Video/ Përse u grindën Blushi-Meta në kohën e gjimnazit?
Çfarë ka ndodhur mes Blushit dhe Metës në kohën e gjimnazit?...
DSHP:Uji eshte i paster
Ngricat në Tropojë nuk kanë sjellë vetëm mungesë uji në Qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat përreth, por dhe helmim për shkak të ujit të kontaminuar. Shqetësimi është ngritur nga banorët, të cilët kanë përfunduar në spital dhe thonë se kjo ka ardhur për shkak të aktivizimit të pompave në rezervuarin e vjetër të Shoshanit, që sipas tyre ka shumë kohë pa u vënë në punë.
Pas shqetësimit të ngritur nga banorët ne shkuam në spitalin e Bajram Currit për të parë gjendjen nga afër. Gjatë bisedës me mjekun roje, Qemal Sinani, vihemi në dijeni se janë shënuar disa raste me të vjella dhe me dhimbje barku, ndonjëherë të shoqëruar me temperaturë. Sipas tij, pacientët ia hedhin fajin ujit të pijshëm. Po ashtu, e njëjta situatë pranohet edhe nga qendra shëndetësore. Pacienti Avdi Gosturani shprehet që është helmuar bashkë me dy fëmijët. Dyshimet i ka te uji i pijshëm. Sipas tij, edhe në stinën e verës, kur është hapur ujësjellësi i Shoshanit, atij i është helmuar vajza. Të njëjtën gjë e dyshon edhe Rifat Matoshi, fëmijët e të cilit kanë të njëjtat shenja.
Drejtoresha e spitalit, Naile Baliaj thotë se gjatë 48 orëve të fundit janë shënuar 18 raste. Ditën e parë janë shënuar 10 raste, 6 nga qyteti, 4 nga fshati, ndërsa ditën e dytë 8 raste të tjera, 6 nga qyteti dhe 2 nga fshati. Ajo thotë se ata janë ankuar për ujin e pijshëm, prandaj ka kërkuar të bëhen analizat. Të gjitha kanë të njëjtat simptoma, të vjella dhe dhimbje barku, por situata nuk është alarmante.
Pas gjendjes në spital dhe shqetësimit të ngritur si nga banorët ashtu dhe nga drejtoresha e spitalit, ne u interesuam pranë ujësjellësit. Autoritetet thonë se vërtetë është vënë në funksion Shoshani, por faji nuk është i tyre, por mund të jetë për shkak të depozitave të paklorifikuara në pallate. Bukurie Docaj, e autorizuar nga Ujësjellësi i Tropojës sqaron se duke qenë se ka shteruar depozita në ujësjellësin e Valbonës, për shkak të ngricave, janë detyruar të vënë në funksion atë të Shoshanit. Sipas tyre, ai i Shoshanit është vënë në funksion edhe para disa muajsh dhe nuk ka probleme. Sipas saj, ditën e vënies në funksion, uji është lënë i hapur për katër orë para se të futet në tubacionet që shpërndahen nëpër qytet, ndërkohë që rregullorja e ka dy orë. Po ashtu është klorifikuar në maksimum, me qëllim që të shmanget çdo problem. Por për shkak të ngricave dhe mungesës së ujit, problemi mund të ketë ardhur nga depozitat e pallateve, në të cilat ujësjellësi nuk mund të ndërhyjë. Ajo këmbëngul se edhe sipas analizave paraprake, uji është i pastër.
Për të mësuar më shumë mbi cilësinë e ujit, ne shkuam dhe pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, të cilët kanë nisur verifikimet e këtyre rasteve. Violeta Imeraj, përgjegjësja e higjienës në DRSHP thotë se shqetësimi është ngritur si nga spitali, po ashtu dhe nga banorët. Menjëherë është ngritur një grup pune, për dy ditë ka marrë mostra uji në zona të ndryshme të qytetit, si pranë banesave, ashtu dhe pranë institucioneve, shkollave kopshteve dhe janë dërguar në laborator për analiza. Analizat e para nuk tregojnë nivel të lartë bakterogjen, por duhen pritur konkluzionet përfundimtare që dalin të enjten.
Dy ditë mas marrjes së mostrave, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Tropojë ka nxjerrë analizat e ujit të pijshëm, për të cilin qytetarët dyshojnë se ka shkaktuar helmimin. Drejtori Avni Boshnjaku deklaroi për Fiks Fare se analizat fiziko-kimike dhe bakterologjike kanë dalë të pastra. Por, ai tha se nuk i lejohet të na i vejë në dispozicion këto analiza, ndërkohë që mbetet ende për t’u verifikuar se cili ka qenë shkaku i helmimit i të paktën 18 qytetarëve të paraqitur për trajtim në spitalin e Bajram Currit.
Çfarë ka ndodhur mes Blushit dhe Metës në kohën e gjimnazit?...
Policia e shtetit në bashkëpunim me Guardia di Financa kanë ...
Kreu i Partisë Demokratike udhëtoi disa ditë më parë drejt S...
Kryeministrja britanike, Theresa May takohet me Presidentin ...
Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast i tentativës pë...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njeriu që e ka promovuar ...
Lëkundje të fuqishme janë ndjerë para pak minutash në Berat....
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një k...
Kryetari i PD ka zhvilluar sot një vizitë në Berlin me Dr. H...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e News...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, tha sot në studion e News...
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me ...
Policia e Qarkut të Korçës ka pësuar disa ndryshime në nivel...
Partia Socialiste ka nisur një fushatë masive në rrjetet soc...
Një 18-vjeçare rrëfen momentet e tmerrit kur pronari i saj ...
Byroja Kombëtare e Kuvendit pritet të mblidhet gjatë së prem...
Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i grupit parla...
Të dobësohesh në një kohë të shkurtër është kthyer në një tr...
Pavarësia e drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit, respektim...
Diçka po ndryshon në sferën e gjeostrategjike. Për herë të p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...