrë ziu: ?Ama përgjigje më dhe?!? ? Dhe zotrote pyetje bëre?!?
Ndërkohë nga komanda doli një oficer. I thinjur. I trashë. Me fytyrë si të gdhendur nga një skulptor amator. Një ushtar na bëri shenjë dhe të dy përfunduam para oficerit serb. Ai, ulur në një stol. Ne, dhe ushtari në këmbë. Dielli na binte prapa qafës. Temperatura shënonte 35 gradë. Oficeri hapi një defter si prej bakalli.
Dua të shtoj edhe një hollësi, që lexuesi të na ndjekë më mirë. Disa vite më parë, miku im Gjon Sinishta, kur erdhi për vizitë në Tiranë nga Amerika, më kishte falur një fjalor xhepi anglisht, me katër gjuhë të Ballkanit. Ishte ky sebepi që unë dija disa fraza dhe fjalë serbisht. Në fillim komandanti iu drejtua mikut tim:
– Kako se zovete?..
– Si e ke emrin, – përktheva unë?
– Xhemal!?
– Kako?
– Shkruhet me XH-ë, – thashë unë!
Komandanti më vështroi me bisht të syrit. Unë nxora pak përpara gjoksin. Komandanti mbylli defterin, shau nëpër dhëmbë dhe u nis drejt zyrës. Kur kaloi ora e parë, oficeri doli nga zyra. Mori fund edhe robëria! M?u dogj skenari për t?u bërë hero në prag të zgjedhjeve lokale! Kështu mendova, duke kujtuar se oficeri do të na kthente lirinë. Por u nxitova! Në fakt ai hipi në një makinë ushtarake dhe u largua nga reparti ushtarak!? Mua më vajti buza vesh më vesh!
– Më mirë të na fusnin nga një dru sesa na torturojnë me vapën e korrikut, – tha shqipua?
Thashë OK: Kamxhiku është më pranë heroikes. Vapa, është jo vetëm e padurueshme, por edhe poshtëruese për një themelues të PD-së! Kur dielli po zbriste nga zeniti, u kthye oficeri. Nuk na i hodhi fare sytë? Te ne erdhi ushtari. Me shenja, kuptuam se duhet të ktheheshim te makinat. Akti i fundit do të bëhej në zyrën e doganës.
Ja edhe zyra e doganës. Ushtari dorëzoi letrat kredenciale, d. m. th. fletën nga blloku i bakallit. Polici e lexoi. Pastaj na dha pasaportat.
– Po aparatet? – pyetëm të dy njëkohësisht.
– Ushtria është jashtë kontrollit të shtetit malazez! Varen nga Beogradi! Ditët e fundit ata po sillen si hajdutë ordinerë?
U nisëm drejt Tiranës?
– Kur do ta marrim aparatin, – tha djali?
– Aparati na la shëndenë. Komandanti serb vlerësoi më shumë veglën sesa njeriun?
Ishte ky akti i fundit i ëndrrës sime për t?u bërë hero./CityNews
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Mark Frroku, u dënua sot ...
Në fletoret e tij, boja është tharë. U bënë vite që kur i sh...
Ish-deputeti i kristiandemokrat, aleat i Partisë Socialiste,...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka hedhur idenë për zgjedhjen e ...
Nga Azem PARLLAKU Ndërkohë që, Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka folur nga çadra e prote...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë nga ça...
Nga Gjergji THANASIKurorëzimi logjik i slloganit titist “Br...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryemin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon nj...
Ka qenë shokuese deklarata e bërë paraditen e sotme nga krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka komentuar ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar kryeministrin Edi R...
Një tjetër magazinë me drogë është zbuluar ditën e sotme. Ma...
Anija “Oriku” e Forcave tona Detare ka parandaluar mëngjesin...
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhe...
Gjysëm miliard euro kanë dalë nga Shqipëria përgjatë vitit 2...
Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Mal...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së fortë të ...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me deput...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...