Intrigat e Ilir Metës për përçarjen e opozitës
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka nisur intrigat për përçarjen e opo...
Nga Gjergji THANASI
– Prokuroria shqiptare me arrestimine 18 policëve, doganierëve e një agjenti doganor për 80 + 22 kuintalë drogë të ?eksportuara? nga Durrësi e të kapura nga finacierët itailainë në Ankona i nxorri bojën policisë shqiptare dhe DCSA-së, strukturës anti drogë italiane. Zëdhënësi i policisë zyrtarisht përgënjeshtroi ?thashathemet? e mediave se 80 kuintalët e drogës të kapura në Ankona kishin lidhje me Shqipërinë. Citojmë : ?as në njerëz e as në mjete?.
Për t?i dhënë besueshmëri këtij përgënjeshtrimi zëdhënësi ofroi edhe ?jallan-shahitllëkun? e anti dorgës italiane. Sot me sa duket policët dhe doganierët e arrestuar nuk janë njerëz, nëpunës të shtetit shqiptar se droga nuk kishte lidhje me Shqipërinë, sipas zdhënësit në fjalë!
Këto arrestime nxorrën bllof edhe antidrogën italiane, e cila ka rënë në nivelin e mjerueshëm të Prefekti Pansa përsa i përket përpjekjeve të dëshpëruara dhe idioteske për të mbrojtur ?asetin? e tyre deputetin Tahiri nga gjurmët prej ?elefanti?, që ka lënë në trafikun e drogës. Me sa duket DCSA-ja italiane ende nuk e ka kuptuar se deputeti Tahiri nuk është ?asset? por ?liabilitet? për italianët dhe përpjekjet e tyre rakitike për luftën kundra trafikut të drogës të ndërthurur me trafikun e armëve dhe të transportit klandestin drejt italisë të operativëve të Daesh-it.
Prokuroria shqiptare
Arrestimet e prokurorisë shqiptare kanë edhe një anë të errët, krahas aspekteve pozitive të përmendura më sipër. Në këto arrestime nuk është prekur koncesionari i skanimit me skanerat ultramodernë të vendosura në doganat kufitare shqiptare, që nuk detektojnë dhe sasi të frikshme prej deri në 80 kuintalë drogë!
Në Portin e Durrësit ndër të arrestuarit është edhe Roland Metani, ?kapterri? kujdestar i qenit të kufirit. Ky rrezikziu është thjesht kokë turku për të shpëtuar nga përgjegjësia e frikshme kompaninë koncesionare të skanimit dhe nëpunësit e saj. Theksojmë se sot me pak para e me mjete e pajisje të thjeshta trafikantët e drogës e neutralizojnë nuhatjen e qenit të kufirit. Ky neutralizim bëhet ose me ambalazh të padepërtueshëm nga aroma e drogës, pra qeni nuk ka se cfarë të nuhasë, ose duke hedhur në mjetin transportues të drogës substanca kimike, që e nxjerrin jashtë përdorimit nuhatjen e qenit.
Që në momentin, që dy kamionët me 80 dhe 22 kuintalë drogë kanë kaluar në skaner dhe janë deklaruar të virgjër? (për më shumë mund të konsultoni linkun: http://www.cityneys.al/2017/03/4-police-behen-koka-turku-per-8-tone-kanabis/1), qeni i kufirit dhe kapterr Roland Metani janë të pafajshëm. Për më tepër, që në të dyja rastet kaopterri dhe qeni i tij nuk kanë qenë present dhe nuk kanë ushtruar kontroll, pra nuk ka elelmentë të veprës penale të shqprdorimit të detyrës apo të kundravajtjes penale të qëndrimit të pakujdeshëm në detyrë!
Nëse duhen koka turku për të mbuluar përgjegjsinë e pronarëve të koncesionit të skanimit, atëhere kalbeni në burg kapterr Metanin, ndërsa milionerët e koncesionarit të skanimit lerini të ?bëjnë dasmë?, derisa ?haletet? e zanatit të terroistëve, që kanë kaluar e po kalojnë për në Itali të bëjnë hatanë. Po, po derisa sheshet e qyteteve italiane të mbushen me kufoma dhe të bjerë edhe ndonjë avion nga qielli! Prokuroria shqiptare duke arrestuar kapterrin e pafajshëm të qenit të kufirit, duke arrestuar doganierët e eksportit, por jo ato të skanimit (me proces gjyqsor të hapur në Greqi për kontrabndë me mallra të vjedhura Sic!) dhe duke mos prekur bosët e skanimit, po bëhet bashkëfajtore me policët e Tahirit, Cakos e Xhafajt jo vetëm për trafik droge por edhe për krijimin e një rreziku të qartë e prezent për goditje terroriste kundra objektivave italianë (evropianë) dhe bazave ushtarake amerikane në Europë!
Fatkeqësisht prokuroria jonë duke arrestuar kapterrin e mjerë të qenit të kufirit si mamitë e pandërgjegjshme të qëmotit me cat-gut e age po e qep nga poshtë koncesionarin e skanimit duke e ?virgjëruar?. Mbetet për tu parë, nëse ?dhëndërri? (faktori ndërkombëtar) do jetë aq pallosh sa të mos e kuptojë, që ?nusen? e ka të virgjër me të qepur nga poshtë!!!!!!!!!!!
Luli shefi i opozitës dhe 102 kuintalë drogë
Lulëzim Basha shefi de jure i opozitës shqiptare me të drejtë sot kërkoi arrestimin e ish ministrit Tahiri për këtë mega kontrabandë droge. Faktikisht nga 3 ?celësat? që i mbyllin derën trafikut të drogës në pikat doganore, 2 i ka pasur deputeti Tahiri. Policia në këto pika kufitare kontrollohej prej tij. Dispozitivi anti kontrabandë dhe anti drogë në doganat shqiptare nuk kontrollohej nga 4 geishat drejtoresha të doganave të ripjella shqiptare, por nga z. Tahiri.
Ai duke vendosur në krye të këtij dizpozitivi ish policë, vartës të vet dhe gjithfarë doganierësh me origjinë nga Tepelena, Lekdushku, Progonati etj. (shumë prej tyre më probleme penale në vende të ndryshme europiane) faktikisht zotëronte edhe ?celësin antidrogë? të doganave shqiptare.
?Celësi? i tretë anti drogë zotërohet nga nëpunësit e koncesionarit të skanimit në pikat kufitare doganore shqiptare. Pikërisht kundra këtij koncesionar shefi i opozitës dhe pretendenti për kryeminsitër nuk tha asnjë fjalë.
Ky qëndrim e bën atë të pabesueshëm për aleatët tanë të NATO-s si shef ekzekutivi të përkushtuar kundra kontrabandës, drogës dhe terrorizmit. Ndonjë nga ish oficerët që vizitojnë cadrën në bulevard duhet t?ia shpjegojë Bashës se një MANPAD i kaluar nëpër skanerine Durrësit drejt Triestes apo Ankonës (larg qoftë drejt Baltimorës apo drejt Portit Savannah në Xhorxhia të SHBA-së) bën hatanë. Një e tillë mjafton për ta bërë Maria Lë Penin , presidenteshë të Francës apo për t?i humbur zgjedhjet zonjës Merkel në Gjermani, sic i ndodhi vite më parë kryeministrit Aznar në spanjë.
Lulëzimi kandidat për kryeministër duhet me patjetër dhe botërisht të denoncojë koncesionin e skanimit në doganat shqiptare, përndryshe do të jetë në nivelin mjeran të amabsadorit amerikan Tong Zhi Lu apo të Dr. Grillo-s të Misionit Interforze, që për interesa mikroskopike mbajnë në pushtet Tahir-Ramën & Co, që po e shndërrojnë Shqipërinë jo vetëm në hipermerkat droge, por edhe në trampolinë për terroristët dhe ?mjetet e tyre ? të punës për të ?kërcyer? drejt objektivave (shënjestrave) europiane dhe amerikane këtej dhe andej Atlantikut.
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka nisur intrigat për përçarjen e opo...
Burimet zyrtare të Policisë së Fierit kanë bërë me dije se k...
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e pasurisë s...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e deputet...
Megjithse nga kufiri ligjor i datës për regjistrimin e koali...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm ditën Ndërk...
Në përfundim të vizitës së tij një ditore në Shqipëri, kryem...
Elisa Spiropali duket se është prekur shumë nga deklarata e ...
Nuk vuaj më. Tani e di. Tashmë e kam të qartë. Si zgjidhen p...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme një tjetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka komentuar dek...
Ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, ...
-Tak,tak,tak… -Urdhëroni! -Po bëjmë një anketë për zgjedhjet...
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është shtruar me...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, teksa një deput...
Anëtarët e bordit asnjëherë nuk dhanë llogari.“Bordi i PTK-s...
Nen ndikimin e madh te Marsit, planetit te dëshirave, do kal...
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, z. Gabriel sot fo...
Trekëndëshi në Bermude është një nga misteret më të mëdha të...
Problemi me zhvillimin e platformave të ndryshme ndikon zako...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...