Zbardhet projekt-vendimi për dëmshpërblimin e banorëve të Zharrës/ Ndalohen injektimet
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka zbardhur draftin që ...
Gorishovë dhe Drenovë, banorët : Transatlantik-u na shkatërroi shëndetin dhe tokat
Banorët që jetojnë mbi vendburimet e naftës dhe gazit në Shqipëri po varfërohen dita-ditës. Pas problematikave ndër vite të fshatrave në zonën e Roskovecit dhe Patosit, në emisionin investigativ “Fiks Fare” mbërritën dhjetëra ankesa nga fshatrat në vendburimin e quajtur Cakran-Mollaj, vendburim i cili është dhënë me koncesion për vite me radhë. Fillimisht, koncesioni i është dhënë firmës “Stream Oil”, ndërsa në vitin 2014 i është dhënë firmës “Transatlantic ltd”, firma të regjistruara në vendet që njihen si “parajsa fiskale”. Banorët ankohen se kanë fituar gjyqet me këto firma për ndotje, po vendimet e gjykatave nuk ekzekutohen pasi firma nuk ka lekë në llogaritë bankare. Ndërkohë, edhe punëtorët e firmës janë ankuar se nuk kanë marrë pagat.
Fitojnë gjyqin, po firma s’ka lekë
Kamera e Fiksit udhëtoi pak javë më parë në fshatin Gorishov, në komunën Cakran në Fier. Banorët kanë fituar gjyqin për dëmshpërblim për ndotje nga firma që nxjerr naftë në zonë, por prej tre vitesh nuk kanë marrë lekët. Janë gjithsej 64 familje që kanë fituar gjyqin, me argumentin se firma u ka dëmtuar ullinjtë nga ndotja. Vendimi ka marrë formë të prerë, por nuk ekzekutohet për shkak se firma nuk kishte lekë në llogaritë bankare. Përmbaruesit kanë bllokuar depozitat e naftës, duke u vënë vulë, por vulat janë hequr. Është bërë kallëzim penal në polici dhe prokurori, por deri më tani asnjë masë.
Rruga që të çon në fshat është e shkatërruar. Megjithëse është vetëm 1.2 kilometra e gjatë, ajo është e shkatërruar. Dikur ka pasur një gjurmë asfalti, por tashmë është e mbuluar me gropa. “Askush nuk ka vënë dorë, na kanë izoluar. Jemi 300 familje në këtë zonë dhe askush nuk ndërhyn. Kemi shkuar në njësinë administrative dhe në Bashkinë e Fierit. S’kemi marrë asnjë përgjigje” thotë Luan Mahmutaj.
Ekipi i Fiks Fare filmon edhe ndotjen që pretendojnë banorët, ku në një kodër duket që një pus ka shpërthyer dhe lëshon gaz në ajër. Pusi po bënte disa ditë që lëshonte gaz në ajër dhe është i rrezikshëm. Një i sëmurë me zemër thotë se sa herë që lëshohet gaz ka probleme, ndërsa dikush tregon se fëmijët janë ata që kanë më shumë probleme.
“Në mëngjes nuk hap dot dyert e dritaret, ka gaz kudo. Zona është e ndotur, mirë ky pus që ka shpërthyer, por edhe nga grupi i depozitave të naftës ka ndotje, në përrua” vijon ai. Ata thonë se nuk kanë as ujë të pijshëm. Ujin e marrin me zorra afër vendburimit të naftës, çka është i rrezikshëm.
Fiksi shkoi në një familje në fshatin Gorishov, ku kryefamiljari tregon se i është dashur që të mbajë vajzën e tij në krah për kilometra me radhë pasi e ka të sëmurë (talasemike). “Vajza është 13 vjeçe dhe ende e mbaj në dhomën time të gjumit. I përballoj vetë hallet e mia, nuk dua lekë nga qeveria, por të shtrojnë rrugën dhe të marr atë që më takon. Nuk dua gjë tjetër” thotë Matjani.
Ndërkohë, pas shpërthimit të pusit në vendburimin e naftës në fshatin Gorishov, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ushtroi kontroll në firmën “Transatlantic”. Inspektorët vendosën një gjobë prej 2 milionë lekësh të reja dhe pezulluan aktivitetin deri në një njoftim të dytë. Sipas dokumentit, subjekti nuk ka marrë masat e nevojshme parandaluese për eliminimin e dëmit në mjedis dhe nuk ka njoftuar Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për aksidentin e ndodhur.
Punëtorët pa paga nga “Transatlantic”
Pas Gorishovës, gazetarët e Fiksit shkuan në fshatin Drenovë, në Mallakastër. Disa banorë pohojnë se firma u ka dëmtuar të mbjellat. Kryeplaku thotë se firma është fantazmë. Pas banorëve, ankohen edhe punëtorët e firmës. “Nuk kemi marrë pagat prej muajsh. Para gjashtë muajsh na ndryshuan kontratat, nga 550 USD paga na i çuan në 330 mijë lekë të vjetra. Nuk na kanë paguar as sigurimet shoqërore” thotë një prej tyre, duke treguar para kamerës kontratën dhe librezat e punës të pa vulosura. Një tjetër punëtor thotë se i ka vdekur gruaja para pak kohësh dhe ka 4 jetimë për të mbajtur. Një ish punëtor tregon se e kanë hequr nga puna para 5 muajsh se protestuam për pagat. Gazetarët shkojnë për të pyetur përgjegjësin. U thotë se për problemin duhet të pyesni punëtorët dhe se ata janë punëmarrësit dhe nuk u lejohet që të flasin me kamera. I pyesin nëse edhe ata janë pa paga, u thonë po dhe largohen me automjet.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka zbardhur draftin që ...
Lëkura është një nga pjesët e para të trupit që shfaq simpto...
Mesazhi i Lulzim Bashës pasdite në Sheshin e Lirisë: Republi...
Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë arrestua...
Teknologjia e “like” në Facebook, një soft që zbulon shijet ...
33 vjecari shqiptar Klodjan Hysa që në mbrëmjen e së premtes...
Nga Çerçiz LoloçiNjë grup organizatash të shoqërisë civile, ...
Gjergj Bojaxhi, anëtar themelues i partisë Sfida për Shqipër...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Vitin e kaluar, Partia Socialiste e Shqipërisë, iu drejtua z...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
Në ditën e 10 të protestës, kreu i PD, Lulzim Basha, në një ...
Për tërmetet e vegjël që kanë shkatërruar shtëpitë në Zharrë...
CityNews ka mundur të sigurojë një foto të një prej personaz...
Sipas studimit të fundit të kompanisë ndërkombëtare të resea...
Deputeti socialist Armando Prenga dha dorëheqjen si deputet ...
Ditët e fundit, kreu i qeverisë Edi Rama po përpiqet të just...
Alu nje kelysh qeni rreth tre muajsh eshte bere personazh i ...
Dha dorëheqjen vetëm një orë pasi të shqyrtohej për të disat...
Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...