Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Në çdo vend normal të kësaj bote, një kryeministri që do të dëgjonte anëtarin e kabinetit, të shpërthente në ekran ashtu siç bëri dje Lefter Koka, do t?i mbetej vetëm një rrugë: t?a shkarkonte automatikisht.
Por, megjithëse ministri i mjedisit foli për kostot që partia e tij po merr nga bashkëqeverisja me PS, lëshoi alarmin për policinë që po përgatitet të vjedhë zgjedhjet, akuzoi për fondet marramendëse që Rilindja urbane ka shpenzuar në Durrës dhe konfirmoi akuzat e opozitës për kanabizimin e vendit (lexo poshtë/Lapsi.al), atij me siguri nuk do t?i hyjë ndonjë gjemb në këmbë.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë, se ne kemi një kryeministër zemërgjerë dhe tolerant.
Larg asaj.
Për shumë më pak se kaq, ai e margjinalizoi në PS dhe madje e cënoi edhe fizikisht Ben Blushin. Për kritika tejet më të buta, ai e përjashtoi mikun dhe ish gurunë e tij, Kokëdhimën, nga forumet e partisë.
Por, me LSI-në ndryshon puna. Shigjetat e saj e kanë kapur Ramën me shpatulla për muri.
Ai nuk ka ç?i bën Ilir Metës që i nxorri bojën me kërkesën për të thirrur Komisionin Kombëtar të Sigurisë, për mosarrestimin e Balilit.
Ai nuk ka ç?i bën Petrit Vasilit që e tall publikisht duke kërkuar garanci tek administrata e Trump për mosprekjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Ai nuk ka ç?i bën njeriut që e ka shndërruar në gazin e botës, ministrit të vet Ylli Manjani, i cili kërkoi futjen e ushtrisë për të na shpëtuar nga kanabisi.
Për hir të pushtetit Edi Rama po zvarriset në kokëulur pas LSI-së.
Mjafton për të kthyer sytë pas, në mardhënien tre vjeçare me vëllezrit e vet armiq të së majtës, për të kuptuar se deri në ç?pikë ka degraduar kryerilindasi.
Kush e mban mend fillimin e koalicionit të 1 prillit, kritikat kundër Ramës ishin të tjera. Atë e akuzonin se duke u lidhur me Metën po tradhëtonte ?kokpalarët? që e kishin mbështetur në 21 janar. Atë e fshikullonin se qe aq i dëshpëruar për pushtet, sa po pranonte të bashkëqeveriste me njeriun e kapur me bllok në dorë. Atë e përbuznin se po thyente zemrat e majta duke katapultuar nw qeveri, gati gjysmën e kabinetit të Berishës.
Ndërsa tani, në fund të mandatit, gjërat kanë ndryshuar radikalisht. Tani partia e Metës e akuzon aleatin e vet, se po vjedh me koncesionet dhe Rilindjen urbane, se po kërkon ta mbushë Shqipërinë me plehra nga jashtë pasi e ka dëndur me kanabis, se është i lidhur me kriminelët dhe trafikantët, se po kërkon të manipulojë zgjedhjet me polici dhe ta prishë Tiranën me Uashingtonin.
Po, po, rolet kanë ndryshuar aq shumë, sa Rama nuk mund të dalë më dhe të na premtojë formulën qesharake të sistemit që përmirëson njerëzit. Nëse vërtet do të kish qenë kështu, sot do duhet të pranonim se gjatë këtij mandati, Rilindja jo vetëm ka përkeqësuar LSI-në, por ajo ka telendisur edhe veten.
Por, në fakt, e vërteta është më e thjeshtë.
Në Shqipëri debati nëse fajin e ka njeriu apo sistemi, i ngjan përleshjes luksoze për seksin e ëngjejve.
Historia e dekadave të fundit na ka yshtur të besojmë në një mësim më praktik: se këtu peshku qelbet nga koka.
Dhe aq e vërtetë është një gjë e tillë sa më në fund atë e kuptoi edhe Lefteri i LSI-së.
Natyrisht, ai dhe ushtarët e tjerë të Metës, që po rendin për t?u shndëruar nga të akuzuar në akuzues, mund të paragjykohen në kryqëzatën e tyre parazgjedhore. Dikush mund të mendojnë se ata e bëjnë këtë në keqbesim dhe për interesa të pastra elektorale. Dikush tjetër mund t?i akuzojë si bashkëfajtorë për ato që kanë ndodhur gjatë këtij mandati.
Por, në fund të fundit kjo ka pak rëndësi.
Kryesorja është se pavarësisht nga qëllimet, ata po mundohen të krijojnë, para zgjedhjeve, një profil të kundërt nga Rama. Edhe ata e kanë kuptuar, se qoftë brenda, qoftë jashtë koalicionit, njësimi apo barabitja me Ramën, i bën më pis se ç?janë në sytë e publikut.
Prandaj të gjithë në kor, aktorët kryesorë të LSI-së po drejtojnë gishtin e akuzës nga Rilindja. Ata e ndjejnë, se sa më të distancuar prej saj, aq më pak kundërbojnë.
Dhe e gjithë kjo strategji, sado hipokrite qoftë, po noterizohet nga Rama. I kapur peng nga ankthi i zgjedhjeve, i dërrmuar nga aferat e njëpasnjëshme, i pafuqishëm për të luftuar krimin dhe drogën, ai nuk po gjen forcë t?i thotë ndal aleatve të tij. Ai është tredhur aq shumë, sa nuk ka më as fuqi ta vërë LSI-në përpara alternativës: heshtni ose largohuni. Ai thjeshtë është kapur mat, duke dëshmuar kështu, se nuk janë deklarata si ato të Lefterit që përdhosin qeverinë, por se ajo ka kohë që është qelbur nga koka.
Nga Arnold GrabockaKur ndiejmë një erë të keqe, një kutërbim...
Djali i atasheut shqiptar në Turqi, Razije Mehmeti, është ar...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, ka akuzuar kry...
Një tjetër i ri nga Korça ka rënë në pranga, pasi në banesën...
Qindra qytetarë tentojnë të korruptojnë punonjësit e policis...
Pronarët e dyqaneve të vjetra tek Pazari i ri në Tiranë, kan...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Gjirokastër, ...
Në një prononcim të shkurtër për mediat, bashkëshortja e Kle...
LSI dhe kreu i saj kohët e fundit ka ngritur tonet ndaj qeve...
Jo vetëm emisioni i Ermal Mamaqit, por edhe ai i Rudina Magj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një t...
Një 49 vjeçar është arrestuar, pasi i ka ofruar rryshfet për...
Në statusin e radhës në Facebook, kryeministri Rama ka postu...
Një i sëmurë mendor i cili ishte larguar nga banesa e tij, t...
Një shtetas i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 63 vjeçar, pasi me ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, përmes një statu...
Pas dy ditësh skadon afati për krijimin e qeverisë në Maqedo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Durrësit, k...
Në sajë të një operacioni të zhvilluar nga Seksioni Kundër N...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...