Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Drama e familjes Toska nuk mbyllet vetëm me skandalin në drejtësi, ku avokati i mori 8 mijë euro, me pretendimin për t’ua dhënë gjyqtarëve, por rrëzimi i kërkesë-padisë, i hapi rrugën përmbarimit për ta nxjerrën nga shtëpia babanë me djalin me aftësi të kufizuara. Pa pasur parasysh gjendjen e të sëmurit, Përmbarimi, duke u mbështetur nga policia, e nxori jashtë pa praninë e asnjë punonjësi social dhe e la atë në mes të katër rrugëve pa asnjë kujdestar.
Ndërhyrja e përmbarimit u krye në fillim të muajit shkurt, kur përmbaruesi privat, Fatos Alimadhi, shkoi me mbështetjen e policisë për ta nxjerrë nga shtëpia Rexhep Toskën. Fiks Fare tregoi sesi u krye ekzekutimi i vendimit, ku fillimisht u shoqërua në policia Toska për kundërshtim të veprimeve përmbarimore. Pas tij, policia dhe përmbaruesi nxorën jashtë djalin pa praninë asnjë punonjësi social ose psikologu. Por, Toska është i vetmi kujdestar i djalit të sëmurë, i cili u la në mes të katër rrugëve, pavarësisht sesi përmbaruesi privat, ashtu edhe policia thanë se do të gjenin një zgjidhje për të.
Pas kësaj, djali u la në hyrjen e pallatit dhe i vetmi që kujdesej për të ishte një i afërm, i cili u ndodh aty në momentin e ekzekutimit të vendimit.
Djali, i cili është paraplegjik dhe me aftësi të kufizuara, u la gjithë ditën pa ushqim, pa ujë dhe ajo që është më e rëndësishme, pa ilaçe, ndërkohë që kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga spitali. Përmbaruesi dhe policia qëndruan larg vendit ku ishte lënë i sëmuri, ndërsa tentonin ta çonin në spital, me qëllim që të cilësonin urdhrin e gjykatës të ekzekutuar, pa marrë parasysh gjendjen e të sëmurit.
Përmbaruesi tha se do mundohet të gjejë një zgjidhje, ndërkohë që njoftonte ambulancën, me qëllim për ta çuar në spital. Tri ambulanca u njoftuan nga policia dhe përmbaruesi, por ato nuk pranuan ta marrin të sëmurin, pasi sipas tyre, ai nuk ishte për urgjencë, por për kishte nevojë për punonjës të shërbimit social.
Në një moment dhe më të rëndë, policia tenton ta fusë të sëmurin në bagazhin e furgonit të policisë, pasi sipas tyre do e çonin në komisariat, një veprim i kundërligjshëm për këtë shtresë në nevojë.
Më pas, policia tentoi ta çojë të sëmurin në zyrën e përmbarimit, por mjekët thanë se nuk ishte kompetencë e tyre.
Gjatë gjithë këtyre tentativave, pothuajse nga paraditja deri në mbrëmje vonë, babai i të sëmurit u mbajt në furgon dhe nuk u la në dhomat e shoqërimit në komisariatin nr. 3.
Vetëm në mbrëmje, atij iu mor një deklaratë dhe u lirua, ndërkohë që përmbarimi dhe policia ishin larguar nga vendi i ekzekutimit të vendimit, duke e lënë vetëm personin e sëmurë.
Pas lirimit, Rexhep Toska u kthye tek i biri dhe bashkë thanë se do të kalonin natën nën qiell të hapur, në kushtet që askush nuk u jep të drejtë, pavarësisht se shtëpinë e kanë blerë me dokumente të rregullta, madje, kanë bërë dhe pagesat përkatëse. Avokati i Toskës, Eduard Mullaraj, i cilësoi veprimet e përmbaruesit dhe të policisë të kundërligjshme, pasi ishin të njëanshme dhe nuk morën parasysh gjendjen e djalit të sëmurë.
Distancohen dy gjyqtaret: Kallëzim penal për avokatin Nikolin Vata
Pas skandalit të publikuar një natë më parë në Fiks Fare kanë reaguar dy gjyqtaret e përmendura nga avokati Nikolin Vata. Rezarta Mataj dhe Blerina Muça kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me versionin e servirur nga avokati.
Madje, Rezarta Mataj ka depozituar sot një kallëzim penal ndaj avokatit të denoncuar dhe ka kërkuar një kërkesë pranë dhomës së avokatisë për heqjen e licencës së tij.
Në reagimin e saj për Fiks Fare, ajo tha se “Rexhep Toska ka pasur vetëm një seancë gjyqësore më datë 13 gusht 2016 me mua si gjyqtare dhe i është rrezuar padia si e pambështetur në ligj dhe në prova”.
Për këtë arsye, sot ajo ka kallëzuar penalisht avokatin Nikolin Vata për shpifje si dhe ka bërë kërkesë te Dhoma Kombëtare e Avokatisë për “marrje të masës disiplinore minimalisht atë të pezullimit të lejes së ushtrimit të avokatit Nikolin Vata për një periudhë dy vjeçare si dhe të urdhërohet për të kërkuar ndjesë karshi personit të saj”.
Gjithashtu, ajo ka depozituar edhe një kërkesë-padi në gjykatën e Tiranës për dëmshpërblim.
Edhe gjyqtarja Blerina Muça ka reaguar menjëherë pas transmetimit të avokatit, duke sqaruar se “Nuk kam asnjë lidhje me versionin e servitur nga avokati i palës paditëse. Kjo çështje nuk është marrë fare në shqyrtim, sepse është vendosur kthimi i kërkesë-padisë, si padi me të meta. Vendimi për mos shqyrtim është tërësisht në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse janë në dispozicion të të gjithë të interesuarve për të bërë transparencën e nevojshme. Sa më sipër, distancohem nga çdo shpifje që ka për qëllim të bindë opinionin publik se të gjithë gjyqtarët e këtij vendi janë njëlloj të inkriminuar”, tha Muça në reagimin e saj.
Avokati i Popullit dorëzoi sot listën e ONM me rekomandimet ...
Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore për z...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Përfaqësuesen e Lartë...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka refuzuar ofertën e mazhorancës, ...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i dorëzoi sot instituc...
Kryeministri Edi Rama është zgjedhur me një mandat tjetër si...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në shpërndarje...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua sot me Përfaq...
Nga Alban DaciPo ndodh shtu sic shkruajta dje se Opozita ish...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politi...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se kryemins...
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shprehet i “shqetë...
Sot në mbrëmje pritet që Shefja për Politikën e Jashtme në B...
CityNews ka mësuar se mazhoranca dhe opozita pritet të ulen ...
Siç shihet në dy Mesazhet e Presidentit Trump që i drejtohen...
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Lon...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, i është përgjigjur kryeministrit E...
Në orët në vijim pritet që zhvillimet politike të intensifik...
Ka dështuar sërish seanca e ballafaqimit midis Emiljano Shul...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë një mesazh ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...