Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Sipas një përralle të vjetër persiane, çdo njeri, në fatin dhe në jetën e tij, ka diku, në një shpellë të stërmadhe një kandil. Ky kandili (për ata që nuk e dinë, thirret ndryshe edhe bishtuk dhe është një enë e mbushur me vaj, nga ku zgjatet një fitil që digjet e bën dritë, për sa kohë ena ka vaj, kështu ndriçoheshin dikur njerëzit, duke përmirësuar ndriçimin e qirinjve) përfaqsonte edhe fatin njerëzor, që sipas përrallës persiane ishte një fat i paracaktuar.
Kandili i qeverisë Rama, përtej përrallës dhe metaforës persiane, nuk është i varur në ndonjë shpellë mistike, por tundet e shkundet, përpara syve të të gjithëve.
Së pari protesta maratonë e Opozitës, dukshëm ka dhënë frutet e veta. Madje kryeministri sot ndjehet fare i pasigurtë, kërcënimi për mosfutje në zgjedhje të përgjithshme i PD, e ka ekspozuar në një dritë jo të mirë qeverinë e tij, në lidhje me standartet e Zgjedhjeve. Edhe sikur të pranojmë 1001 mëkatet e qeverisë paraardhëse Berisha, zgjedhjet e qershorit 2013, ishin perfekte dhe të paprekura, pa incidente tronditëse dhe vullneti i shqiptarëve për të votuar PS-LSI, u respektua.
Mirëpo sikur të mos mjaftonte kjo, trysnia e jashtëzakonshme që e ka emrin Vetting, tejet e paragjykuar, si një qëllim për të kapur Drejtësinë dhe jo për ta çliruar nga të korruptuarit atë, ka filluar të prodhojë dyshime të forta, kundër qeverisë Rama.
Sepse, kjo ?reformë?, është shoqëruar me sulme të rënda dhe gojëprishura, kundër Drejtësisë që kemi sot, që janë një prirje për dhunim, nëpërkëmbje, shkelje dhe trembje të saj, nga ana e Qeverisë.
Dhe këtu Rama, është i krahasueshëm vetëm me Berishën, në konfliktin e keq, me ish kryeprokuroren Ina Rama, në vitet 2011.
Ky përdhunim verbal që bën periodikisht kryeministri ndaj Drejtësisë, ngjall dyshime të mëdha dhe bën të ndjeshme dhe të dukshme, frikën që vetë Rama ka, nga Drejtësia, si edhe ngutjen dhe ankthin, për ta futur atë në duart e veta. Dhe kjo gjë, është lexuar dhe po lexohet, edhe nga ndërkombëtarët, super të durueshëm ndaj kryeminsitrit. Aq më tepër kur edhe jetojmë në një kohë që skandalet pasojnë me shpejtësi njera tjetrën. Konçesioneve në Shëndetësi, u ka dalë tashmë nami i keq.
Pasioni i rilindur kryeministror, për të sjellë karvanet e Plehrave në Shqipëri, tani shoqërohet më një zbulim rrënqethës. Periudha e vjetshme, e fushatës së turpit me emrin ?Shalësi për Plehrat!? dhe ?Rama për Plehrat që do të pastrojnë Shqipërinë!?, përkon me nevojën e ca kompanive italiane që të përdornin Shqipërinë si nevojtore plehrash, pasiqë Maqedonia e mbylli derën e saj. Ishin pra mijëra kontenerë që kishin dalë nga portet italiane, miliona euro biznes, që kërkonin një varrezë tjetër dhe kërkonin një atdhe të dytë.
Ndoshta kryeministri, apo vartësit e tij, që mund të kenë lakmuar ryshfetin e majmë, kishin gjetur ?Zgjidhjen?, te rikthimi i Ligjit të Plehrave, për ta bërë legale, varrosjen e tyre në Shqipëri dhe thithjen e një kontrate për pastrimin e Italisë, duke ndotur Shqipërinë!
E turpshme sa më ska! Më e ndyrë se vetë Plehrat, që do të vinin. Mirëpo trysnia popullore e zbythi qeverinë. Kuvendi u trondit dhe u ndërgjegjësua. Presidenti reagoi fare bukur dhe në mënyrë patriotike, duke e kthyer mbrapsht Ligjin e krimit ambiental.
Opozita bëri ?mea culpa?, duke pranuar mëkatet e saja të djeshme.
Ilir Meta, në heshtje apo përmes formulës së ?konsensusit?, bëri të qartë që votat e tij në Kuvend, nuk do të ishin pro Ligjit të Plehrave.
Kryeminsitri u zbyth, duke e harruar këtë Çështje apo duke e shtyrë atë!
Por Mafia e plehrave, jo! Kontenerët e vdekjes, kishin zbarkuar ndërkohë në Shqipëri dhe ky skandal është vetëm në fillimet e veta?
Kështu dhe soset kandili i Qeverisë, me një shpejtësi maramendëse.
Prokurori i Përgjithshëm antimafia, Franco Roberti, rrëzoi me pak fjalë, mitin e rremë, të mosndotjes qeveritare me kultivimin dhe trafikimin spektakolar të drogës në Shqipëri, duke nënvizuar se ajo është shumëfishuar vitet e fundit.
Në këtë situatë, kur skandalet përqëndrohen dhe rreshtohen, Çadra e Bashës, vetëm përfiton pa lodhje, motivimin e ngritjes së saj.
Prandaj dhe Rama, nuk mund ta zgjidhë dot më ekuacionin e vështirë, as me të fortët dhe as me parallinjtë e shumtë që po majm, për një ditë të keqe.
Vaji i kandilit të qeverisë së tij po soset me shpejtësi edhe më të madhe, ndërsa Ilir Meta, dukshëm nuk ja ndan sytë këtij fenomeni.
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 30 vjet...
Policia e Shtetit ka reaguar për gomonen me drogë të kapur n...
Avokati Altin Goxhaj ka vizituar sot në Spitalin Ushtarak ga...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së K...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Një...
Ish-presidenti Bamir Topi komentoi situatën politike të krij...
Kuvendi ka ngritur komisionin ad-hoc për shqyrtimin e kandid...
Analisti Fatos Lubonja ka vënë alarmin, teksa është ndalur t...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, priti në një t...
Faleminderit dhe përshëndetje të gjithëve, Është me jo pak k...
Bllokohet gomonia me 12 milionë euro drogë shqiptareDroga sh...
Apeli i Krimeve të Rënda shpalli sot vendimin për anëtarët e...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Federatës së Gjuetarëv...
Opozita shqiptare ka vendosur të hedhë një hap më tej në kër...
Procesi i rivlerësimit të pronave po vazhdon me rritje të ap...
Gazetari Fundo ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak, ku mj...
Është banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Ngjarja k...
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i ka bër...
Në 50 vite diktaturë komuniste të gjitha pushtetet politike,...
Në përfundim të seancës plenare sot në Kuvendin e Shqipërisë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...