Denoncimi në CityNews/Sekuestrohet pasuria e Alfred Pezës
Gjykata e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e deputet...
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestrimin e pasurisë së deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, me kërkesë të Prokurorisë. Mësohet se janë vendosur nën sekuestro aksionet e bashkëshortes së deputetit Peza, në bankën Credins.
Deputeti socialist akuzohet për 3 vepra penale: fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe refuzim për deklarim.
Denoncimi është bërë nga CityNews, në muajin shkurt të këtij viti, ku deputeti i PS kishte blerë përmes bashkëshortes së tij, Mirela Ndini, 1% aksione 1.13 mld lekë në bankën Credins, të cilat sot kanë arritur vlerën 0.79%.
Ja njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, bashkëshorte e deputetit Alfred Peza, në bankën ?Credins? sh.a, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre nga Prokuroria e Përgjithshme për veprat penale;
1. ?Fshehje e të ardhurave?, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal;
2. ?Pastrimi të produkteve të veprës penale? parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
3. ?Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive?, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.
Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, bashkëshortja e të cilit, shtetësja Mirela Ndini, ka blerë vlerën e aksioneve në masën 1%, pranë Bankës ?Credins? sh.a, në vlerën e 113.000.000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekë, më datë 17/03/2015.
Nga hetimi i zhvilluar në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se shtetasi Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, posedojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe likujditete, të cilat janë tjetërsuar, duke kryer blerjen e masës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha.
Në funksion të hetimit të deritanishëm janë krijuar dyshime të arsyeshme se bashkëshortët Alfred Peza dhe Mirela Ndini kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në rregjistrat publikë, gjë e cila përbën shkak për ekzistencën e një dyshimi të bazuar në lidhje me ligjshmërinë e tyre.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore rezulton se, pavarësisht se aksionet në Bankë janë blerë nga shtetasja Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar në bazë të kontributit financiar të të dy bashkëshortëve.
Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre (pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja.
Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.
Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria vlerëson se ekziston rreziku i tjetërsimit të vlerës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha, nëpërmjet kalimit të pronësisë, pasi procedura e ndjekur në rastin konkret mund të kryhet thjesht mbi bazën e vullnetit dhe nuk ka rregulla apo procedurë ligjore të përcaktuar nga Banka Credins apo Banka e Shqipërisë për tjetërsimin e aksioneve.
Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit ligjor, ka përcjellë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda referimin për hetim pasuror, në kuadër të ligjit të njohur si ?Antimafia?.
Në bazë të këtij referimi, si struktura kompetente për këto raste, Prokuroria për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal per hetim pasuror, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë? (Antimafia).
Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi vendosjen e sekuestros ndaj aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini në ?Credins? sh.a, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda./CityNews
Gjykata e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e deputet...
Megjithse nga kufiri ligjor i datës për regjistrimin e koali...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm ditën Ndërk...
Në përfundim të vizitës së tij një ditore në Shqipëri, kryem...
Elisa Spiropali duket se është prekur shumë nga deklarata e ...
Nuk vuaj më. Tani e di. Tashmë e kam të qartë. Si zgjidhen p...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme një tjetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka komentuar dek...
Ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, ...
-Tak,tak,tak… -Urdhëroni! -Po bëjmë një anketë për zgjedhjet...
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është shtruar me...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, teksa një deput...
Anëtarët e bordit asnjëherë nuk dhanë llogari.“Bordi i PTK-s...
Nen ndikimin e madh te Marsit, planetit te dëshirave, do kal...
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, z. Gabriel sot fo...
Trekëndëshi në Bermude është një nga misteret më të mëdha të...
Problemi me zhvillimin e platformave të ndryshme ndikon zako...
I ftuar të Rudina Xhunga, kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram...
Instagram vazhdon të sjellë risi për përdoruesit e saj. Rrje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur nga ça...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...