Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Ka lançu PD-ja një opsion online “Propozo deputetin tënd”. Siç e do zakoni në kësi rastesh, yrysh të rinjt duke kapur njerëz e duke kërkuar t’i propozojnë për deputetë. Po mendoja, ja, do shkojnë, do deputetërohen 25-26-27-28 apo 30 vjeçarët tanë por, çdo bëjnë atje? Kuvendi mban sovranitetin e kombit – shkruan Kushtetuta. Barrë e randë për të rinj që kanë mbajtur vetëm shokun e dehur teksa dilnin nga diskoteka apo skanë mbajtur asgjë.
Në çkomision do të marrin pjesë njerëzit pa karrierë shtetnore/administraive e që skanë pasë mjaftueshëm kohë jetësore as për tu formuar për vete? Të sigurisë? Të ligjeve? Të medias? Arsimit? Ekonomisë e tregtisë? Po si mund të shkosh këtu pa disa dije, pa një karrierë nga mbrapa (karrierë që skemi pasë kohë jetësore për ta ndërtuar)? Përfaqësimi është më shumë se kaq, sigurisht, mund të jesh popullor dhe mban qëndrimin e popullit në Kuvend. Ngase Kuvendi ka një detyrë kryesore që e kemi harruar: Mbrojtjen e lirive kushtetuese. Do duhet të përplasesh me pushtetet e tjera, qeverinë (se ajo i shkel të drejtat) e cila mund të qëllojë jetë qeveria jote. Lypset pavarësi ekonomike, politike, dituri e madhe, vetbesim dhe shkallë eprore e ndërgjegjies kombëtare për të mos e lanë qeverinë me u sjellë si pushtuese. A do të kenë kurajën për ta bërë?
Pa paragjykim, se besoj në ketë stad jete, aq më tepër kur ngjitesh atje vetëm në saj të kryetarit të partisë dhe tek ai e var ekzistencën. Tashti, nuk dua që askush të shtrëmbërojë buzët teksa e lexon ketë shkrim. Nuk dyshoj tek dëshira e mirë dhe qëllimi i sinqertë i shkumkujt por, vendi ka nevojë për pak më shumë se kaq. Unë që po shkruaj jam vetë 27 vjeç e pragmatikisht mund të më interesojë kjo metodë, ku gjen njerëz për të t’propozuar. Plus, mendime të tilla nuk janë me interes të shprehen sepse bashkëmoshatarët mund të të shohin me inat pse iu dekurajon andrrën. Mirpo duhen thanë disa të vërteta. Republika jonë ka degraduar në republikë kryetarësh.
Kryetari emëron deputetë, thjesht sepse nuk ka mundësi fizike të jetë njëkohësisht në 140 vende. Deputetët rrinë dhe ngrenë kartonin. Këtu na ka pru tradita autokrate dhe modeli i ekonomisë që kemi ndërtuar këto dekada. Eshtë sa faj aq edhe fatkeqsi. PD-ja bën mirë që lançon opsione të tilla, sepse mat diçka. Por a duhet të vetpërligjemi ne duke thënë se ata që janë atje nuk janë më të mirë se ne, ndaj duhet të bëhemi edhe ne? Ne jemi demokratë, duhet të kemi kthjelltësi. Nuk duhet të shohim si të përfitojmë prej dobësive të sistemit, të gjejmë ndonjë llajkë hequr e të futemi por, duhet të rikonfigurojmë e rikonceptojmë sistemin.
Një sistem që lejon sipërmarrjen ekonomike të performojë, se mjaft ma shqiptarët të varfër dhe, një sistem që lejon njeriun të shpërfaqë talentin, se mjaft ma njerëz të talentuar që shuhen në harresë si qiriu në një kasolle fshati, pa pasë mundësinë për ta interpretuar talentin përkatës. Por kjo nuk arrihet pa armë. Dhe armët janë dija, përvoja, guximi, vetbesimi për t’iu kundërvu skileteve që pengojnë dhe, qartësia ideologjke mbi panoramën se si duhet të jetë një vend i lirë. Jo rreshtimi në rreshtin e kokulurve atje. Ndaj, le të shkojmë në stërvitje, mandej në luftë. Se pa stërvitje, do jemi thjesht numra./ Indrid Vokshi
Nga Kastriot DervishiSot po publikoj një dokument tjetër që ...
Presidenti Donald Trump të martën nënshkroi urdhërin ekzekut...
Pasi kanë kaluar rreth 5 muaj nga vrasja e pabesë e të ndjer...
Abonetë e studentëve, që shiten me çmim të reduktuar për kët...
Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim profesi...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njof...
Emisioni Investigativ “Stop” denoncoi dje vjedhjen e 150 mil...
Jo drejtpërdrejt. Krimea është shumëfish më e rëndësishme se...
Punësimi i militantëve partiak në Shqipëri mbetet një nga pr...
Bashkia Mat: DAP e ka verifikuar dhe nuk ka marrë masa. DAP:...
Policia Kufitare e Korçës nisi procedimin penal për shtetasi...
Citynews ka mundur të sigurojë emrin e kryetarit të njësisë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë sot nj...
Nga Arian GaldiniEdhe ne qofshin lutur te paret tane per ne ...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të publikojë sot kryeta...
Një aksident është shënuar gjatë pasdites së sotme, në aksin...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të zbulojë sot emrin e nj...
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë njofton publ...
Ndoqa me neveri emisioni “Stop” ku nje qytetar denonconte is...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mori...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...