web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/Bangladeshi njeh Kosovën e pavarur

27 Shkurt 2017, 10:54, Aktualitet CNA

Bangladeshi ka njohur zyrtarisht Kosovën e pavarur. Bangladeshi është bërë shteti i 114 në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, pasi kabineti qeveritar i këtij vendi ka miratuar njohjen e Republikës së Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur. Republika e Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe vetëm 10 ditë më parë, festoi 9-vjetorin e shkëputjes nga Serbia.

Lajmi është raportuar nga gazeta “Dhaka Tribune”, por është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku i dërgon njëkohësisht falenderimet e tij qeverisë dhe popullit të Bangladeshit. /CityNews





Lajmet e fundit nga