Rekord/ Italianët kapin 8 ton kanabis shqiptar
Roja e Financës Italiane kapi 8 ton kanabis shqiptar me një ...
Parku Kombëtar Galicica, ndërmjet liqenit të Ohrit dhe atij të Prespës, është një thesar i biodiversitetit, nga jovertebrorët tek rrëqebulli i supermbrojtur. Janë vende me vlerë për t?u vizituar edhe për shkak të memories historike dhe arkeologjike, në gjurmët e Aleksandrit të Madh
Maqedonia është një nga ato emra magjikë, tingulli i të cilit të pushton shpirtin si një ushtri prej një mijë magjistarësh. Në këtë rast magjistarët maqedonas, të cilët në memorien e tyre kolektive kanë legjenda dhe epope, sidomos mbi Aleksandrin e Madh, udhëheqësin me njërin sy ngjyrë kaf dhe tjetrin blu, që mësoi botën nga Aristoteli dhe mbërriti deri në kufijtë e Kinës, duke përhapur kulturën greke. Ai vdiq i ri në Babiloni, por lindi në Pela, më pak se 200 kilometra në lindje të parkut Kombëtar të Galicicës, destinacioni i udhëtimit tonë.
Maqedonia historike e Aleksandrit, një rajon i bukur dhe me një natyrë të ruajtur mirë, është e ndarë në mesin e gjashtë kombeve:Republika e Maqedonisë, Greqia, Bullgaria, dhe më pak në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Parku gjendet në Republikën e Maqedonisë, por Pela është e vendosur në Greqi, përtej kufirit. Dhe parku sigurisht që e meriton një pelegrinazh. Parku Kombëtar i Galicicës, parku më i ri kombëtar i Maqedonisë, i themeluar në vitin 1958, është vendosur ndërmjet Liqenit të Ohrit (695 metra mbi nivelin e detit) dhe Liqenit të Prespës (853 metra).
Rëndësia e tij ekologjike varet kryesisht nga shumëllojshmëria botanike ekstreme. Në këtë drejtim, më shumë se 1 mijë specie e bëjnë parkun një nga depozitat më të pasura botanike në Evropë. Ndër më të rëndësishmet janë disa relike të epokës së Pliocenit, bimë që këtu kanë arritur t?i mbijetojnë Epokës së fundit Akullnajore:për shembull Morina persica, me gjethet e saj gjembaçe, Stipa mayeri, Graminacea e butë, Ramonda nathaliae me lule jargavani dhe Phelypaea boissieri që i ngjan lulëkuqes.
Një thesar i biodiversitetit
Në mesin e faunës, vëmë re praninë e dhisë së egër, nganjëherë edhe të ariut dhe rrëqebullit, i rrallë në Europë, dhe këtu i pranishëm si nënspecie rrëqebulli i Ballkanit, që për shkak rrallësisë së tij (30-35 syresh të llogaritur në Republikën maqedonase), i nënshtrohen një regjimi mbrojtës të veçantë. Diversiteti i madh biologjik i Parkut konfirmohet nga prania e 171 lloje vertebrorësh (ku përjashtohen peshqit e liqenit), duke përfshirë 10 amfibë, 18 zvarranikë, 124 zogj dhe 19 gjitarë.
Por me interes të madh janë edhe jovertebrorët, për të cilët fotografi Skot Dejvid Meitlend i është përkushtuar në mënyrë të veçatë. Galicica, që ka marrë emrin nga mali, ndan liqenin e Ohrit nga ai i Prespës. Në një nga majat, Goga (1.737 m), ju mund të kënaqeni me një pamje panoramike të të dyja pasqyrave ujore. Nga pikëpamja kulturore, gjenden shumë relike të rëndësishme arkeologjike romake, bizantine, mesjetare, të gjetura sidomos në ishullin e Maligradit (ose ?Qyteti i Madh?), në Liqenin e Prespës.
Por s?mund të harrohen palafitet e fshatit të zhytur në liqenin e Ohrit, që datojnë më shumë se 5 mijë vjet më parë. Palafite, fortesa, kisha e manastire, sa shumë forma të ndryshme! Ajo që është e habitshme, përballë memecërisë së dëshmive njerëzore, është aspekti i pandryshueshëm i natyrës, gati i njëjtë për miliona vjet. I pandryshueshëm dhe garantues, ndoshta hyjnia e vërtetë dhe unike.
Turi turistik në 3 liqene dhe 3 kufij
Habisin: larmia e peizazheve natyrore që e rrethojnë, gjendja e mirë të rrugëve të asfaltuara që e rrethojnë dhe trafiku shumë i pakët, me përjashtim të zonave urbane. Liqenet e Maqedonisë duket të jetë bërë enkas për turistët e apasionuar pas çiklizmit, madje edhe ata fillestarë. Ngjitjet e denja për këtë emër janë në fakt të rralla, dhe mbi të gjitha të shkurtra. Liqeni i Ohrit është sigurisht më i famshmi dhe i njohuri.
Linja rrugore e këtij parku është mjaft e gjatë, dhe autobuzët e mbushur me turistë për të vizituar sitet monumentale në brigje, mund të krijojë ndonjë vështirësi atyre që udhëtojnë me biçikletë. Liqeni i Prespës, që ushqen nëpërmjet një rryme nëntokësore Ohrin, është më i heshtur dhe i pasur në faunë. Disa dhjetëra kilometra më tej në veri, Liqeni i Mavrovës (i vetmi artificial nga të tre) shtrihet në një mjedis të lartë malor.
Në fakt gjendet në 1300 metra mbi nivelin e detit, dhe pas plazheve të saj të vogla zgjaten gjurmët e teleferikëve. Emëruesi i përbashkët i tri destinacioneve të propozuara është pamundësia për të gabuar rrugë:mjafton të ndiqni gjithmonë rrugën më të afërt me ujin. Në çdo rast rrjeti rrugor i Maqedonisë në këtë zonë është disi i reduktuar, kështu që edhe udhëkryqet janë mjaft të rralla. Përderisa qendrat e banuara janë pak e larg njëra-tjetrës, para se të niseni për udhëtim duhet të bëni një furnizim të mirë me ushqime dhe mbi të gjitha mos harroni të merrni me vete një xhaketë të trashë:mjafton vetëm një re për të ulur temperaturën, dhe më mirë të mos kapeni të papërgatitur. /bota.al
Roja e Financës Italiane kapi 8 ton kanabis shqiptar me një ...
Krahas shumë çështjeve të hapura me të cilat po përballet Ko...
Kosova do të ketë kodin e saj telefonik, e Serbia pushtetin ...
Nga përgjimet e prokurorisë së Tiranës kundër grupit që shfr...
Bashkia e Maliqit ka dalë jashtë çdo detyre institucionale, ...
Një i dënuar ka ndërruar jetë sot në burgun e Peqinit. Mësoh...
Kreu i PD Lulzim Basha, ishte sot në një takim me të rinjtë ...
Siguria duhet të jetë gjithmonë prioriteti ynë. Me ndihmën e...
Një grua nga fshati Miras në Korçë denoncoi në emisionin Fik...
Emisioni “STOP” këtë të premte trajtoi rastin e një qytetari...
Bashkimi Europian ka reaguar pas akuzave ndaj ambasadores së...
Ekspertët gjermane që kanë asistuar në hartimin e programit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me e...
LIBRA shkon nesër dhe pasnesër në zgjedhje. Anëtarësia e saj...
LIBRA do të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për kreun e ...
Deputeti Ben Blushi ka njoftuar se ditën e nesërme, LIBRA do...
Një supermarket në Tiranë është grabitur mbrëmjen e sotme.Më...
Një plagosje me armë të ftohtë ka ndodhur pak më parë në Tir...
Një plagosje me armë të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme n...
Përplasja mes dy aleatëve në qeveri, duket se do ti kushtojë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...