Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Të gjithë po mundohen të gjejnë ose të hamendësojnë të vërtetën e përplasjes mes PS-LSI. Sigurisht Meta dhe Rama i dinë arsyet e kësaj përplasje dhe dinë po ashtu edhe si do të shkojë deri në fund kjo histori.
Protagonistët e përplasjes janë Ministri i Drejtësisë Manjani dhe Ministri i Punëve të Brendshme Tahiri. Ka një dallim të madh mes tyre. Tahiri në respektim me institucionin që drejtor nuk ka bërë asnjëherë sulme politike apo politike kundrejt LSI. Ndërsa, Manjani nuk ka bërë të njëjtën gjë. Duhet të bëjmë një qartësim të rëndësishëm se: Manjani është delfini dhe njeriu më i besuari i Metës e po ashtu Tahiri është delfini dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të Qeverisë dhe të Ramës.
Përplasja mes këtyre të dyve nuk është e rastësishme, por me një ndryshim thelbësor, Manjani ka sulmuar drejtpërdrejtë Tahirin e ky i fundit nuk e ka bërë për Manjanin. Ku është problemi? LSI ka një luftë frontale kundër PS dhe kjo bëhet për të shpëtuar nga situata e vështirë ku realisht ndodhet kjo forcë politike.
Sot, kemi në heshtje Metën kundër Ramës e PS, por kemi Vasilin, Kokën, Kryemadhin, Manjanin dhe deputetin Spahiu që kanë më shumë se gjashtë muaj që sulmojnë në mënyrë sistematike PS, ministrat e PS dhe Ramën.
Në këtë lojë të rëndë politike, LSI për ta bërë sa më të besueshme se është viktimë dhe jo fajtore, po fut në lojë edhe rastin ?Balili?. Po kush është e vërteta? Së pari nëse është e vërtetë hipoteza, se PS ga paska probleme me drejtësinë dhe frikë nga drejtësia, atëherë do të ishte pikërisht PS që do të sulmonte Manjanin meqë ky është Ministri i Drejtësisë. Thonë se LSI ka probleme me Policinë, atëherë kjo na qenka e vërtetë përderisa Manjani me urdhër të Metës sulmon hapur Tahirin.
Tani në këtë histori të madhe ka disa të vërteta:
1. Sistemi i Drejtësisë dhe i Prokurorisë janë më të korruptuarit në vend e kjo ishte arsyeja, sepse SHBA luftuan deri në fund për të bërë dekriminalizimin. Në radhët e gjyqësorit dhe të prokurorisë janë akuzuar persona për mitmarrje, janë arrestuar persona për mitmarrje, e po ashtu disave prej gjykatësve dhe prokurorëve të shkallëve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, Ambasada e SHBA u ka hequr vizat dhe të drejtën e udhëtimit për në ?tokën e shenjtë?. Policia shqiptare ka problemet e veta të mbajtura në supe gjatë gjithë tranzicionit, por deri më sot nuk kemi asnjë drejtues të rëndësishëm të Policisë të arrestuar apo të dënuar për vepra të rënda penale.
2. Policia e Shtetit ka arrestuar persona me precedent të rëndësishëm penal dhe sistemi i drejtësisë i ka lë të lirë
3. Manjani më shumë po bën politikë sesa progres në Ministrinë që drejton
4. Policia e Shtetit ka bërë përparime të rëndësishme duke kthyer formalitetin dhe respektimin e ligjit.
LSI është në ditë të vështira e për këtë nuk duhet filozofi e madhe apo mendje e ndritur për ta kuptuar. Procesi i dekriminalizimit dhe vettingu po japin efektet e para dhe sipas gjasave LSI nuk do të ketë më asnjë lloj imuniteti as nga prokuroria e as nga gjykatat. Ky është një problem serioz për LSI pa hyrë ne detaje për ta shpjeguar arsyen.
LSI do të marr një goditje të rëndë në zgjedhje që po vijnë, sepse nuk do të jetë më në gjendje të blejë vota, të manipulojë zgjedhje apo të bëj ato gjëra që është mësuar të bëj në zgjedhjet e fundit. Një ndër pengesat kryesore të LSI është e do të jetë Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm. Pra, LSI e shikon mbijetesën e saj në varësi të reagimit të Policisë së Shtetit.
LSI nuk është e qetë për rezultatin e saj në zgjedhjet që afrohen për sa kohë është Ministër i Brendshëm Saimir Tahiri.
Po ashtu Rama ka garanci të rëndësishme për të bërë një proces të drejtë të zgjedhjeve pikërisht falë impenjimi të Saimir Tahirin.
Për këtë arsye nëse Rama kërkon të mbijetojë si Kryeministër dhe nëse kërkon që PS të jetë përsëri shumicë pas zgjedhjeve që po vijnë, ai duhet të jetë i gatshëm të sakrifikojë koalicionin. Pra, Rama do të largojë si fillim Manjanin dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe Metën nga bashkëqeverisja për të mbrojtur Tahirin.
Ka një imoralitet politik në këtë histori dhe ky imoralitet është fakti që Ministri i Drejtësisë sulmon kolegun e tij dhe Ministrin e Brendshëm Tahirin. Nëse kjo gjë ka ndodhur, besoj se nuk ka më arsye që Manjani të vazhdojë të jetë Ministër i Qeverisë Rama e për më tepër edhe i aleat i një koalicioni qeverisës.
LSI është në hall të madh në lidhje me të ardhmen e saj politike dhe me sa duket ajo është destinuar të dalë në Opozitë, por në ëndrrën e saj të vjetër, e vetme. Pse? Meta ka luajtur shumë blofin me Ramën dhe PS duke menduar se disa gjëra ishin në favorin e tij.
Shumë naivë duke e kthyer Metën në një idhull me aftësi të jashtëzakonshme kanë menduar se Meta është Zoti, se ai din vetëm të fitojë dhe po ashtu e di mirë ç?po bën. Gjërat nuk janë kështu! Deklaratat e fundit e drejtpërdrejtë e Bashës se nuk ka koalicion me Metën dhe po ashtu sinjalet e para të Ramës që është i gatshëm të prishë koalicionin, e ka futur jo vetëm Metën, por krejt LSI në një akth të madh.
Megjithatë, çështja e LSI nuk është vetëm çështje politike, por ka disa nënçështje, disa të vjetra e disa të reja që janë të mirëfillta të lidhura me drejtësinë. Reforma në drejtësi, vettingu dhe dekriminalizimi po e bëjnë gjithnjë e më shumë malore situatën dhe të ardhmen politike të LSI. Shumë persona në Shqipëri, disa edhe politikanë duke përfshirë të PD, por edhe një pjesë e vogël e PS kishin krijuar binde se Ilir Meta është ?kingmaker?. Janë gabuar dhe po vazhdojnë të gabojnë rëndë.
Në historinë e leadershipit botëror ka pasur lider të tjerë shumë më të zotë se Meta e po ashtu kanë pasur edhe funde shumë të pakëndshme.
Situata aktuale nuk është aspak e favorshme për LSI dhe për Metën, lojërat e tij sa Majtas apo Djathtas po japin efektet e para dhe me pasoja politike.
Meta sot është një problem serioz për PS dhe po ashtu një aleat krejt i pabesueshëm dhe problematik për PD. Më keq se kështu nuk kishte si të ndodhte! Çdo nisje e ka dhe një fund dhe forma e nisjes dhe ecuria e saj tregojnë edhe formën e përfundimit./CityNews
Nga Alban Daci
Vendimi i Greqisë për të dënuar me burg ushtarët shqiptarë, ...
Një fabrikë sheqeri është grabitur mbrëmjen e kaluar në rrug...
Të dashur lexues, njihuni me titujt kryesorë të gazetave nga...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do i përkushtoheni edhe me te...
Një lëvizje e re e vetquajtur “No Poo” që ka marrë popullari...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja Merkel kanë ...
Menjëherë pas lajmi se kryeministri Edi Rama ka firmosur shk...
“Lufta” e vërtetë në koalicionin qeverisës sapo ka nisur. Bu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar i revoltuar ndaj ve...
Metabolizmi është proçesi i shndërrimit të ushqimeve dhe pij...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sjellë një lajm...
Policia e Shkodrës arrestoi sot një 36-vjeçar, pasi akuzohet...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncime të forta nd...
Gazetarja Sonila Meço ka vlerësuar marrëveshjen e Maqedonisë...
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkia të ...
Nga Sokol Balla* Shumëkush në moshën time kujton një prej lo...
Një sasi lënde narkotike është kapur këtë mbrëmje në Portin ...
Sipas raportit të fundit Galaxy S8 do të dali në shitje më 2...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...