web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Armë dhe drogë/Arrestohet pronari i lokalit në Korçë (Emri)

28 Janar 2017, 09:47, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka zbuluar dhe sekuestruar një sërë municionesh dhe lënde narkotike, si dhe ka arrestuar poseduesin e tyre. Mësohet se janë sekuestruar një armë zjarri, municione dhe lëndë të dyshuar narkotike.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Gjergji Panolli, 27 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri pistoletë tip ?TT?,
– Një krëhër me 2 fishekë, të cilat i zotëronte pa lejen e organeve përkatëse si edhe
– Një sasi prej 13 (trembëdhjetë) doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? ; ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga