“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e znj Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 18-24 janar 2017, për të zhvilluar diskutime për shqyrtimin e nëntë dhe të dhjetë të Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF) për Shqipërinë.
Në përfundim të vizitës, znj Tuladhar mbajti këtë deklaratë: ?Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet e Shqipërisë, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e nëntë dhe të dhjetë të EFF-së.
Misioni diskutoi edhe për prioritetet e politikave në kuadër të Monitorimit pas Programit. Programi ekonomik vazhdon të ecë sipas planit dhe i ka arritur objektivat bazë të korrigjimit të çekuilibrave të mëdhenj makroekonomikë dhe të fuqizimit të rritjes ekonomike.
Janë përmbushur shumica e objektivave të synuar sasiorë. Pavarësisht nga disa vonesa, është arritur një progres përgjithësisht i mirë në vënien në zbatim të reformave strukturore.
?Programi e ka vendosur ekonominë shqiptare në rrugën drejt financave publike solide, stabilitetit financar dhe rimëkëmbjes ekonomike. Me mbylljen e programit, do të jetë thelbësore që Shqipëria të angazhohet për vazhdimin e reformave ekonomike. Këto reforma janë me rëndësi jetike për rritjen e besimit, nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e perspektivës për rritje.
Rekomandimi me kusht i kohëve të fundit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE shënon një moment të rëndësishëm, sepse njeh angazhimin e autoriteteve në këtë proces të reformave. ?Ekipi i FMN-së parashikon fuqizim të ekonomisë.
Rritja e PBB-së pritet të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja të direkte të lidhura me energjetikën dhe te një rritje e kërkesës së brendshme.
Vitin që shkoi inflacioni mesatar arriti 1,3 për qind, në përputhje me kërkesën e brendshme në rritje, si dhe pritet të vijojë të rritet gradualisht derisa të arrijë normën e synuar prej 3 për qind në vitin 2018. Defiçiti i llogarisë korrente pritet të zgjerohet për shkak të nivelit të lartë të importeve që nevojiten për projektet e sektorit energjetik, nga rreth 12 për qind e PBB-së në 13,5 për qind e PBB-së në 2017-2018.
?Të dhënat paraprake tregojnë se buxheti i vitit 2016 ka arritur një balancë primare pozitive, diçka më pak se niveli i programuar. Të ardhurat ishin nën plan, kryesisht për shkak të rënies së arkëtimeve nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ndërsa realizimi i shpenzimeve u përmirësua ndjeshëm me afrimin e fundit të vitit. Borxhi publik ka filluar rënien, por mbetet i lartë në nivelin mbi 70 për qind të PBB-së. Për të arritur objektivin afatmesëm për borxhin, autoritetet kanë rënë dakord të synojnë arritjen e një balance primare prej 0,7 për qind të PBB-së në buxhetin e vitit 2017, si edhe të kursejnë të ardhurat e njëhershme të paplanifikuara në buxhet, prej rreth 0,5 për qind të PBB-së.
?Qëndrimi për një politike monetare akomoduese nga ana e Bankës së Shqipërisë është i duhur dhe përputhet me objektivin e saj për stabilitetin e çmimeve. Sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar mirë. Kredia për individët po e rimerr veten, por stoku i kredive nën standard, që vijon të jetë i lartë në nivelin mbi 20 për qind të kredive, po frenon huadhënien për bizneset.
Me rëndësi parësore për zgjidhjen e kredive nën standard është zbatimi i ligjit për falimentin, dhe ligjit për përmbaruesit privatë. ?Sa i takon së ardhmes, rekomandohen këto prioritete: të vijohet zgjerimi i të ardhurave për të fuqizuar financat publike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë në kohë të borxhit; të ulet niveli i kredive nën standard për të fuqizuar stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rimëkëmbjen e huadhënies; dhe të çohen përpara reformat strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit.
Në këto fusha është arritur progres i rëndësishëm por nevojitet të punohet më tej për t?i çimentuar këto arritje. Në këtë aspekt, objektiva të rëndësishëm mbeten fuqizimi i administratës tatimore, zgjerimi i bazës tatimore dhe zbatimi i një tatimi mbi pronën me bazë vlerën. Përmirësimi i drejtimit financiar publik do të ndihmojë në sigurimin e shpenzimeve publike më efikase dhe në mbajtjen në kontroll të detyrimeve të prapambetura.
Nevojitet një zbatim i shpejtë i strategjisë për zgjidhjen e kredive nën standard për të fuqizuar huadhënien për sektorin privat. Për të rritur aftësinë konkurruese me rëndësi kritike do të jenë reformat strukturore për përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit, zgjidhjen e mangësive infrastrukturore dhe rritjen e kualifikimit të krahut të punës. ?Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë për shqyrtimin e nëntë dhe të dhjetë në shkurt 2017. Aprovimi i shqyrtimit do të mundësonte lëvrimin e 57.28 milion SDR (rreth 72.4 milion euro). Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014. /CityNews/
Një shtetas është shpallur në kërkim, pasi ka shtënë me armë...
Burri i cili tentoi të hidhej nga oxhaku i Rafinerisë, Agim ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen e radh...
Policia e Shkodrës ka kapur në flagrancë një shtetas, i cili...
Detaje tronditëse janë përcjellë në lidhje me abuzimin seksu...
Një shtetas i cili ka kryer veprime të turpshme me dy të mit...
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, sulmoi k...
Një pako me lëndë plasëse është gjetur sot në katin e pestë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbyll programin 3-vjeçar të...
Uniformat blu të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një 41...
Kandidatët për Avokat Populli do të zhvillojnë nesër seancat...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar në rrugën “Kajo K...
Për shkak të punimeve në rrjet, Gjirokastra prej orëve të pa...
Blutë e Tiranës kanë vënë në prang një 39 vjecar, pasi ai a...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me krerët e ...
Një vendim befasues vjen nga Britania e Madhe për procesin e...
Kosova dhe Serbia pritet të zhvillojnë sot fazën e fundit të...
Akademiku Artan Fuga ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Ram...
Qytetarët në mbarë Shqipërinë vijojnë t’i përgjigjen thirrje...
Dje në emisionin Top Story si deputet apo si gazetar sqarove...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...