Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Bisnesmeni i njohur Nard Koka, i njohur si paqtues i politikës konfliktuale shqiptare, në një intervistë për ?Gazetën Shqiptare?, ka rrëfyer të vërtetat e jetës së tij pas hedhjes pas shpine të sportit popullor të futbollit.
Ai ka treguar se me politikanët është njohur rreth viteve ?98-?99, kur Fatos Nano iku si kryeministër. Jo vetëm kaq, por ai ka treguar edhe se si është njohur me Nanon. Takimi ka qënë rastësor, në plazh.
Po me politikanët kur u njohe?
Rreth viteve ?98-?99 kur Fatos Nano iku si kryeministër.
Si u njohe me të?
Jam njohur rastësisht në plazh. Unë isha me Ronin duke i mësuar makinën e në këtë kohë ato po bëheshin gati me lujt futboll, por i mungonte një. Fatosi ishte vetëm me badigardët e vet. Më thirrën. Pas ndeshjes pimë dhe nga një birrë ndërsa të nesërmen ai erdhi te lokali jonë ?Trieste? për drekë. Kështu nisi raporti mes nesh. Fatosi në atë kohë ishte shkëputur nga politika, ndërsa unë s?merrja vesh shumë, por ato që shihja dhe në organizimin e partisë ia thosha pa doreza dhe mendoj që ai ka mësuar disa gjëra prej meje të cilat në kohën kur ishte kryeministër nuk ia thoshin drejtpërdrejt. Miqësia me të vazhdoi edhe gjatë reformës në vitin 2000 që u quajt katarsisi, ndërsa pjesën tjetër të politikanëve nuk e njihja apo më mirë s?kisha kontakt.
Në 9 shtator 2005 ju u arrestuat vendim ishte politik apo thjesht evazion nga ana juaj?
Më kanë arrestuar më datë 9 shtator, këtu poshtë shtëpisë. Unë s?jam marrë kurrë me tregti cigaresh pra s?ishte çështje korrupsioni apo evazioni. Edhe atë, që këta e quajtën të penduarin e drejtësisë por realisht s?ishte e tillë, si në deklarimet e para si në deklarimet e fundit nuk ka thënë kurrë se unë isha pronari i cigareve apo magazinuesi i tyre, apo blerësi? pra s?kishte lidhje me kontrabandën pikë e cila në kodin penal shpjegohet fare qartë. Madje i penduari sa herë më shihte në seancë i drejtohej trupit gjykues duke i thënë; Ky burri këtu s?ka lidhje fare me akuzat, pse është këtu? Që ishte akuzë politike, kjo s?ka kurrfarë dyshimi, e arrestimi im për çudi ndodhi pikërisht ditën që u votëbesua qeveria Berisha 9 shtator 2005.
Po një gjë është bërë sebep?
E them pa pikë droje një përplasje që kam pasur me Sokol Olldashin. Ai ishte i ftuar në një debat me Agron Dukën që është burri i motrës time, dhe gjatë debatit na akuzoi me emra për trafik droge e pisllëqe të tjera. E them me bindje të plotë që kushdo vend i botës të dojë të më hetojë për këtë gjë, e ka rrugën e hapur, se them për sfidë, por kurrë s?jam marrë në jetën time me drogë apo prostitucion. Ai debat më nxehu shumë e shkova te Klani dhe pas emisionit kur doli jashtë e ofendova keq. Më nxehu më keq përballja me të që kur më pa, më hodhi dorën në qafë e më tha; E ka politika këtë? Po unë s?mund të lejoja të villnin sërish, më shumë se ç?kishin bërë. E pas atij debati kur u largua 10 metra më larg më tha; Mbaje mend, të parin në burg ty do të fus. Dhe jo rastësisht u arrestova ditën e votëbesimit të qeverisë. Dhe më e bukura është që pasi del nga burgu i merr vesh se si është sajuar e gjithë historia. Këtu kam dëgjuar sepse nuk ndodh me asnjë vend që për kontrabandë të gjykojnë Krimet e Rënda. Vende të zhvilluara e evropiane e konsiderojnë kontrabandën si shkelje financiare, mund të paguash dëmin ekonomik që i ke bërë shtetit e të mbash pjesën tjetër të përgjegjësisë ndërsa mua më çuan te krimet e rënda si grup i ristrukturuar kriminal. E të dal te situatat që i mëson më pas. Prokuror kam pasur një ish-gazetar Eugen Peçi, tani e kam mik. Ai më tregoi që kishte diskutuar me kryeprokurorin në atë kohë Dhori Sollaku për arrestimin tim, i cili përpos problemeve të veta që kishte pasur, i kishte thënë punonjësit të vet; Mos u nxitoni, kini kujdes. Pasi ai i kishte parë dosjet dhe e dinte prapavijën politike.
Keni dashur të arratiseni me helikopter, siç u fol në atë kohë?
(Qesh). Unë e kam marrë vesh 10 ditë përpara që do të arrestohem pasi më lajmëruan. Preva biletën e tragetit për tu larguar nga Shqipëria por u konsultova më parë me shumë miq të mi, dashamirës. Një pjesë më thoshin mos ik, sepse s?ke arsye, një pjesë tjetër më thoshin largohu se s?i dihet hakmarrjes politike. Si përfundim pyet 100 thotë populli e bëj si di vetë. Kështu që vendosa të mos largohesha.
Bashkëshortja juaj po na tregonte para se të vinit, se ju nuk ishit prezent as në ditën e parë të shkollës së djalit tuaj Renaldit, i cili shkoi të studionte në Angli dy ditë para arrestimit tuaj?
Nuk shkova vetë pasi e kisha vendosur që nuk do të largohesha, madje ka qenë data 6 shtator kur im bir u nis për Angli, pa bërë ende 15 vjeç ndërsa i thashë Mirandës, që të kthehej shpejt sepse nga dita në ditë mund të më arrestonin, e ajo u kthye vetëm 1 ditë para, pra me 8 shtator. Duhej ta vuaja llumin që Berisha kishte hedhur ndaj meje e familjes time, kështu që me koshiencë të plotë prita arrestimin. Nëse unë do arratisesha, do të mbetesha edhe sot në gojën e tij, gjë që vetëm ai në rruzullin tokësor di ta bëj me aq mjeshtëri, të denigrojë njerëzit.
Momenti më i vështirë në burg?
Me hekurat e burgut isha ambientuar që në kohën e Enverit, kur daja im, vuante dënimin në Spaç megjithatë kur shihja familjen time, nënën, gruan dy djemtë që më vinin aty më takonin, ndjehesha shumë keq. Djali i madh ndodhej në Angli për studime dhe sa herë kishte pushim vinte, ndërsa dy muajt e parë, me një telefon pa leje që kisha, mundohesha ta qetësoja Ronin. Ai ishte shumë i vogël e kishte dëgjuar aq shumë gjëra për mua, plus edhe burgimin dhe psikologjikisht ishte i dërrmuar. Ndërkohë që ime shoqe s?mund ti shkonte dot pasi i vinte dita të më sillte ushqimin mua. Kështu flisja me të vazhdimisht, i jepja kurajo të vazhdonte , sepse nuk doja të hiqte dorë nga shkolla, pavarësisht që burgosja ime e vrau shumë, por shyqyr e kaloi atë periudhë.
Po vetë në burg, me lloj-lloj njerëzish, si e përballove, kishe probleme?
Dy muajt e parë ishin shumë të vështira. Ditën e parë mbaj mend se mora qetësues për të fjetur, e një djalë nga Kombinati që ishte në të djathtë të qelisë sime më dha një batanije e çarçaf për ta shtruar. Vetëm kur u çova të nesërmen e kuptova realisht atë që kishte ndodhur. Dera ishte e mbyllur e policë kuriozë kalonin para saj, për tu njohur me mua, Nar Kokën, njeriun aq të përfolur në media. I kërkova gardianit më pas të shkoja për të kryer nevojat personale, por ai me ton të egër më tha; Prit se ka radhë.
E kujtoni në çfarë qelie ishit?
Mua sapo më arrestuan më çuan në burgun 313 dhe si për koeçidencë më futën po në atë qeli ku kishte Fatos Nano. Biruca numër 5, sektori i parë, kati i dytë. E këtë ma tha shefi i izolimit i cili erdhi nga ora 9.30 e mbrëmjes e më tha; Këtu ka qenë edhe ai shoku jot.
Po me të burgosurit e tjerë?
Unë jam tip që ambientohem me të gjithë natyrat, jam i thjeshtë, megjithatë në burg hasje lloj-lloj njerëzish. Po ju kujtoj një histori burgu. Përballë meje ishte dhoma numër 10. Djemtë aty ishin dënuar në kohën e Fatos Nanos, kështu që mua, mikun e tij nuk më kishin shumë për zemër. S?dua ti përmend emrat e atyre djemve sepse një pjesë vuan ende dënimin e pas disa ditësh nga futja ime në burg ne u bëmë miq e, me ta kam kaluar një pjesë të jetës sime. Burgu kishte bërë të vetën, i kishte ashpërsuar, e kishin menduar edhe të më godisnin. Një mbrëmje i kërkova policit të dilja pak nga dhoma. Ai më mirëkuptoi e më tregoi një vend ku nuk më kapte kamera. Unë s?ia kisha fare idenë që në burg përdorej stili që sapo dilte dikush, të burgosurit e tjerë të ruanin me pasqyra të cilat i nxirrnin jashtë kangjellave dhe kishin nën mbikëqyrje korridorin. Po rrija mbështetur në mur duke hedhur zara kot në një tavëll. Mu afrua Bledi, një pastrues i qelive, që ishte futur në burg për vjedhje. Po hante një rriskë bukë me sallam. Unë ditët e para s?kisha ushqime sepse s?mi kishin lejuar, kështu që i thash atij të më jepte pak. Të nesërmen ky i dhomës 10 më tha; Do vish te dhoma jonë të pimë një kafe. Sigurisht që shkova e ato nisën bisedën duke më thënë; Kur erdhe në fillim të pamë pak me inat e me kuriozitet, me të njoft kush ishe, por kur dje u ule me Bledin e more nga buka e tij, menduam që je njeri i thjeshtë.
Sa ndenje te 313?
Ndenja dy muaj aty e më pas më transferuan te 302, që kishte një strukturë komplet tjetër, një burg i tmerrshëm. Me ndryshimin e qeverisë, ndryshuan edhe gardianët të cilët reflektonin një lloj urrejtje dhe mua më shihnin si njeriu që i kisha mbajtur në opozitë.
Patët ndonjë histori pikante te 302?
Në mes dhjetori 2005 te burgu 302 u bë një grevë urie për përmirësimin e kushteve. Unë nuk u përziva madje atë ditë isha me avokatin tim, Fatmir Braka. Në darkë më pas ndodhi një ngjarje skandaloze kur policë të veshur me maska morën nja 10 vetë dhe i rrihnin pa pushim. Në atë kohë ka qenë njëri drejtues, Saimir Shehri, që mund të them se është qenia më çnjerëzore në këtë botë. Më kujtohet një djalë, Elidon Hima quhej. E kishin rrahur aq shumë sa kishte disa të cara në kokë që i rridhnin vetëm gjak. Në qelitë përreth në fakt, shihje vetëm gjak. Mua më kishin thënë këto çunat e burgut që kur të vijnë policët për reprezalje, që nënkuptonin drurin, vishu trashë. E unë sa filloi batërdia vesha rroba që mos i ndjeja shkopat e gomës. Por mua nuk më prekën. Shefi i Izolimit i vuri shpatullat derës sime dhe i tha; këtu s?ka për të hyrë njeri.
Ju kanë rrahur ndonjëherë në burg?
Për hir të së vërtetës nuk më ka prekur askush me dorë. Por gjithsesi skena që pashë atë ditë ishte e tmerrshme. Pas kësaj ngjarje mua më çuan në Vaqar bashkë me këtë djalin që rrahën keq, Elidonin, një djalë nga Kavaja dhe Ilirjan Didën, një njeri shumë i mirë që u përfshi kot në një histori të sajuar. Fillova të ngrija zërin e i kërkoja policëve ta çonin Elidonin te mjeku, e pas shumë kërkesash më në fund e morën, por s?i gjetën zgjidhje, pasi të çarat në kokë, nëse nuk mjekoheshin në moment, s?qepeshin dot më. Ndaj atë e lanë ashtu për ditë me radhë, me kokën e çarë që i rridhte vazhdimisht. Ndenja rreth 10 ditë në Vaqar, për të më kthyer sërish te 302 dhe në fund të dënimit më futën një muaj në kaush.
Po politikanët që deri dje ju kishin miq, ju erdhën në Burg?
Me thënë të drejtën më kanë ardhur një pjesë e tyre, Andis Harasani, Ben Ahmetaj, Andi Bejtja, Spartak Braho, Aziz Gaçi, Gaz Bizhga po, edhe ndonjë tjetër që për momentin s?më vjen ndër mend.
E mendoje që do të dilje pas dy vjetësh?
Unë isha i bindur që do të dilja sepse nuk kisha bërë gjë. Edhe nëpër seanca, gjyqtarë e prokurorë ishin të sforcuar. Ata më njohën. Për ta nuk isha më Nardi i gazetave, por tjetër njeri. Por ata sigurisht që ndjeheshin në mes të zjarrit pasi duhet të justifikonin dhe qëllimin e kapjes time. E kështu u veprua. Ata më dënuan me 3 vjet burg të cilat unë i kisha bërë me paraburgimin tim, 1 ditë e secilës llogaritet sa 1.5 ditë. Edhe familjes e cila pretendonte se unë do dilja shpejt si i pafajshëm i kisha thënë që pa dy vjet s?del kjo histori. Këtë ia tregova dhe gazetarëve kur isha në gjyq. Ngrita dy gishta për të treguar se aq do të ishte minimumi i dënimit tim, por ajo u përkthye nga të gjithë si simboli i demokracisë, në mënyrë ironike sigurisht.
Pas daljes nga burgu a ishte i vështirë rehabilitimi?
Dy-tre muajt e parë ishin shumë të vështirë megjithatë u kaluan. Dua të them që në burg shpirtërisht isha shumë keq, ndërsa nga pikëpamjet e tjera s?më mungonte gjë dhe u ambientova me atë lloj jete. Takimet i kisha të shpeshta, s?më mungonin njerëzit. Isha krenar që në burg më vinte im vëlla që në atë kohë ishte kryetar bashkie, por vritesha shumë shpirtërisht kur shihja që kryetari i Bashkisë numër 2 të Shqipërisë, Durrësit, hynte në burg, dhe një gardian që s?po ia përmend emrin, e kontrollonte atë në mënyrë më të ashpër se sa një njeri normal. Megjithatë Lefteri reagonte me shumë qetësi, kurrë nuk u mërzit, sepse gjithmonë ai karakterizohej si një njeri tejet i qetë.
Momenti më i vështirë në atë kohë?
Ah momenti më i vështirë?. (i mbushen sytë me lot) dhe gjithë jetën do më mbetet pishman, është kur i kërkova tim vëllai të mos kandidonte më për kryetar bashkie.
Pse e bëre?
Më sollën llafe që nëse Lefteri do të kandidonte sërish, mua do më dënonin shumë vjet.
Të premtoi që s?do të kandidonte?
Jo. Dëgjoi me qetësi argumentin tim dhe heshti. Pas dy ditësh e pashë në televizor në një emision ku deklaroi se nuk do të kandidonte më. Ai e bëri të gjithë këtë për mua, sepse unë isha i bindur që Lefteri kishte punuar fort për Durrësin dhe kishte shumë për të bërë edhe në vijim. Madje them se ai edhe si i pavarur të kandidonte do të fitonte megjithatë i hapi rrugën Vangjush Dakos, që unë u gëzova kur fitoi.
Pas daljes nga burgu u takove me politikanë?
Me thënë të drejtën i shkëputa fare marrëdhëniet.
Sepse burgu im ishte politik dhe unë u akuzova dhe u gjykova vetëm pse përkrahja partinë socialiste, ndaj u tërhoqa.
Kur rinisët kontaktet me politikën?
Në vitin 2009, para zgjedhjeve doja ti laja borxhin vëllait tim, që ishte i vetmi që e pësoi politikisht dënimin tim, i vetmi që iu ndërpre përpjekja për ti vendosur këtij vendi, një tullë ringritjeje, ndaj i kërkova një takim Edi Ramës. E njihja atë që në kohën kur Fatos Nano ishte kryeministër. Nuk kisha miqësi të madhe me të por marrëdhënie korrekte. Ai më priti. E pyeta nëse kishte ndër mend të vinte si kandidat të PS-së Lefterin ose burrin e motrës, Agronin, por ai më shpjegoi se nuk mundej duke më sqaruar se nëse do e bënte një hap të tillë, fushata e Sali Berishës do të ishte sërish e fokusuar te klani i Zemunit. Kur u ndamë i thashë se bashkë do ishim miq, por unë një rrugë për t?ia hequr pengun vetes, do e gjeja.
Që aksioni protestues i ngritjes së “çadrës së lirisë” dhe b...
Policia ka përcjellë gjatë mesditës detaje për eksplozivin e...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar darkë...
Edi Rama dhe Ilir Meta duket se kanë arritur një marrëveshje...
Kreu i PD, Lulzim Basha, nga çadra e protestës tha se nuk do...
Rreth gjashtë muaj më parë, kur PS i kërkoi LSI të shprehej ...
Në fillim të qershorit Aleksandar Vuçiq do të ndërrojë zyrën...
Ekspertët e Avokatit të Popullit, nisin hetimin për ngjarjen...
Ish ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i ci...
Lidhur me sasinë rekord të drogës së sekuestruar dje, polici...
Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur gjatë paradites...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk ka të ndalur me...
Ambasadori amerikan Donald Lu, gjatë paradites së sotme ka n...
Partia Demorkatike prej 45 ditësh vazhdon protestën e saj në...
Marrëveshja ka tashmë edhe një personazh të ri, i cili në të...
Megjithse parlamentarisht procesi i Vetingut duket se është ...
Darka e djeshme Rama-Meta mbajti të ngrirë faktorët politikë...
Burime nga darka Rama-Meta thonë se më në fund darka u mbyll...
Policia e Tiranës ka shkatërruar një bandë hajdutësh, të cil...
2 ton e 55 kg drogë është në total sasia e sekuestruar një d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...