PDIU: Greqia nuk pranon identitetin ndryshe të shtetasve të saj
PDIU ka dënuar reagimin e qeverisë greke ndaj rekrutëve shqi...
Ka përfunduar sot rishikimi i nëntë dhe i dhjetë i programit të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një program i suksesshëm, sikurse e kanë vlerësuar palët në Konferencën e Përbashkët për shtyp në fund të bisedimeve.
?Gjatë këtyre tre viteve programi me FMN ka qenë një nxitës i rëndësishëm për të gjithë programin qeveritar dhe sidomos për reformat në fushën e financave publike, të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë tejet të rëndësishme si për aspiratat integruese të vendit, ashtu edhe për modelin tonë të rritjes ekonomike.
Për të tretin vit radhazi kemi konsoliduar rritjen ekonomike. Rikonfirmojmë projeksionet për mbylljen e vitit 2016 me një rritje prej 3.4% të PBB, me një përshpejtim në krahasim me rritjen me të ulët që nga viti ?97, prej 1% në vitin 2013. Rritja reflekton kryesisht rritjen e kërkesës së brendshme, si konsumin final ashtu dhe investimet totale në ekonomi?, theksoi Ministri Ahmetaj i cili, duke përmendur arritjet e programit, veçoi reformën për konsolidimin fiskal, në kuadër të së cilës edhe strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe reformat strukturore të ndërmarra në sektorët kyçe të ekonomisë.
?Falë zbatimit të një politike të kujdesshme fiskale u bë e mundur që në vitin 2017 të synojmë një balancë primare, më pozitivja në 25 vite prej +0.7% e PBB, nga një deficit primar prej -1.7% e PBB në vitin 2013.
Kjo politikë e kujdesshme fiskale ka mundësuar një deficit të përgjithshëm prej 2%, gjithashtu më i ulëti në 25 vite apo ndjeshëm më i ulët se ai i vitit 2013 kur shënonte 5%, duke sjellë një reduktim të borxhit nga 70.4% në vitin 2013 në 68.9% në vitin 2017.
Viti 2016 ishte viti i parë pas shumë e shumë vitesh kur borxhi fillon trajektoren e vet rënëse. Ndërkohë prespektiva për reduktimin e ndjeshëm të borxhit publik në vijimësi është vënë në një shtrat të konsoliduar. Vetëm në dy vitet e fundit, 2016 dhe 2017, borxhi publik reduktohet me rreth 4% e PBB?, u shpreh Ministri.
Për Shefen e Misionit të FMN, znj.Anita Tuladhar, programi e ka vendosur ekonominë shqiptare në rrugën drejt financave publike solide, stabilitetit financar dhe rimëkëmbjes ekonomike.
?Ekipi i FMN-së parashikon fuqizim të ekonomisë. Rritja e PBB-së pritet të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja të direkte të lidhura me energjetikën dhe te një rritje e kërkesës së brendshme. Vitin që shkoi inflacioni mesatar arriti 1,3 për qind, në përputhje me kërkesën e brendshme në rritje, si dhe pritet të vijojë të rritet gradualisht derisa të arrijë normën e synuar prej 3 për qind në vitin 2018?, tha znj Tuladhar e cila gjithashtu e vuri theksin tek rëndësia e vazhdimit të reformave.
?Me mbylljen e programit, do të jetë thelbësore që Shqipëria të angazhohet për vazhdimin e reformave ekonomike, të cilat janë me rëndësi jetike për rritjen e besimit, nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e perspektivës për rritje?.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se: ?Perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, por garantimi i saj do të vazhdojë të kërkojë ndjekjen e politikave të kujdesshme ekonomike dhe ndërmarrjen e reformave të mëtejshme strukturore. Këto politika dhe reforma duhet të jenë, në thelb, një vazhdim i filozofisë që ka udhëhequr nismat dhe hapat që kemi ndërmarrë gjatë tre viteve të fundit”. /CityNews/
PDIU ka dënuar reagimin e qeverisë greke ndaj rekrutëve shqi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një u...
Një konflikt për shkaqe pronësie ka përfshirë në një sherr t...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një deklaratë për me...
Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur pak çaste më par...
“Votimi elektronik është thelbësor për zgjedhje të lira, të ...
Një tjetër rast dhune është evidentuar nga ana e policisë, n...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, foli për proble...
Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (PPE), e ci...
Nga ana e specialistëve të policisë Durrës, ka nisur procedi...
Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar ashpër pas skandalit të pu...
Një 62 vjeçar është kapur nga blutë e Krujës, pasi ka tentua...
Në Itali është rrëzuar një helikopter shpëtimi me 6 persona ...
Dy analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati disa ditë më par...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimi...
Një shtetas është shpallur në kërkim, pasi ka shtënë me armë...
Burri i cili tentoi të hidhej nga oxhaku i Rafinerisë, Agim ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen e radh...
Policia e Shkodrës ka kapur në flagrancë një shtetas, i cili...
Detaje tronditëse janë përcjellë në lidhje me abuzimin seksu...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...