Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kjo është një periudhë qindvjetorësh fatkeqë. Së pari, në vitin 2014, u përkujtua nisja e luftës së parë Botërore, që shkatërroi rendin liberal. Më pas, në vitin 2016, përvjetori i betejës së Somës, një nga konfliktet më të përgjakshme të historisë ushtarake. Në vitin 2017, do të mbushen 100 vjet që kur Lenini erdhi në pushtet në Rusi. Puçi i Leninit solli një varg tragjedish: ngjitjen e Stalinit në pushtet, vdekjen e më shumë se 20 milionë njerëzve si rezultat i kolektivizimit të bujqësisë dhe industrializimit të detyruar dhe, pjesërisht, si reagim ndaj komunizmit, ngjitjen e Hitlerit, Musolinit dhe Frankos.
Që nga ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe këtej, politika perëndimore u përkushtua për të garantuar që problemet që kishin prodhuar autoritarizmin, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, të mos ndodhnin sërish. Aleatët krijuan triadën e institucioneve globale ? Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara ? që supozoheshin se do të stabilizonin ekonominë globale dhe do të parandalonin konfliktin. Pjesa më e madhe e vendeve ndërtuan ose përforcuan shtetin e mirëqënies sociale për të krijuar rrjeta sigurie apo shkallë mundësish. Amerika drejtoi një politikë të kontrollit që së pari kufizoi ekspansionin e Bashkimit Sovjetik dhe më pas çoi në rënien e tij.
Megjithatë, epoka e artë po vjen drejt fundit. Këto kohë, janë duke u ndjerë krismat e para nga e djathta më shumë sesa nga e majta, nga brexit-ersat në Britani dhe Donald Trump në Amerikë. Mirëpo, ngjashmëritë midis rënies së rendit liberal në vitin 1917 dhe kohës së sotme janë të zymta. Ato nisin me atmosferën e ?fundit të shekullit? që ekzistonte në atë kohë, 40 vjetët përpara revolucionit rus ishin vite të triumfalizmit liberal. Tregtia e lirë që drejtohej nga Britania e bashkoi botën. Demokracia liberale triumfoi në Britani dhe në Amerikë dhe dukej se ishte gjëja në horizont edhe në vendet e tjera. Vitet nga 1980-a kanë qenë një periudhë e ngjashme triumfalizmi. Globalizimi, drejtuar nga Amerika, avancoi pa pushim. Numri i vendeve që u kualifikuan si demokraci u shumëfishua. Politikanë në të majtë e në të djathtë konkurronin për të shfaqur besnikërinë e tyre ndaj ?konsensusit të Uashingtonit?.
Botës, fatmirësisht iu kursye një luftë tjetër e përgjithshme (edhe pse pjesë të Lindjes së Mesme janë në flakë). Por paralele të tjera janë gjithashtu të dukshme. Në Amerikë, Trump premton të ngrijë me një të rënë të cfurkut të gjithë rendin global liberal: jo vetëm tregtinë e lirë dhe vlerat liberale, por gjithashtu edhe aleancat globale kundër regjimeve mashtruese. Në Britani, kryeministrja Theresa May po përpiqet të shpëtojë vendin e vet nga Bashkimi Europian. Fitorja e Trump do të trimërojë autoritaristë të tjerë perëndimorë si Marine Le Pen dhe do të forcojë autoritaristët anti-perëndimorë, si Vladimir Putin. Ky i fundit është shumë më tepër trupëzim i shpirtit të epokës sesa presidenti amerikan i larguar tashmë, Barack Obama.
Një pjesë e fajit qëndron në gënjeshtrat e justifikuara si rastësi. Demokratët mund të mos i kishin humbur zgjedhjet nëse nuk do të nominonin Hillary Clinton-in, personifikimin e mjedisit të kalbur, dhe Britania mund të mos përgatiste largimin nga BE nëse David Cameron nuk do të kishte ndërmarrë vendimin fatal për të eksperimentuar demokracinë e drejtpërdrejtë. Por edhe vetë rendi liberal mban një pjesë të fajit.
Ekonomia globale ka dhënë tepër përfitime për më të pasurit: në Amerikë, proporcioni i të ardhurave pas taksimit për 1 përqindëshin u dyfishua nga 8 për qind në vitin 1979 në 17 për qind në vitin 2007. Dhe në shumë mënyra, e ardhmja duket edhe më keq. Rritja e produktivitetit është ngadalësuar. Të paktën vetëm nëse kjo ndryshon, politika mund të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një luftë për të ndarë byrekun. Gjigandët e teknologjisë si Google dhe Amazon gëzojnë pjesë të mëdha të tregut të papara që nga fundi i shekullit të 19-të, në epokën e baronëve grabitqarë.
Si mundet që liberalët të shpëtojnë atë që ka mbetur nga rendi liberal? Pjesë e zgjidhjes qëndron në të qënit më energjik në mbrojtje të tij ? për shembull, duke nënvizuar se globalizimi ka nxjerrë miliona njerëz nga varfëria dhe se përmbysja e tij mund t?i bëjë sfidat e sotme ekonomike akoma edhe më të vështira.
Pjesë e zgjidhjes është edhe ekspozimi i armiqve të liberalizmit si tigra prej letre që janë: Putin, në mënyrë të veçantë, mbizotëron me anë të frikës dhe mashtrimit, në një vend, pushteti ekonomik i të cilit ka ngecur në vend dhe populli i të cilit përndiqet nga varfëria dhe sëmundjet. Të fortët e tjerë nëpër botë janë shumë më pak të tillë sesa pretendojnë.
Por, kampionët e liberalizmit duhet të bëjnë më shumë sesa të përsërisin mantra të lodhura. Ata duhet të shqetësohen më seriozisht për emigracionin dhe të kontrollojnë instiktin e tyre ndaj sjelljes së vrazhdë për minoritetet. Ata gjithashtu, duhet të ridyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndrequr problemet më të dukshme të kapitalizmit. Përqëndrimi ekonomik po lejon kompanitë të tërheqin përfitime rekord. Mbirregullimi po huton njerëzit e biznesit. Rigjallërimi i bolshevizmit tashmë ka një bilanc të tmerrshëm. Liberalët kanë nevojë të mendojnë më qartë dhe të veprojnë me më shumë vendosmëri, për të ndaluar kalbëzimin. /tesheshi.com
Gjatë ditës së sotme në Kuvend do të diskutohen 7 nga 27 pro...
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Ivanka Trump i është bashkua...
Në një aksident ku janë përfshirë një minibus kishe dhe një ...
Në sajë të operacionit të koduar “Koria”, uniformat blu kanë...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e e...
Mungesa e gjumit e rrit konsiderueshëm rrezikun për një sërë...
Do t’iu duhet shumë kohë dhe mundim për zgjidhjen e një prob...
Eurodeputeti Knut Fleckenstein është shprehur se platforma s...
Patëllxhanët janë shumë ushqyes dhe i bëjnë mirë shëndetit t...
Tepelena ndez shkëndinë e parë kundër qeverisë Rama. Sinjali...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mësohet se ë...
Një deputeti i Parlamentit shqiptar ndodhet në gjendje të rë...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme shërbimin...
Ekspertët me studimet e tyre të fundit janë duke i dhënë shu...
Policia e Shtetit ka reaguar pas skandalit të publikuar në e...
Në orën 12.30 nis tratativa e Londrës me Brukselin, për dalj...
Samsung Galaxy S8 është prezantuar sot. Ky telefon fantastik...
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, fol...
Në prag të fushatës elektorale dhe të polarizimit që ka marr...
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka sulmuar ministrin e Jashtë, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...