web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spartak Braho kundër Ilir Metës/Kërkon koalicion me Ramën

30 Mars 2017, 08:20, Aktualitet CNA

Në të kundërt të deklarimeve dhe qëndrimit anti-koalicion që kanë artikuluar disa drejtues kryesor të lidershipit të LSI, Spartak Braho, një eksponent potentë i kësaj lëvizjeje që nga themelimi, por dhe krah i fortë i kryetarit Ilir Meta, është shprehur pro vijimësisë së tij me PS-në.

Nëpërmjet një letre publike disapikëshe, deputeti I LSI, njëherësh dhe kryesuesi i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, në prag të 4-vjetorit të Marrëveshjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane të Prillit 2013, sjell refleksionet e njohura: ??por që janë të domosdoshme të risillen në vëmendje?, sikundër Braho shprehet. Duke kujtuar,gjithashtu se katër vite më parë, në datën 01 Prill PS-LSI nënshkruan koalicionin parazgjedhor,që përmbysi nga pushteti koalicionin PD-LSI.     Duam të rikujtojmë se në vitin 2013 Spartak Braho ka qenë deputet në listat e PS madje i vlerësuar nga Edi Rama si ?garancia e koalicionit?. Sot, katër vite më pas, Braho vjen me letrën e hapur duke qenë krejt kundër Ilir Metës dhe LSI, me kërkesën e vijimit të koalicionit me Edi Rama….

?? Në 23 Prill të 2013-ës këto dy forca politike firmosën Kartën e Parimeve të Bashkimit, që do të ishte edhe juridikisht data e noterizimit të kësaj aleance politike. Duke respektuar me rigorozitet kujtimet për fjalën që mbajtën dy bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërsa Edi Rama prezantoi ftesën për bashkëpunim, qëllimet dhe objektivat e saj, për krijimin e një koalicioni paralektoral për zgjedhjet e pritshme, analizoi dhe anatemoi edhe shkaqet që kishin çuar në disa vite të përçarjes së të majtës shqiptare.? Ndërsa Ilir Meta në fjalën e tij, të parë në një optikë më strategjike, nënvizoi se ?Bashkimi i të majtës bëhet me synimin dhe në funksion të Integrimit Europian të Shqipërisë?. Ky bashkim është një aksion historik politik i domosdoshëm që bashkon dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim të domosdoshëm?për të hapur një perspektivë të re e cila do të mbyllë tranzicionin. Marrëveshja politike Rama-Meta, siç u pa në ditët në vijim, çliroi një energji shprese mbarë popullore, aq sa e shumëpritur ?habiti? edhe vetë protagonistët që e ngjizën. Një milion qytetarë në ditën e 26 qershorit të 2013-ës vendosën ta votonin këtë aleancë. Këto nuk ishin një milion ?shuplaka?, siç i pëlqen të thotë Edi Rama ndaj opozitës, por një kartabiankë mbarëqytetare në mbështetje të dokumentit të firmosur nga dy liderët kryesorë dhe koalicionit të majtë… ?, thekson Braho në letrën e tij, duke vijuar: ?Çfarë mund të thuhet tani pas 4 vjetësh për bilancin e kësaj marrëveshjeje dhe a është i nevojshëm rivlerësimi i saj? Ajo që dua të vë në dukje në këtë rast është se të dy liderët kryesorë, veç e veç janë shprehur se do t?i qëndrojnë besnikë Marrëveshjes deri në datën e përfundimit të saj, që lidhet me mandatin 4-vjeçar të bashkëqeverisjes. Ndërsa Partia Socialiste dhe vete Edi Rama ka lënë të kuptojë për një rikonfirmim në vazhdimësi të ?Koalicionit për Shqipërinë Europiane?, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta janë shprehur se ky vendim, pra për vazhdimësinë e koalicionit qeverisës do të merret në forumet drejtuese në ditët në vijim? Gjykoj se kjo ?pritje? është e lidhur jo vetëm me analizën e realizimit të saj gjatë 4 vjetëve ku krahas pozitivitetit ajo u shoqërua edhe me defekte e përplasje, por dhe me situatën e krizën politike aktuale të stimuluar nga opozita ku më kryesoret janë kërkesat ultimative për qeveri teknike, bllokimi i reformës në drejtësi dhe vetingut si dhe ideja për të bojkotuar zgjedhjet…?.

Ndërsa vijon me analizimin e defekteve të marrëveshjes dhe mosfunksionimin e saj siç duhet, Spartak Braho konkludon:??Por le te themi se te gjitha keto kane ndodhur e per rrjedhoje edhe kane kaluar por jo pa qejfmbetje. Secila pale ka bagazhin e saj te verejtjeve, te cilat here pas here edhe jane thene me gjysem zeri e here me ze te plote. Ne piken 2 te Marreveshjes se Prillit te 2013-se shkruhet e zeza mbi te bardhe : ?Zhvillimi konstruktivi i bashkepunimit mes PS e LSI bazohet mbi parimet e kushtetueshmerise e te ligjshmerise se te gjithe faktoreve, institucionale, politike e shoqerore, garantimit te lirive e te drejtave te opozites dhe kerkimit te konsensusit sa me te gjere ne procesin vendimmarres, permes gjitheperfshirjes e vendosjes se prioriteteve te procesit te ndertimit te Shqiperise Europiane mbi cdo prioritet partiak?. Nisur nga premisa e mesiperme per mendimin tim dhe kete nuk e them thjesht si politikan dhe deputet i zgjedhur me konsensus nga PS-ja dhe LSI-ja ky koalicion bashkeqeverises duhet te vazhdoje ti mare persiper realizimin e ketyre objektivave. Kjo eshte parimore??. /CityNews





Lajmet e fundit nga