Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në fletoret e tij, boja është tharë. U bënë vite që kur i shkroi kujtimet. U bënë vite që kur shkroi poezitë. U bënë edhe tre vjet që nga ndarja nga jeta. Tre vjet më parë, heshturazi, ashtu si jetoi dhe shkroi, u shua poeti lirik Koçi Petriti. Një vdekje e parakohëshme, që la pas shumë dhimbje tek njerëzit e dashur , por edhe vend bosh mes lirikëve të gjallë. Por na la pas një grusht lirikash, që mbajnë vulën e origjinalitetit të tij , butësinë dhe ëmbëlsinë e vargut , jo rrallë herë të penguar për shkaqe ideologjike. Dhe absurde se si mund të ndaloheshin lirikat e dashurisë për ?agjitacion e propagandë?.
Poeti i ?Lirikave të majit? nuk pati asfare një jetë të thjeshtë, aq në kontrast me poezinë e tij flutarake. Na e rrëfen ai vetë në përmbledhjen poetike ?Quaderni?, e cila fatkeqësisht u botua një vit pas ndarjes s ë tij nga j e ta.
Bashkë me poezitë e ruajtura nëpër radhonj, të shkruara në vitin 1962, ai vetë na njeh me jetën e tij. E shkruan pa mllefe, gatigati me të njëjtën buzëqeshje që e shoqëroi portretin e tij përgjatë gjithë jetës. Në homazh të figurës së tij, në këtë 3vjetor po sjellim rrëfimin e vet Koçi Petritit, poetit dhe pedagogut të dashur.
KOÇI PETRITI
VITI I BARDHË DHE VITI I ZI
Në jetën e njeriut ka vite të bardha dhe vite të zeza. Viti i Bardhë për mua ka qenë viti 1962. Viti i Zi ka qenë viti 1967. Në vitin 1962, në vjeshtë m?u pranua për botim libri ?Lirikat e majit?, që doli në pranverë 1963. Në vitin 1967 u dërgua në Librazhd, në zyrë kuadri, shkresa sekrete e dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë: ?Në radhë të parë për origjinën e tij ? të mos punojë arsimtar?. Emërohem në një vatër kulture fshati, komandohem të punoj në Shtëpinë e Kulturës dhe të jap orë mësimi në gjimnaz. Përjashtohem nga zbori pasuniversitar që po e bënin edhe djem bejlerësh e tregtarësh korçarë të deklasuar të një kursi me mua. Merrem dhunshëm ushtar në Ndërmarrjen Bujqësore Ushtarake të ZallHerrit që ishte repart pune me ?të deklasuar?. Ndërkohë, më pas
hiqet e drejta e botimit të cilën ma riktheu pas ushtrie ndërhyrja e T. Lubonjës, që ishte dërguar sekretar Partie në Korçë. I rikthyer në Librazhd, punova atje gati një çerekshekulli. Në vitin 1990, u emërova përgjegjës i talenteve të reja në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Përpjekjet i bënte Dritëroi. ?Prit?, thoshte, ?të lirohet vendi, të dalë Natasha Lako në profesion të lirë?. Në shtypin e Lidhjes nuk lejohesha të punoja, siç duket duhej leja nga Ministria e Brendshme.
?Pastaj, prit?, thoshte, ?se ka një mendim që ke dashur të arratisesh kur ke qenë mësues në Podgorie?, që s?më ka shkuar kurrë ndërmend! Pastaj thoshte, ?u sqarua ajo punë nga L. Shkurti?, që ka qenë në Korçë në ato vite sekretar partie për propagandën. Pastaj e thërriste F. Çami, se kishte marrë ?të deklasuarin?. Ishin dërguar letra në Komitetin Qendror, nga Lidhja dhe nga Librazhdi. Ankoheshin edhe se Dritëroi e kishte mbushur Lidhjen me korçarë. Në vitin 1992 u zgjodha sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (të reformuar).
Pastaj në këtë vit u emërova dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Kisha punuar katër vjet mësues në fshatra të Korçës: një vit në Pirg dhe tre vjet në Podgorie. Ndërkohë zbrisja çdo mbrëmje në fermën e Nizhavecit, që tani quhet Vreshtas, të jepja mësim në shkollën e mbrëmjes. Dhashë edhe GjuhëLexim, edhe Kimi, dhe pothuaj të gjitha lëndët që jepeshin në një klasë të shtatëvjeçares. Gjatë verës, bëja punë
bujqësore në kooperativën e Korçës. Edhe prashisja, edhe korrja, edhe grazhdoja lopët. Pastaj nxitoja në pasditet e vallëzimit, që ahere në Korçë ishin të shumta. Vija në Tiranë në kurset e kualifikimit të arsimtarëve, që bëheshin në muajt e verës. Ndërkohë (këtë e kam thënë shpesh), një ditë vija redaksive (në ?Zërin e Rinisë?, apo te revista ?Ylli? e ?Nëntori?), për të çuar vjersha.
Ditën tjetër shkoja në burgun e Tiranës të takoja tim atë e të nesërmen të ngjatjetoja tim vëlla në kantierin e Sanatoriumit, apo të Kombinatit të Autotraktorëve, apo në Rinas, apo në Laç, që ndërtoheshin prej të burgosurve. Në Korçë kisha sjellë fëmininë, që braktisi shtëpinë e madhe dhe të bardhë të ishzotniut, me kalë të bardhë e me prona, që ia gllabëroi ?Reforma agrare? e vitit ?46 dhe tani ligji nr. 7501, i pasviteve ?90.
Braktisa çudirat e gjolit me shpezërinë dhe legjendën e ?kaut të kënetës?. Lashë pas këngën që qesëndiste ?gjermankën?: ?Te kishka e Sovjanit / ma kishe meqanë, ikë, moj gjermankë / se do gjesh belanë!?.
Me këto imazhe e këtë ritëm vargu gjashtërrokësh që hyri më vonë në strukturën ritmike të poemës ?Ura e Bushtricës?, e kisha mbushur kujtesën fëminore. Kështu erdha te libri ?Lirikat e majit?, jo i zymtë e pesimist. I fundosa thellë shpirtit hallet dhe dramat familjare dhe u dhashë udhë ngazëllimeve djaloshare.
Në vargje të këtij libri nuk më pikoi brenga dhe vreri, po vargu ?tërfili sjell aromë edhe të deh?. Mbetën në radhonjtë e ?Quadernos? vargjet: Sikush më sheh që qesh nga vreri, Askush s?beson kur them: Po vdes! Eh, kur do gjej mes këtij ferri, Kërcu ku kokën ta mbështes?
Dhe një ditë u nisa për në Ndërmarrjen e Botimit ?Naim Frashëri?. Drejtor ishte Drago Siliqi. E mori dorëshkrimin tim modest, shfletoi vjershën e parë, të dytën, gjer te e pesta, buzëqeshi dhe tha: ?Ky libër do të botohet!?.
Përgjegjës i redaksisë së poezisë ishte kritiku Razi Brahimi, redaktore e librit Donika Omari, recensuese Adelina Mamaqi dhe piktore Dolli Gjinali. ?Ky libër do të botohet?, më shoqëroi në udhët me shi e baltë, me dëborë e lehje qensh fushës së Korçës.
?Ky libër do të botohet?, thoshte telegrami i mbërritur në Korçë, me listën e vjershave që qenë zgjedhur për botim nga redaksia. (Ah, që s?munda ta ruaja atë telegram!). Çuditërisht ishin hequr nga libri dytri vjersha ?tematike dhe të partishme?, që u kërkoheshin të tjerëve. Libri kishte mbetur thjesht me lirika dashurie, peizazhe e meditime rinore.
Nëse do ta krahasonim poetin me një femër, gjë që mua më pëlqen ta bëj, unë do të theksoja se kjo është periudha e virgjërisë sime poetike. Kjo ishte periudha kur në shpirtin tim zotëronte erotika, aromat, ngjyrat e peizazhit. Tani këto vjersha unë, jo vetëm kam dëshirë t?i ribotoj, por edhe t?i vë në radhë me krijimet më të mira të mëvonshme. Nuk duhet harruar niveli i kulturës që kisha ahere, niveli i shkollimit prej njëzetvjeçari.
Sapo kisha shtënë në dorë ?Yllin e Zemrës? të Lasgushit dhe një përmbledhje me poezi të Eseninit. ?Qerbelanë? e Naimit e trashëgoja nga im atë, bektashi. Në ?Lirikat e majit?, apo në radhonjtë me dorëshkrime, që i kam gjetur pas një humbjeje enigmatike pesëmbëdhjetëvjeçare, unë kam motive që lidhen edhe drejtpërsëdrejti me aventurat djaloshare të asaj kohe, që nganjëherë tërhiqnin vëmendjen e rrugicave të Korçës. Ndërkohë jehona, që nisi me fjalët ?ky libër do të botohet?, vazhdoi të rrathëzohet e të zgjerohet pas botimit, jo vetëm midis lexuesve, por edhe në vështrimet kritike të personaliteteve letrare të kohës, të kritikës, të katedrës universitare, të poetëve dhe studiuesve më të shquar, që edhe sot janë autoritete me emër në këto fusha?.
Përmes kësaj jehone unë u nisa të trokas në dyert e atyre që kishin në dorë hyrjen time në Universitet. Korça përsëri seç kishte ngatërruar, megjithëse shef arsimi ishte Kristaq Cepa, me të cilin isha në një rreth letrar të Pallatit të Kulturës (Kapa ? vjershëtari satirik, që e mbanin ndër të shquarit e ?Brezit të Ri të viteve ?30?). Më ndihmoi Llazar Siliqi. Ngarkoi Baki Kongolin, që ishte Sekretar për Muzikën në Lidhje, të bisedonte me ministrin Thoma Deliana. Më mundësuan të takohem me të. Ai, si më dëgjoi, më tha: ?Ti do të shkosh në Universitet!?.
I zgjata, duke u dridhur, librin ?Lirikat e majit?, siç më kishte mësuar Siliqi. Më kërkoi autograf. Nuk mbaj mend se ç?i kam shkruar. Kur u kthye nga internimi, nga Tepelena, ku ministri i ndëshkuar ruante delet, i dhashë një libër tjetër me lirika, ku i shkrova: ?Ministrit të përhershëm të arsimit?. Për një moment m?u afruan dy fytyrat e dy burrave të pashëm dhe më kumbuan dy zëra: zëri i Drago Siliqit: ?Ky libër do të botohet!? dhe zëri i ministrit Deliana: ?Ti do të shkosh në Universitet!?.
Në Korçë, në dyqanin e shitjes me valutë, kisha blerë këmishë dhe këpucë çeke, dhe një pardesy italiane ngjyrë ulliri. Dhe shkova në Universitet. Në auditor gjeta ata, një pjesë e të cilëve do të bëheshin ndër emrat e njohur të letrave shqipe: Faik Ballancën, Xhevahir Spahiun, Nasi Lerën, Adem Istrefin, Sulejman Krasniqin, Hiqmet Meçen, Spiro Deden, Seit Mansakun (gjuhëtar), Niko Dakon, Ilia Lëngun, Gaqo Bushakën, Pandeli Koçin, Aristidh Ristanin (përkthyes), Shaban Muratin, Halil Lazen, Kozeta Mamaqin (Olldashin), Tatiana Budën, Vera Lohjen (Ibrahimin), Thoma Qendron, Foto Qiriazatin, Kristaq Nanushin, Ymer Lugalliun etj. Më vonë erdhi Ndoc Papleka. Pastaj Koço Kosta.
Janë mbi tridhjetë veta që kanë botuar libra. Midis tyre ?krekosesha? unë se isha i vetmi që kisha botuar librin e parë me lirika? Ndërkohë, po ashpërsoheshin situatat. Nuk pinin më ujë lirikat erotike. Koha thirri në skenë ?temat e mëdha?. Edhe në botën time filloi të vepronte ai mekanizmi i brendshëm modifikues, që e kam përmendur shpesh. Nga poet i virgjër i lirikave, fillova të përpunohem e të kultivohem, jo në kuptimin e shkollimit, po në atë të kërkesave të kohës. Poezia filloi të marrë ngjyra politike. Aksionet filluan të hyjnë aty, jo në mënyrën se si i përjetoja unë, po ashtu si kërkohej për t?u përshkruar ato. Njëherë, siç më ka treguar Liri Lubonja, që ka qenë sekretare kolegjiumi e gazetës ?Zëri i Rinisë?, ra telefoni i Fiqrete Shehut, se në një vjershërimin tim ishin edhe vargjet: ?Lanë eshtrat mbi shkëmbinj / lafshëprerët osmanllinj?.
Pastaj vërejtje gjithandej, që filluan të ndërtonin tek unë atë vetëkontroll dhe atë frymë politizimi që vihet re në librin tim të dytë dhe vazhdoi te ?Firma e popullit tim?, veçanërisht te libri i katërt ?Prush nëpër shekuj?. Kishte ardhur Viti i Zi 1967. ?Ndërkohë unë shkruaja intensivisht. Po botoja poema. Po orientohesha drejt kërkesave të kohës, drejt ?temave të mëdha?. Shkruaja edhe balada. Në konkursin letrar kombëtar të 30vjetorit të Çlirimit çova dy poema, një vëllim me vjersha dhe një novelë. Mora çmim edhe në poezi, edhe në novelë. Çmimin e poezisë ma zbritën më poshtë. Çmimin e novelës, ku ishte kryetar Jakov Xoxa, ma hoqën ?ata lart?.
Është meritë e shkrimtarit Vath Koreshi, ahere redaktor letrar në ?Drita?, që shpëtoi poema ?Firma e popullit tim? nga mosbotimi më 1974. Ai ma ktheu, gjoja për ta ripunuar dhe më këshilloi të theksoja frymën socialiste. Tregonte se u befasua kur ia çova krejt të ripunuar. Kishte në sirtar edhe emrin tim në një listë me krijues, të cilët, për shkaqe biografie, nuk duhej të botonin në atmosferën e përvjetorëve të Partisë, të Republikës, të Çlirimit. Atëherë ishte 30vjetori i Çlirimit dhe unë guxova të konkurroja me ?Nënën Shqipëri? dhe poemat e Siliqit, Arapit etj. Koreshi e botoi me kokën e vet dhe priste të binin telefonat nga lart. Për fatin tim të mirë, poema rrufeshëm u inskenua dhe u recitua në radiotelevizion nga shumë aktorë. Edhe nga aktori Naim Frashëri. Ajo m?u bë mbështetje politike edhe në çaste të rënda. Sprapsi propozimin që i kishte shkuar nga Korça Manush Myftiut, për një internim të familjes? (Marrë nga Panorama)
Ish-deputeti i kristiandemokrat, aleat i Partisë Socialiste,...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka hedhur idenë për zgjedhjen e ...
Nga Azem PARLLAKU Ndërkohë që, Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka folur nga çadra e prote...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë nga ça...
Nga Gjergji THANASIKurorëzimi logjik i slloganit titist “Br...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryemin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon nj...
Ka qenë shokuese deklarata e bërë paraditen e sotme nga krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka komentuar ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar kryeministrin Edi R...
Një tjetër magazinë me drogë është zbuluar ditën e sotme. Ma...
Anija “Oriku” e Forcave tona Detare ka parandaluar mëngjesin...
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhe...
Gjysëm miliard euro kanë dalë nga Shqipëria përgjatë vitit 2...
Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Mal...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së fortë të ...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me deput...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë sot një deklaratë të f...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...