Aksion në Pukë-Shkodër/ Sekuestrohen 41 kg drogë, kapet 1 person
Vijojnë operacionet antidrogë në veri të vendit. Policia ka ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për ?të matur pulsin? e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës, se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë.
Zonja Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, ?një hap historik për vendin?. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.
?Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian?, tha zonja Mogherini, në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës në aktivitetin në Këshillin e Atlantikut.
Zonja Mogherini tha se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.
?E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri?.
Zonja Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore.
?Për ne në Bashkimin Evropian është thelbësor bashkëpunimi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimisht të integrohet në BE?, tha zonja Mogherini.
Ajo shtoi se që kjo të realizohet, duhet një angazhim të vazhdueshëm në rajon dhe një vëmendje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.
?Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE-së për vazhdimësinë e kësaj vëmendjeje dhe për përcjelljen e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendruar tek Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstruktive. Shpresoj që mesazhi im të jetë dëgjuar?.
Zonja Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.
Synimi i zonjës Mogherini për takimin, ishte ?matja e pulsit?, për të peshuar marrëdhënien evropiane me administratën e re të presidentit Trump, duke filluar me Sekretarin e Shtetit, Tillerson.
Shefja e Bashkimit Evropian tha se takimi ishte i frutshëm dhe tha se BE dhe SHBA, kanë shumë çështje për të cilat do të donin të bashkëpunonin ngushtë.
Por në Këshillin e Atlantikut ajo e pranoi se në disa drejtime të rëndësishme si rrugët për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, këndvështrimet për multilateralizmin, tregëtinë dhe të drejtat e njeriut, krizën e imigracionit dhe refugjatëve, pikëpamjet mes BE-së dhe administratës së re janë të ndryshme.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë tashmë të qarta disa prej qëndrimeve të tij që nuk janë një linjë me vendet e bashkimit evropian, sikurse largimi i Britanisë nga unioni apo qëndrimi i zbutur ndaj Moskës zyrtare dhe presidentit Putin./Zeri i Amerikes
Vijojnë operacionet antidrogë në veri të vendit. Policia ka ...
Policia e Elbasanit goditi një rast mitdhënie, duke arrestua...
“LIBRA” zhvillon sot dhe nesër zgjedhjet e saj të para të br...
Policia e Fierit ndaloi dy persona, të dyshuar si autorët e ...
8 persona janë vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë në qyt...
Vetëm thirrja për grevë të përgjithshme kundër Donald Trump ...
Partia Socialiste, edhe pse jo zyrtarisht, duket se është do...
Një shtyllë e tensionit të lartë 250 KW ka shpërthyer në Kru...
Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi tragjik që tronditi q...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar pas supe...
Një Ish-kryeministri Sali Berisha ka befasuar me reagimin e ...
Gjyqtarëve dhe prokurorëve u mungon guximi të përballen me r...
DREJTËSIA MË E KAPUR SE KURRË“Prokurorët dhe gjyqtarët ‘flen...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bosnje, ku një grua digjet...
Kryebashkiaku i Durrës, Vangjush Dako, do të paraqitet ditën...
Pentagoni ka përfunduar vendosjen e forcave në kontinent. Në...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do i merrni gjerat shume me s...
Parku Kombëtar Galicica, ndërmjet liqenit të Ohrit dhe atij ...
Roja e Financës Italiane kapi 8 ton kanabis shqiptar me një ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...