Tenton të përdhunojë shoqen e gruas/ Arrestohet durrsaku (Emri)
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi k...
Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në takimin e 5-të të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV, ?Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri?. Projekti, që financohet nga Bashkimi Evropian, filloi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017 me fondet IPA 2013 për Shqipërinë.
Në fjalën e tij, z. Vasili vuri theksin tek rëndësia e këtij misioni në procesin e Reformës në Drejtësi, duke konsideruar, duke sjellë një produkt tërësisht të paanshëm dhe profesional.
?Ne nuk bëjmë dot pa EURALIUS, por edhe ata nuk bëjnë dot pa ne. Ekspertët njohin realitetin, mundësitë reale të zbatimit të kuadrit ligjor që do të ndërtohej. Zbatimi i shpejtë dhe efikas i jep vlerë ndryshimeve të bëra?, tha ministri i Drejtësisë.
Falë punës edhe të ekspertëve të këtij misioni, janë miratuar ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet të tjera që plotësojnë gjithë kuadrin ligjor për formimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
Ndërsa u ndal tek roli i Euralius në procesin e reformës, z. Vasili e konsideroi atë kyç, së bashku me ekspertizën e ofruar nga ekspertët e OPDAT. Puna e tyre ka qenë përcaktuese për realizimin e reformave në drejtim të konsolidimit të institucioneve shqiptare të drejtësisë që prej vitit 2005, ndërkohë që ky partneritet asiston institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim fuqizimin e pavarësisë, transparencës, efiçencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Duke u ndalur tek faza e re dhe orientimet e punës në të, ministri Vasili tha se ?tashmë falë punës së ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, ku përfshihet edhe puna e Euralius, ne sot kemi ligjet kryesore të miratuara, kemi ndryshimet kushtetuese të miratuara dhe në fuqi, si një shtrat të plotë ligjor, në mbështetje të të cilit u miratuan dhe shtatë ligjet e tjera, nëpërmjet të cilave kemi dizenjuar; se si sistemi në të ardhmen do të duhet të funksionojë, kush janë institucionet e reja dhe cili është roli i tyre, si do të koordinojnë këto institucione me njeri-tjetrin dhe ajo që është më e rëndësishmja, kush dhe si do të krye=het monitorimi, kontrolli dhe rivlerësimi i të gjithë sistemit?.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë vuri në dukje se aktualisht jemi në fazën e implementimit të këtyre 8-ligjeve të para të reformës, që sot janë në fuqi, me qëllim konstituimin e instituciuoneve të reja të sistemit dhe fillimit të funksionit të tyre, ndërkohë që na pret edhe faza tjetër të cilës duhet t?i kushtojmë vëmendje të madhe, asaj të diskutimit dhe miratimit edhe të një pakete reale që i nevojitet implementimit të reformës.
Lidhur me këtë, z. Vasili sugjeroi që roli dhe fokusi i punës së Euralius 4, duhet tashmë të orientohet për të asistuar të gjithë procesin e implementimit të reformës, me qëllim dhënien e asistencës për krijimin, konstituimin, apo dhe bërjen funksionale të institucioneve të reja të sistemit, duke filluar me ato institucione për të cilat kemi më shumë nevojë. ?Pas krijimit të këtyre institucioneve të reja, EURALIUS do të duhet t?i asistojë ato me qëllim që brenda një kohe sa më të shkurtër ato të jenë funksionale dhe të prodhojnë rezultatet për të cilat qyetarët presin?, theksoi ministri Vasili, ndërsa shtoi se roli i ekspertizës së huaj dhe konkretisht i Euralius e OPDAT duhet të jetë edhe interpretativ apo përcaktues/udhëzues mbi mënyrën se si duhet zbatuar në praktikë dispozitat e reja ligjore, që shpesh herë për politikën, interpretohen në mënyra të ndryshme, duke krijuar edhe keqkuptime të panevojshme; ndërkohë paralelisht me dhënien e kësaj ekspertize, duhet që të mos harrojmë edhe pjesën tjetër të paketës së ligjeve që janë ende në fazë konsultimi në komisionin e ligjeve.
Pa mjete dhe argumente juridike të forta, reforma nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë për qytetarët e këtij vendi, tha ministri i Drejtësisë, sipas të cilit do të duhet që Euralius ta fokusojë punën e tij, për dhënien e ekspertizës për ato projektligje, nevoja e miratimit të së cilave është vërtet e domosdoshme për reformën dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me të. ?Gjatë këtij muaji në Kuvend, po zhvillohen tryeza konsultative për një paketë prej 27-ligjesh, dhe prej këtyre ligjeve kemi vërejtur se jo të gjitha prej tyre janë të lidhura pashmangshmërisht me finalizimin e procesit të vetting-ut apo me kërkesa të tjera imediate tona. Prandaj sugjeroj që prej këtyre ligjeve të përzgjedhim bashkarisht me asistencën e huaj, cilat prej tyre na nevojiten më shpejt, duke i vendosur vehtes disa prioritete?, theksoi ministri Vasili, duke parë si të nevojshme fuqizimin e misionit Euralius 4 me ekspertë shtesë, por njëkohësisht edhe rimodelimin e strukturës aktuale të tij, duke ju përgjigjur fokusit të punës së këtij misioni që duhet të jetë, mbështetja e plotë të institucioneve të reja që pritet të konstituohen.
Në takimin e Komitetit Drejtues të EURALIUS IV u analizua puna e deritanishme e kryer nga ky mision ekspertize, si dhe u përcaktua fokusi i punës për pjesën e mbetur të kohës./CityNews
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi k...
Policia e Shtetit ka kryer një operacion masiv kundër trafik...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë ditën e sotme në Lezhë. Zjarri ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një ba...
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, shpreh ngu...
Në qytetin e Korçës, dy shtetas (at e bir), në bashkëpunim m...
Sa i takon vjedhjes së një argjendarie një ditë më parë në S...
Një person i cili është kapur nga policia duke drejtuar mjet...
Një 43 vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën, pasi ka rënë n...
Gjatë një takimi në universitetin e Elbasanit, ministri Tahi...
Para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, rikthehen fuqi...
Është ndarë nga jeta në moshën 23 vjeçare Silvester Muçaj, d...
Disa herë CityNews ka sjellë materiale dhe komente ekskluziv...
Me arrestimin e një 56 vjeçari, tashmë shkon në gjashtë num...
Ndryshon ligji për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë. Da...
Gazetari Artan Hoxha, përmes një statusi të postuar në rrjet...
Qytetarët janë të etur të dinë dhe të kenë informacione të s...
Ben Andoni, i cili të tillë ka vetëm emrin autorial, ndërsa ...
Pas një hetimi dy mujor është arritur që të kapen në flagran...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...