Protestuesit te selia e PD/ Reagon Berisha: Janë mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Agjencia e zbulimit, CIA shprehu hapur shqetësimet për publikimin e dokumenteve nga organizata WikiLeaks, duke paralajmëruar se të gjithë amerikanët duhet të jenë ?thellësisht të shqetësuar? për pasojat e mundshme.
Një zëdhënës i CIA-s nuk pranoi të komentonte dje lidhur me vërtetësinë e 8 mijë e 771 dokumentave, por argumentoi se nuk ka dyshim për synimin e WikiLeaks ?për të dëmtuar aftësinë e agjencive të zbulimit për të mbrojtur Amerikën nga terroristët dhe armiq të tjerë?.
Në konferencën e përditshme për shtyp dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se gjithkush duhet të jetë i shqetësuar për këtë shkelje:
“Dalja e këtyre dokumenteve duhet t?i shqetësojë shumë njerëzit dhe ideja që ka kaq shumë rrjedhje informacioni për sigurinë kombëtare dhe secret, duhet të indinjojë gjithkënd. Këto rrjedhje minojnë vendin tonë, sigurinë dhe mirëqenien tonë?.
Ashtu si CIA, zoti Spicer refuzoi të konfirmonte vërtetësinë e dokumentave të WikiLeaks. Por disa ekspertë të sigurisë kibernetike dhe ish-zyrtarë të zbulimit që I kanë analizyar ato, i thanë Zërit të Amerikës se duket që ato të jenë të vërteta.
Profesori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Jonathan Aronson i Universitit të Kalifornisë së Jugut thotë se dokumentat thjesht tregojnë se CIA ka bërë punën e vet:
“Mendoj se CIA thjesht ka bërë punën e vet. Qeveria amerikane i jep CIA-s miliarda dollarë në vit dhe pjesë e punës së tyre është përgjimi, jo i amerikanëve por i gjithë të tjerëve. Prandaj mendoj se është fare e arsyeshme që të kenë këto lloj instrumentash, përsa kohë që ato të përdoren në përputhje me ligjin, jo kundër qytetarëve amerikanë, prandaj pse duhet të befasohemi??
WikiLeaks tha se i kishte siguruar dokumentat nga një ish-haker që punonte për qeverinë amerikane. Dhe një zyrtar i zbulimit amerikan i tha Zërit të Amerikës, pa dashur të identifikohej, se duket që burimi të ketë qenë një kontraktor i CIA-s.
Por më shqetësuese për zyrtarë aktualë dhe të kaluar amerikanë dhe perëndimorë, është mundësia e përfshirjes ruse.
Një raport i agjencive të zbulimit në janar, arrinte një përfundim ?shumë bindës? se zbulimi rus kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me WikiLeaks.
REAGIMI I DIPLOMATËVE TË HUAJ
Mes diplomatëve të huaj kanë filluar të shtohen shqetësimet rreth publikimeve të fundit nga WikiLeaks të dokumenteve që supozohet se tregojnë detaje të mjeteve të sofistikuara të hakerimit të përdorura nga agjentët e zbulimit amerikan.
I pyetur sot rreth dokumenteve, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ai gjithmonë është përpjekur të mos e marrë telefonin celular me vete në takime sensitive për të shmangur përgjimet ndaj tij.
?Të paktën ia kam arritur të mos jem në një situatë të vështirë?, tha zoti Lavrov.
Lavrov iu referua akuzave të parashtruara në dokumentat e WikiLeaks se Agjencia Qendrore e Zbulimit ka mjete për të hakeruar telefonat inteligjentë dhe disa tipe televizorësh duke lejuar agjencitë të spiunojnë nga distanca përmes mikrofonëve të këtyre pajisjeve.
Lavrov tha gjithashtu se ndërsa Rusia është fajësuar për hakerimet e fundit në Shtetet e Bashkuara bazuar në shenjat dixhitale të lëna pas sulmeve, dokumentat e WikiLeaks tregojnë se CIA ka aftësinë të maskojë hakerimet e saj dhe t?i bëjë të duken si të kryera nga shtete të tjera, përfshi Rusinë.
Në një deklaratë, WikiLeaks tha se CIA ?humbi kontrollin e shumicës së arsenalit të saj të hakerimit.? Grupi tha se mjetet kibernetike u shpërndanë mes disa ish hakerave të qeverisë amerikane dhe një prej tyre ia dha materialet Wikileaks.
CIA tha të mërkurën se WikiLeaks po dëmton interesat e sigurisë së Amerikës dhe po ndihmon armiqtë e vendit.
?CIA ka qasje në ‘shenjat e gishtave.’ Pra kur ne fajësoheshim se kishim bërë diçka, ata na paraqisnin prova, si ?shenjat dixhitale? të hakerave rusë. Tani po mësohet se CIA është e aftë të ketë qasje tek shenjat dixhitale dhe t?i përdorë ato?, tha zoti Lavrov.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang shprehu gjithashtu shqetësim rreth zbulimeve të WikiLeaks dhe tha se Kina ?kundërshton të gjitha format e hakerimit.?
?I bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalin përgjimet, monitorimet, vjedhjen e sekreteve dhe hakerimet ndaj Kinës dhe vendeve të tjera. Kina do të mbrojë me vendosmëri sigurinë në internet?, tha ai.
Në fillim të javës, WikiLeaks publikoi mijëra faqe të atyre që i quajti dokumente sekrete të CIA-s që ekspozojnë ?gjithë kapacitetin hakerues të agjencisë së zbulimit.?
Janë rreth 10 milionë lekë që qeveria shqiptare do të shpërn...
Kreu i Parisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi,...
Policia ka vijuar edhe ditën e sotme operacionin “Blic Rrugo...
Donald Tusk është zgjedhur sërish në krye të Presidencës së ...
Dyshime të forta vijojnë të ngrihen mbi groposjen e mbetjeve...
Sipas një përralle të vjetër persiane, çdo njeri, në fatin d...
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 30 vjet...
Policia e Shtetit ka reaguar për gomonen me drogë të kapur n...
Avokati Altin Goxhaj ka vizituar sot në Spitalin Ushtarak ga...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së K...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Një...
Ish-presidenti Bamir Topi komentoi situatën politike të krij...
Kuvendi ka ngritur komisionin ad-hoc për shqyrtimin e kandid...
Analisti Fatos Lubonja ka vënë alarmin, teksa është ndalur t...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, priti në një t...
Faleminderit dhe përshëndetje të gjithëve, Është me jo pak k...
Bllokohet gomonia me 12 milionë euro drogë shqiptareDroga sh...
Apeli i Krimeve të Rënda shpalli sot vendimin për anëtarët e...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Federatës së Gjuetarëv...
Opozita shqiptare ka vendosur të hedhë një hap më tej në kër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...