web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mark Marku: Palët politike po testojnë njera-tjetrën

6 Prill 2017, 15:58, Aktualitet CNA

Kreu i departamentit të gazetarisë dhe njëkohësisht ish deputeti i PD, Mark Marku ka komentuar në News24 zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën parazgjedhore.

Marku u shpreh se do ketë dialog, por paraprakisht palët politike po testojnë njëra tjetrën.

?Nuk është thjesht çështje takimi Rama-Basha, por duhet një tryezë ku të jenë pjesëmarrëse të gjitha palët. Në këtë fazë mendoj se palët po bëjnë retorike dhe po testojnë njëra-tjetrën. Gjëja e dukshme është se do ketë një tryezë dialogu dhe një procedure për zgjidhjen e krizës. Ajo që nuk dihet është se kur do fillojë ky dialog?./Citynews





Lajmet e fundit nga