web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I drejtohet policisë pas humbjes së vëllait/ Gjendet i sëmuri mendor

28 Janar 2017, 10:46, Aktualitet CNA

Një i sëmurë mendor i cili ishte larguar nga banesa e tij, tashmë është gjetur nga ana e policisë së Durrësit. Ka qënë i vëllai i tij i cili i ishte drejtuar rajonit të policisë, pasi nuk dinte asgjë për fatin e tij.

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh dhe Komisariatin e Policisë  Durrës, më datë 27.01.2017, ora 09:00,  bënë të mundur gjetjen e shtetasit A.B., 31 vjeç, banues në Kavajë.

31 vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi në Komisariatin e Policisë Kavajë, më datë 26.01.2017, ora 09:30,  kishte bërë kallëzim vëllai i tij.

Vëllai i tij ka kallëzuar se  ishte larguar nga banesa shtetasi A.B., dhe është i sëmurë mendorë.

Shtetasi A.B., i’u dorëzua efektiveve të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga