web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VETTING-u e shkund drejtësinë kosovare

11 Shkurt 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Gjyqtarëve dhe prokurorëve u mungon guximi të përballen me raste të rënda

Paaftësia e gjykatave në Kosovë, si atyre vendore, por edhe misioneve të huaja, siç është UNMIK-ut dhe EULEX-i, e që nuk kanë treguar sukses, kanë çuar kësisoj deri tek formimi i Gjykatës Speciale. Kështu kanë vlerësuar të paktën analistë dhe njohësit e fushës së drejtësisë, derisa kanë sugjeruar se, meqë gjyqë- sori kosovar është sfiduar në të shumtën e rasteve, veç tjerash, edhe nga trafikantët e drejtësisë, është më se urgjente që drejtësia kosovare në segmentet dhe nivelet e saj të pastrohet patjetër sipas VETTING-ut që u aprovua përmes reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Analistët kanë shtuar çështjen se a do ta nxjerrë në sipërfaqe paaftësinë e gjyqësorit kosovar Gjykata Speciale, e cila pritet të fillojë me aktakuzat e para në pranverë derisa është ngritur dilema tjetër se përse institucionet e drejtësisë nuk janë marrë me krimet e luftës, kushdo që ato t’i ketë bërë, për të mos i dhënë mundësi kësisoj dikujt tjetër që t’i trajtojë këto krime, por të tregohet vetë e aftë dhe përgjegjshme drejtësia jonë për t’u marrë edhe me këto raste. Së këndejmi, është ngritur edhe pyetja se a është edhe kjo një arsye që sa më parë duhet të bëhet VETTING-u si në Shqipëri në gjyqësorin kosovar, për të pastruar kështu të gjithë të inkriminuarit nga drejtësia kosovare, me qëllim që të kemi një drejtësi me etikë, integritet profesional dhe të besueshme për qytetarët dhe jo vetëm për politikanët e inkriminuar.

Ndërkombëtarët dhe vendorët, bashkërisht përgjegjës

Eksperti i çështjeve kushtetuese, njëherësh profesori universitar Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën”Kosova Sot”, ka thënë se përgjegjësia në këtë drejtim është e dyfishtë dhe e dyanshme nga e kaluara, që nga 99- ta e këndej. “Ne nuk arritëm që të kemi një gjyqësor dhe një drejtësi të konsoliduar, derisa këtu e para përgjegjësi i takon administratës së UNMIK-ut dhe bashkësisë ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, të cilat përkundër reformave dhe përpjekjeve të njëpasnjëshme ishin të paprojektuara si duhet dhe si të tilla nuk kanë dhënë rezultat”, tha ai. Sipas tij, përgjegjësia për moskonsolidimin e gjyqësorit dhe të drejtë- sisë i takon bashkësisë ndërkombëtare, por asgjë më pak edhe institucioneve tona, që pas shpalljes së pavarësisë e kanë pasur përgjegjësinë kryesore dhe mundësinë, kompetencat dhe ingerencat që ta organizojnë, ta funksionalizojnë dukshëm më mirë gjyqësorin dhe këtë nuk e bënë. Ndërsa, sa i përket asaj se përse nuk i morën gjyqtarët e prokurorët tanë çështjet e ndjekjes së krimeve, çfarëdo qofshin ato kjo, sipas Baraliut, ka ndodhur pikërisht për shkakun se nuk pati një orientim të duhur nga bashkësia ndërkombëtare, e as organizata e UNMIK- ut, por përkundrazi, siç tha, kishte edhe pengesa dhe dezorientime që të mos merren me punët e tjetra, ato të duhura në ndjekjen e krimeve të luftës dhe atyre të tjera. ” Por, e dyta në këtë aspekt është pikërisht për shkak se njerëzit në gjyqësor, prokurorë e gjyqtarë, kishin sigurisht hezitimet e tyre, siç po ndodh tani rasti edhe në Prokurorinë Speciale, ku vetëm tre njerëz, kandidatë, konkurrojnë dhe askush më tepër për shkak të mungesës së kushteve, pastaj hezitimit, por mbase edhe të rrezikut të lartë njerëzit nuk e kanë marrë guximin dhe kurajën, as profesionale dhe as qytetare, që ta bëjnë punën e tyre si duhet për këto rrethana të zhvillimit të sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësisë, por edhe hallkave institucionale. Pra, gjithë këta faktorë dhe sekuenca kanë ndikuar që ne të mos kemi thjesht sot procedimin në vendin tonë, në gjykatat e prokuroritë tona, edhe të krimeve të luftës, por edhe të çdo forme të krimit të organizuar”, tha Baraliu.

Mungoi vullneti dhe guximi

Analisti Naim Kelmendi thotë se sikur gjyqësia kosovare t’i kryente këto gjykime, pra të merrej kjo drejtësi me krimet e luftës, ngase kjo i është kërkuar, sipas tij, sot nuk do të kishim Gjykatë Speciale, e ngritur për të gjykuar krimet e supozuara të luftës. Sipas Kelmendit, kjo e ka sfiduar drejtësinë kosovare. ” Por, në të vërtetë drejtësia kosovare nuk e pati kurajën, vullnetin dhe as guximin profesional e njerëzor për t’i gjykuar këto “krime”, apo sido që të jetë, do të duhej të përballej me gjykimin e këtyre rasteve”, potencoi ai. “Prandaj, gjyqësori kosovar është sfiduar në të shumtën edhe nga trafikantët e drejtësisë në trafikimin e kësaj drejtësie, kështu që drejtësia kosovare në segmentet dhe nivelet e saj duhet urgjentisht dhe sa më parë të pastrohet patjetër sipas VETING-ut që u aprovua përmes reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për ta pastruar kësisoj drejtësinë kosovare nga të inkriminuarit e saj, të cilët janë të instaluar në këtë sistem tash e sa vite, dhe që janë pengesë e pavarësimit të drejtësisë nga politika e inkriminuar, po ashtu nga krimi i organizuar dhe grupet e tjera të interesit, dhe rrjedhimisht për të pasur një drejtësi të shëndoshë në funksion të sundimit të ligjit dhe fuqizim të shtetit të së drejtës”, ka theksuar analisti Naim Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”.

Dështimi kosovar me raportin e Dik Martit

Avokati Tomë Gashi ka nënvizuar se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë asgjë me gjykatat e Kosovës, derisa, siç tha, ndodhi kështu për shkak të paaftësisë së gjykatave në Kosovë, atyre vendore, por edhe misioneve të huaja, UNMIK-ut dhe EULEX-it, që nuk kanë treguar sukses, është konsideruar se është kinse e nevojshme formimi i një Gjykate Speciale për t’i gjykuar pretendimet për rastet e krimeve të luftës. ” Ndërsa, e gjitha kjo ka rrjedhur për shkak të raportit të Dik Martit, që ne nuk kemi qenë të zotë që të merremi me ato çështje vetë apo të kërkojmë që me këto të merret EULEX-i, si mision i huaj në Kosovë”, shpjegoi më tutje Gashi. “Tani, faktikisht i kemi dy misione të huaja, një në Kosovë që është ai i EULEX-i, dhe një në Hagë që është Gjykata Speciale e që do të duhej së paku ta eliminonin njëra- tjetrën, ose të kemi EULEX në Kosovë, ose të kemi Gjykatë Speciale në Hagë, ndërsa të dyja veç e komplikojnë situatën”, theksoi avokati Tomë Gashi./Kosova Sot





Lajmet e fundit nga