web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shokon Renato Milloshi/ U lodha duke u fshehur bodrumeve

2 Mars 2017, 11:42, Aktualitet CNA

Gjykata vendosi masën e sigurisë ?arrest në burg? ndaj Renato Milloshit, i vetëdorëzuar dy ditë më parë në polici, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Elton Çiçës.

Ai është shprehur gjatë seancës se ishte lodhur duke u fshehur bodrumeve.

?U lodha duke u fshehur bodrumeve për 1 vit?, ka thënë ai në sallën e gjyqit, ku doli për t?u njohur me masën e arrestit.

?Pas ngjarjes jam fshehur në periferi të Tiranës, ku kam jetuar në banesa të ndryshme në Sauk dhe tek Kodra e Diellit, si dhe në banesa pranë Qendrës Kristal.

Me Jani Aliajn nuk kam kontaktuar. Kam dëgjuar që ka ikur jashtë vendit?, ka rrëfyer Milloshi. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga