Ikja e Ilir Metës/A do bjerë qeveria?!
Lufta frontale mes koalicioni qeverisës sapo ka nisur. Kryem...
Nga Afrim Krasniqi Telenovola mbylli aktin e radhes. Skenari? Konflikti midis dy aleatëve politikë në qeveri? Po. Nuk është e re, është e pritshme. Por ka një keqkuptim të madh. Nuk është një konflikt mbi parimet politike, mbi strategjitë e zhvillimit, mbi diferencat në rrugën që po ecën vendi, mbi platforma të Shqipërisë së sotme e të nesërme, mbi identitete politike, mbi ligje apo paketa reformash të rëndësishme. Është dhe mbetet një konflikt ?shqiptar?, që të kujton djemtë e fortë të lagjes që zihen për policin, për makinat e shtrenjta, për bastet, për kontrollin e fitimeve dhe ankohen se i kanë hyrë në territorin e tij të kontrollit. Imagjinoni, – ministra që dalin e thonë se dua të heq policin e lagjes dhe po nuk e hoqe, bie qeveria. Apo pala tjetër, që thotë, ata duan ta heqin policin sepse duan të kenë liri për vepra kriminale. Ku është politika këtu? Për cilën reformë apo ligj thelbësor, për cilin premtim elektoral apo parim politik kanë pasur divergjenca PS e LSI gjatë 4 viteve? Për asnjë. Sepse nuk janë në koalicion për reforma, ligje, premtime apo parime, – është një koalicion midis 2 personash, është koalicion interesash. Kështu ishte përpara 2013, kështu është edhe pas 2013.
Të fortët, të pasurit, arrogantët, të mbi-pushtetshmit, të paprekshmit, – janë grindur periodikisht e po grinden përsëri për më shumë para, pushtet dhe sundim. Këtu fillon dhe mbaron historia e tyre. Por këtu nuk fillon dhe as mbaron historia jonë. Ata paguhen me taksat tona, ata abuzojnë me taksat tona, ata janë aty për shkak të trafikimit të votave tona, ata grinden mes tyre por janë bashkë kur vjen puna të kufizojnë të drejtat tona, të kontrollojnë mendimet tona dhe të sundojnë jetët tona.
Shikoni një model marrëveshje në një vend demokratik. Mbi 300 faqe teks i shkruar dhe i detajuar reformash, nismash, qëndrimesh e premtimesh. Dokument publik që monitorohet nga media e qytetarët. Shikoni rastin shqiptar. Ata të dy u takuan për një drekë tek Gjiri i Lalzit dhe ranë dakord të marrin pushtetin. Pastaj bënë një ceremoni dhe nënshkruan një kartë parimesh me 35 radhë dhe pa asnjë premtim konkret. Vendosën të ndajnë pushtetin 80 me 20%, tani duan të shesin aksionet e pushtetit 60 me 40%. Një kryeministër që është peng i ngjisjes së pushtetit personal, një politikë që noton në të njëjtin pellg, një opozitë që pret të fitojë duke marrë gjysmën e pellgut me vete, edhe pse pellgu vijon të ndotë qytetin e shoqërinë. Kjo është marrëveshja, kjo ishte karta e parimeve dhe për këtë grinden. Të tjerat janë histori facebooku dhe kafenesh nga ato që ne fatkeqësisht vijojmë ti kemi për zemër si një shoqëri para-demokratike.
Dhe për ta mbyllur ja rezultati, – për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të kemi një ministër drejtësie ?..mjek infeksionist! Ishte ministër shëndetësie dhe e shkarkuan për skandale financiare, i akuzuar nga pasuesi i tij që sot është kolegu i tij. Edhe Enveri i kishte ca ministra drejtësie me juridik. Tani që bëmë reformën në drejtësi juridiku nuk ka vlerë, – rëndësia ka partia! Dhe Vasili ka qenë, është e do jetë njeri besnik i udhëheqësit të partisë, kriter i mjaftueshëm për karrierë të gjatë. Kaq./CityNews
Lufta frontale mes koalicioni qeverisës sapo ka nisur. Kryem...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Berat, ku...
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtua...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e mi...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur lëvizjet e menjëher...
Pas shkarkimit, Ylli Manjani ka shkuar menjëherë në zyrën e ...
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka pranuar të fut...
Profesori Mark Marku ka komentuar zhvillimet e fundit mes ko...
Falimentimi i bankave në Qipro solli një reagim të madh për ...
Policia e Durrësit ka ndaluar një 32-vjeçari, pasi akuzohet ...
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është shtruar me urgje...
Ministri i Financave, Arben Ahemtaj, ka folur këtë mëngjes p...
Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia në rrugën Le...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë mëngjes në zyrën e kreu...
Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses operacionin “TRAN...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kanada. ...
Ylli Manjani ishte ndoshta ministri më kritik që ka pasur në...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shkarkuar nga det...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas mesnatës...
Të gjithë po mundohen të gjejnë ose të hamendësojnë të vërte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...