Shokuese në Sarajevë/ Gruaja digjet për së gjalli, kërkon ndihmë por ... (Video)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bosnje, ku një grua digjet...
DREJTËSIA MË E KAPUR SE KURRË
“Prokurorët dhe gjyqtarët ‘flenë’ mbi dosjet kriminale, heshtin para aferave korruptive dhe veprimeve kriminale”, ka thënë Florim Zeqa
Ibrahimi:”Ky trinom kriminal,politikë-biznes-gjyqësor,i ka shërbyer degradimit të skajshëm të shtetndërtimit,zhvillimit ekonomik dhe shtetit të së drejtës
Vazhdimi i kontrollit të ashpër politik mbi institucionet e sundimit të ligjit, edhe 9 vjet pas shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, sipas njohësve të kësaj fushe dhe analistëve politikë, po vazhdon të jetë një nga njollat më serioze, nga e cila edhe qytetarët kanë filluar ta humbin me të madhe besimin në këtë sistem. Kjo gjyqësi dhe prokurori nuk treguan rezultate në hetimin dhe ngritjen e aktakuzave për afera si ajo e “Prontos”, ku flitet hapur për lidhje të politikës me oligarkët, ngase, sipas njohësve, që të dyja sundojnë shtetin me metoda përfitimi. Prof. Riza Smaka thotë se përderisa prokuroritë dhe gjykatat tona lëngojnë nga dobësi të shumta, ndër të tjera, nga jo pak raste juridike të parashkruara mbase qëllimisht, si dhe të pakryera dhe në të tjerat të cilat trajtohen sipas preferencave të personave pushtetarë ca më influentë, rrjedhimisht, edhe dyshimet e natyrave të caktuara rezultojnë vetvetishëm për ndikimin e politikës dhe grupeve kriminale të interesit. “Në këtë kontekst shërbejnë jo pak situata skandaloze çfarë ishin ‘thyerjet e dyerve të dhomave të sigurisë së lartë’ në Prishtinë e në Pejë, për të cilat, së paku, aq sa dihet publikisht, nuk janë proceduar juridikisht dot. Siç dihet, po ashtu gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm të skandaleve abuzive të kryera nga pushtetarë të caktuar, po ashtu, virtualisht nuk procedohen dot. Së andejmi, implicite del se organet e sistemit të drejtësisë në vendin tonë janë të mbërthyera keq nga influencat politike e qeveritare në disfavorin e aplikimit të ligjit në fuqi e për aq në dëmin publik e të qytetarit”, tha Smaka, shkruan gazeta Kosova Sot.
Njerëzit e së kaluarës, në pikat kyçe
Edhe eksperti tjetër, Muhamet Kelmendi, konstaton po të njëjtën gjendje. Ai thotë se praktika e keqe e ndërtimit të sistemit të drejtësisë është një trashëgimi e bartur që nga koha e UNMIK-ut, edhe pas pavarësisë. “UNMIKu i kishte vendosur në polici, në prokurori dhe në gjykata, madje edhe nëpër borde, si dhe në administratë njerëzit e ish- regjimit serbo-jugosllav. Këtë politikë e vazhdoi më pas edhe PDK-ja me Thaçin, madje shumë më ashpër dhe me sundim autokratik, duke vendosur njerëz të pakurriz, ishpunëtorët e regjimit, si dhe njerëzit pa virtyte në të gjitha institucionet e vendit. U vazhdua me përzgjedhjen e njerëzve me të kaluar të dyshimtë për t’i kontrolluar dhe për të mbajtur nën presion. U futën nëpër institucione vetëm militantët e regjimit, të cilët veprojnë vetëm nën diktat dhe e futën paranë si mjet të zgjidhjes së çështjeve dhe të vendosjes nëpër institucione të vendit”, tha prof. Kelmendi. Ndërsa, sipas analistit politik Florim Zeqa, drejtësisë së sotme kosovare më së paku i shkon për shtati termi ‘drejtësi’. “Drejtësia kosovare ka vite që bashkëjeton me mafio-politikanët dhe mafio-oligarkët ekonomikë. Prokurorët dhe gjyqtarët ‘flenë’ mbi dosjet kriminale, heshtin para aferave korruptive dhe veprimeve kriminale. Arsyeja pse qytetarët nuk besojnë më në drejtësinë kosovare, është fakti se ajo është e kapur dhe e ngulfatur nga politika. Prokurorët, përveçse nuk e kanë guximin, u mungon edhe motivi për të luftuar veprat kriminale. Arsyeja pse prokurorët nuk treguan rezultate në hetimin dhe ngritjen e aktakuzave për afera korruptive dhe kriminale si ajo e “Prontos”, ku flitet ashiqare për lidhje të politikës me oligarkët, është se të dyja sundojnë shtetin së bashku me metoda përfitimi të ndërsjellë, andaj nisur nga logjika e thjeshtë, asnjë prokuror dhe gjyqtar nuk del kundër interesit të vet”, tha Zeqa për “Kosova Sot”./Kosova sot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bosnje, ku një grua digjet...
Kryebashkiaku i Durrës, Vangjush Dako, do të paraqitet ditën...
Pentagoni ka përfunduar vendosjen e forcave në kontinent. Në...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do i merrni gjerat shume me s...
Parku Kombëtar Galicica, ndërmjet liqenit të Ohrit dhe atij ...
Roja e Financës Italiane kapi 8 ton kanabis shqiptar me një ...
Krahas shumë çështjeve të hapura me të cilat po përballet Ko...
Kosova do të ketë kodin e saj telefonik, e Serbia pushtetin ...
Nga përgjimet e prokurorisë së Tiranës kundër grupit që shfr...
Bashkia e Maliqit ka dalë jashtë çdo detyre institucionale, ...
Një i dënuar ka ndërruar jetë sot në burgun e Peqinit. Mësoh...
Kreu i PD Lulzim Basha, ishte sot në një takim me të rinjtë ...
Siguria duhet të jetë gjithmonë prioriteti ynë. Me ndihmën e...
Një grua nga fshati Miras në Korçë denoncoi në emisionin Fik...
Emisioni “STOP” këtë të premte trajtoi rastin e një qytetari...
Bashkimi Europian ka reaguar pas akuzave ndaj ambasadores së...
Ekspertët gjermane që kanë asistuar në hartimin e programit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me e...
LIBRA shkon nesër dhe pasnesër në zgjedhje. Anëtarësia e saj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...