SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Gazeta e përditshme Dita në një shkrim të gjatë të sajin informoi shqiptarët se madam ambasadorja Vlahutin ka blerë në Kompleksin e vilave Rolling Hills një vilë me vlerë 1 649 000 Euro, që do të shërbejë si rezidencë për ambasadorin e BE-së në Tiranë. Ky fakt i pa bërë publik më parë nga përfaqësia e BE-së në Tiranë (apo edhe nga vetë shefat në Bruksel të madam ambasadores Vlahutin) krijoi mjaft pështjellim në opinioinin publik shqiptar. Ambasadorja e BE-së, një nga zërat më të fuqishëm anti korrupsion e anti krim në Tiranë, tani e mbrapa do ta kishte rezidencën e saj në fshatin e të korruptuave, trafikantëve të drogës, gazetarëve gjobaxhinj apo edhe menaxherëve të prostitucionit (Sic!) Në mbrojtje të zgjedhjes së bërë nga madam ambasadorja Vlahutin dhe vartësit e saj për ta blerë vilën në këtë kompleks vilash dhe me një cmim prej mbi 1,6 milion e kusur eurosh (të taksapaguesve europianë) doli zëdhënsja e BE-së zj. Maja Kocijancic. Zëdhënsja në fjalë e konsideroi blerjen si të ligjshme dhe opsionin më të mirë për të blerë një ndërtesë, që do shërbejë si rezidencë për ambasadorin e BE-së në Tiranë. U duk se me kaq u mbyll ky telash për madam ambasadoren Vllahutin.
Ka shumë të ngjarë, që artikulli i Dita-s të jetë vetëm fillimi i telasheve për madam ambasadoren Vlahutin. Për të mbërritur në një konkluzion të tillë na ndihmojnë disa indicie.
Së pari:
Precedenti
Përsa i përket përzjerjes së burokratëve e përfaqësuesve diplomatikë të BE-së në akte korruptive edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë kemi disa precedentë. Kujtojmë këtu që pikërisht si rezultat i hetimeve të kryera për ndërtimin e selinë në Tiranë dhe në Nju Delhi (Indi) në mars 2007 përfunduan në pranga disa burokratë të BE-së si psh. Giancarlo Ciotti, Sergio Tricarico, biznesmeni Angelo Troiano etj. Në 1999 komisioneri francez Edith Cresson po ashtu përfundoi në pranga për korrupsion. Njësia antikorrupsion e BE-së, OLAF në vitin 2014 investigoi po në Shëqipëri një rast korrupsioni (shkelje të barazisë së shtetasve në tendera) në Projektin EURALIUS IV për një shumë prej 4 milion eurosh të fituara nga komania gjermane IRZ. Për koincidencë njëlloj se thuajse me të njejtat arsyetime dhe fjalor si zj. Kocijancic sot në vitin 2014 e përgënjeshtroi aferën korruptive një farë Clive Humbold, i cili atëhere ishte kreu i seksionit politik dhe ekonomik të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Së dyti
Atmosfera
Pas fitores së Presidentit Trump në Amerikë, dështimit të referendumit të Renzi-t në Itali, Brexit-it anglez në mbarë hapësirën e BE-së janë fuqizuar shumë zërat anti BE. Akuzat për një eurokraci, një burokraci të dhjamur e të korruptuar, që nga Brukseli plackit paratë e taksapaguesve europianë tashmë janë në rendin e ditës. Pikërisht ekzistenca e një fryme të tillë (gjithnjë e në rritje) e bën të pamundur, që skandali i vilës të Rolling Hills-it të mbyllet pa cak e pa bam. Për anti eurokratët kudo në BE dhe jashtë BE-së ky skandal ka ndodhur në momentin e duhur.
Së treti
Romana kokë turku!
Shefat e madam ambasadores Vlahuitin në Bruksel kanë shumë për të humbur materialisht dhe politkisht, nëse do të bëjnë bodigardin mediatik apo edhe burokratik të ambasadores së tyre në Tiranë. Nuk është cudi që një valë indinjate popullore e frymëzuar dhe e nxitur nga paratë e Putinit, nga tuiteri i Presidentit Trump nga politikanë të tillë në ngritje si Mari Lë Pen në Francë, Geert Ëilders në Holandë apo Udo Pastors në Gjermani ta shndërrojnë aferën Vlahutin në kalë betreje me pasoja rrënuese për burokracinë e BE-së. Në një rast të tillë fare mirë madam ambasadorja Vlahutin mund të shërbejë si kokë turku dhe t?i hidhet mbi kurriz mali i abuzimeve me paratë e taksapaguesve europianë të kryera nga kjo burokraci e Brukselit. Pra ?kokëkuqja? Vlahutin rrezikon të shndërrohet në ?kokë turku? për shkak të aferës ?Vila në Rolling Hills?
Së katërti
Globalizmi
Tashmë bota është shndërruar në një fshat global, ku rrjetet sociale si Tuiteri, Fejsbuku e Instagrami krahas mediave tradicionale patën rol të rëndësishëm për të groposur diktatorë të kalibrit të Gedafit, Ben Alisë apo dhe ?Faraonit? Mubarak, jo të mos i hanë kokën një copë madam ambasadoreje si Vlahutini i Tiranës. Mediat tradicionale po ashtu në këtë botë globale me siguri do ta shdnërrojnë aferën e vilës në një temë virale. Konkretisht:
Një skandal me personazh kryesor madam ambasadoren Vlahutin do të ishte për politikën dhe mediat serbe si shiu në misër. Për shkak të predispozicionit anti BE të shumicës së serbëve dhe për shkak të urrejtjes së tyre kundra Kroacisë dhe kroatëve, një skandal me një diplomate europiane, por kroate etnike do të kapte faqet e para dhe prime time në mediat e Serbisë, Malit të Zi, Republika Serbska-s dhe ndoshta Maqedonisë.
Mediat pranë së djathtës italiane dhe nostlagjikëve të kauzës së Istrias dhe Dalmacisë italiane me siguri do ta trajtonin në detaje historinë e ?Vilës Vlahutn? thjesht si një refleksion anti kroat dhe anti burkracisë së BE-së.
Mediat greke po ashtu me shumë dëshirë do ta bënin publik këtë skandal. Greqia prej 6 vitesh gjendet në krizë ekonomike të thellë. Burokracia europiane, që prej 6 vitesh ka vetëm një ultimatum për grekët: Thanas shtrëngo rripin(sipas titullit të famshëm të filmit komedi grek të viteve 80-të) Normalisht media greke dhe segmente anti BE dhe anti shqiptare të politikës greke do ta përdorin aferën e madam ambasadores Vlahutin për tu treguar grekëve të mjerë se nuk janë vetëm politikanët e pushtetarët grekë hajdutë, por edhe kolegët e tyre të Brukselit, madje mund të mbrojnë edhe tezën, që paratë e siguruara nga shtrëngimi i rripit të grekëve bëhen rrush e kumbulla për luks diplomatësh europianë si rasti i Rolling Hills-it në Tiranë!
Për Putinin dhe instrumentat mediatikë, politikë, diplomatikeëdhe të spiunazhit të Rusisë së re imperiale rasti Valahutin do të ishte pikërisht shembulli i duhur për tu bërë sa më publik, me qëllim që t?i shkaktojë sa më shumë telashe politikanëve tradicionalë europianë sidomos për shkak s, viti 2017 është vit zgjedhjesh në dy vende kyce të BE-së sic janë Franca dhe Gjermania.
Me të tillë forca e faktorë nuk ka zot në qiell e Kocijancic në tokë, që ta mbyllë aferën e madam ambasadores Vlahutin me vilën te Rolling Hills!
Së pesti
Faktori Shqiptar
Madam ambasadorja Vlahutin ka nënvlerësuar faktorin shqiptar. Personalisht e siguroj ambasadoren e nderuar se jo të gjithë gazetarët shqiptarë janë budallenj, zorraxhinj, gjobaxhinj, blerës vilash me cmim minimum 350 000 euro për koincidencë po në kompleksi Rolling Hills me paratë e Sorosit, të taksapaguesve amerikanë (USAID), të taksapaguesve europianë (Fondet e zyrës së madam ambasadores Vlahutin). Ka edhe gazetarë investigativë shqiptarë, që kanë dëshirën, vullnetin, takatin e trimërinë për t?i shkuar deri në fund meselesë së ?vilës Vlahutin?.
Gazeta Dita, deputetja denbabaden socialiste zj. Arta Dade dhe LSI-ja e Ilir Metës me siguri, ndërsa unë shkruaj këto rradhë kanë grumbulluar fakte e dokumente shtesë jo vetëm për aferën e ?viles Vlahitin?, por edhe për operacione me pasuri të patundshme të kryera në Shqipëri nga bashkëshorti i ambasadores së nderuar Vlahutin. Për të mësuar sesa të zot janë shqiptarët për të zbuluar sesi diplomatët e huaj bëhen pronarë pasurish të patundshme në Shqipëri madam ambasadorja Vlahutin bën mirë të pyesë Dr. Anna Pogi-n ish shefen e misionit Interforze të policisë italiane të stacionuar në Shqipëri. Aktualisht Dr. Pogi është trasferuar në Lubjanë, pasi në Shqipëri u bë me një vilë dhe me një fëmijë të birësuar pakëz si uma-uma sic thonë italianët!
Dolcis in fundis!
Nga Brukseli vinë kumte se zyra antikorrupsion e BE-së e quajtur OLAF në bazë të rregullores 883/12 ka nisur të shqyrtojë cdo të dhënë në lidhje me blerjen e vilës te Rolling Hills për rezidencë të Kreut të Misionit të BE-së në Tiranë. Ka të ngjarë që zyra OLAF po krahason cmimin e blerjes së ?Vilës Vlahutin?me sipërfaqe 345 metra dhe me cmim 1 649 000 euro me një vilë tjetër po në kompleksin Rolling Hills me sipërfaqe prej 392 metrash të nxjerrë në shitje me një cmim e theksojmë të negociueshëm prej 495 000 eurosh. Për më shumë mund të konsultohet linku, që pasqyron reklamën për shitje vile në kompleksin Rolling Hills https://njoftime.io/1135def228460e5d07c87f4c/shitet-vile-ne-tirane-kompleksi-i-vilave-rolling-hills-tirane-cmimi-495-000eur-total
Pra sipas zëdhënëses Kocijancic: ?Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/cmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së?? Pra sipas zëdhënëses një vilë në të njejtin kompleks, me të njejtën cilësi ndërtimi,me të njejtat parametra sigurie dhe në të njejtën largësi nga zyrat e Delegacionit të BE-së në Tiranë me ?Vilën Vlahutin? shitet me 1262 euro metri katror, ndërsa ?vila Vlahutin? u ble me 4745 euro metri katror.Po e lë në gjykimin e zonjave Vlahutin dhe Kocijancic të na shpjegojnë se nëpunësit e BE-së, që blenë vilën në fjalë sipas proverbit shiptar si frëngut pulën ishin budallenj apo ishin të korruptuar!
Sa për njohuri të burokratëve-diplomatë të Brukselit në Tiranë togfjalshi ?Palma Nova? bën që të bien zilet e alarmit për agjensitë ligjzbatuese të disa vendeve të BE-së. Vallë cfarë lidhje ka ky togfjalësh me ?Vilën Vlahutin??!
Nga GJERGJ THANASI
Deputeti i Libra, Ben Blushi, ka zbuluar sot se ku mendon që...
Njëqind vjet nga fillimi i Luftës së Parë Parë Botërore 61% ...
DSHP:Uji eshte i pasterNgricat në Tropojë nuk kanë sjellë ve...
Çfarë ka ndodhur mes Blushit dhe Metës në kohën e gjimnazit?...
Policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia di Financa kanë ...
Kreu i Partisë Demokratike udhëtoi disa ditë më parë drejt S...
Kryeministrja britanike, Theresa May takohet me Presidentin ...
Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast i tentativës pë...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njeriu që e ka promovuar ...
Lëkundje të fuqishme janë ndjerë para pak minutash në Berat....
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një k...
Kryetari i PD ka zhvilluar sot një vizitë në Berlin me Dr. H...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e News...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, tha sot në studion e News...
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me ...
Policia e Qarkut të Korçës ka pësuar disa ndryshime në nivel...
Partia Socialiste ka nisur një fushatë masive në rrjetet soc...
Një 18-vjeçare rrëfen momentet e tmerrit kur pronari i saj ...
Byroja Kombëtare e Kuvendit pritet të mblidhet gjatë së prem...
Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i grupit parla...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...