“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Jo drejtpërdrejt. Krimea është shumëfish më e rëndësishme se Kosova, në çdo pikëpamje, kështu që SHBA nuk mund të bëjë një marrëveshje të tillë, që të përfitojë njohjen nga Rusia të pavarësisë së Kosovës, duke dhënë, në këmbim, miratimin për aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Krimea ka një pozitë gjeopolitike shumë më të rëndësishme se Kosova. Me anë të zotërimit të Krimesë, Rusia jo vetëm rrit shumë daljen e saj në Detin e Zi, por kontrollon praktikisht daljen e Ukrainës në të vetmin det. Gjithashtu, Krimea është rreth tre herë më e madhe se Kosova si sipërfaqe, 26.100 km².
Përveç kësaj, kur është fjala për njohjen nga ana e Perëndimit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, kjo është një pako që përfshin dhe dy territoret e tjerë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë dhe që janë emërtuar Republika e Donjeckut dhe Republika e Luganskut. Të dyja së bashku kanë 16.890 km². Së bashku me Krimenë kanë 43.000 km², që do të thotë katër herë më shumë se Kosova.
Kështu që këmbimimi i Krimesë me Kosovën mund të jetë pikënisja e një marrëveshjeje më të madhe, por jo vetë marrëveshja në tërësi. Të dy palët, SHBA dhe Rusia, duhet të mendojnë për kompensimin e aleatëve të tyre, që do të mbeten të pakënaqur, Ukrainës dhe Serbisë. Në rast se kryhet marrëveshja e mësipërme, Serbia do të kompensohet duke marrë Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës dhe Kosovën Veriore. Por Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës tani nuk ka vazhdimësi territoriale, për shkak të regjionit të Brçkos, me shumicë boshnjake, që e ndërpret atë. Prandaj do të lindë nevoja e një ndreqjeje të kufijve, me të cilën Republika Serbe do të marrë Brçkon, pjesërisht ose tërësisht me të 402 km² të territorit të saj dhe boshnjakët do të kompensohen diku tjetër.
Por nëse Serbia anekson Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, Kroacia nuk mund të ndalohet të bëjë të njëjtën gjë me territoret kroate atje. Në këtë rast do të shpërbëhet Federata Kroato-Muslimane e Bosnjë-Herzegovinës, e krijuar në Dayton. Do të lindë nevoja e krijimit të një shteti të pavarur boshnjak. Bosnjë-Herzegovina do të shpërbëhet. Me këtë rast Serbia e sotme gjithashtu do të preket, për dy arsye.
Së pari, nëse Serbia merr Kosovën Veriore (katër komunat serbe me 1005 km²), atëherë Kosova duhet të kompensohet për këtë humbje, duke marrë territore në Luginën e Preshevës. Kjo bëhet edhe më e pashmangshme, sepse me shpërbërjen e Bosnjë-Herzegovinës, nuk mund të mbetet jashtë ndryshimeve në hartë Sanxhaku, që gjendet në Serbi (4505 km²) dhe Malin e Zi (3898 km²). Sanxhaku me këtë rast do t? i bashkohet shtetit të pavarur boshnjak.
Si kompensim për marrjen e Brçkos, Serbia do të japë një korridor për lidhjen e Sanxhakut me Sarajevën në pikën më të ngushtë të territorit të ish-Republikës Serbe të Bosnjës-Herzegovinës, në juglindje të saj. Për të siguruar lidhjen e skajit juglindor të ish-Republikës Serbe të Bosnjë-Herzegovinës me pjesën tjetër të territoreve serbe, do të ndërtohen disa mbikalime mbi këtë korridor. Si rrjedhim do të krijohet një shtet boshnjak me sipërfaqe 20 mijë km² ku do të banojnë dy milion muslimanë.
Popullsia serbe e Malit të Zi (rreth një e treta e popullsisë së vendit) do të kërkojë natyrshëm bashkim me Serbinë, nëpërmjet territorit të ish-Republikës Serbe të Bosnjë-Herzegovinës. Trevat shqiptare të Malit të Zi, do t? i bashkohen Shqipërisë. Mali i Zi do të reduktohet në një shtet me më pak se gjysmën e territorit që ka sot. Por që të përshtaten realitetet etnike me ato të kufijve të rinj, duhet të ndodhë një konflikt i ri etnik.
Në këto rrethana të reja gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, nuk mund të shpëtojë pa u prekur edhe Maqedonia. Nacionalizmi maqedon, që në prejardhjen e tij është nacionalizëm bullgar, do të kërkojë që territoret me shumicë sllave të Maqedonisë t? i bashkohen Bullgarisë. E njëjta gjë do të kërkohet dhe në Bullgari. Ndarja e Maqedonisë do të bëhet e pashmangshme. Por që të përshtaten realitetet etnike me ato të kufijve të rinj, duhet të ndodhë një konflikt i ri etnik edhe këtu.
Ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor, do të çojnë, qoftë edhe për inerci te krijimi i shtetit të bashkuar kombëtar shqiptar. Shteti i zmadhuar Shqiptar do të ketë kufij të përbashkët me shtetin e ri boshnjak, në territorin e Kosovës së sotme, por edhe të Shqipërisë së sotme. Kjo do të favorizojë aspiratat për Khalifatin e Ballkanit të islamikëve shqiptarë dhe boshnjakë, të cilët të tubuar në dy shtete të zmadhuar do të ndjehen më të fuqishëm.
Në këtë proces regjional të ndryshimit të kufijve Shqipëria nuk mund të shpëtojë pa u prekur. Greqia do të marrë diçka në Jug, Dropullin dhe Vurgun.
E tillë do të jetë spiralja e ndryshimeve gjeopolitike, përkatësisht ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, që ka si zanafillë një marrëveshje amerikano-ruse për Krimenë dhe Kosovën.
Punësimi i militantëve partiak në Shqipëri mbetet një nga pr...
Bashkia Mat: DAP e ka verifikuar dhe nuk ka marrë masa. DAP:...
Policia Kufitare e Korçës nisi procedimin penal për shtetasi...
Citynews ka mundur të sigurojë emrin e kryetarit të njësisë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë sot nj...
Nga Arian GaldiniEdhe ne qofshin lutur te paret tane per ne ...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të publikojë sot kryeta...
Një aksident është shënuar gjatë pasdites së sotme, në aksin...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të zbulojë sot emrin e nj...
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë njofton publ...
Ndoqa me neveri emisioni “Stop” ku nje qytetar denonconte is...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mori...
Pas lajmit për lirimin e pilotit italian Guido Gudi, për të ...
Në sajë të operacionit të koduar “East”, policia e Vlorës ka...
Gjykata e krimeve të rënda caktoi masën e sigurisë garanci p...
Qeveria shqiptare nuk po përmbush angazhimin për të mos krij...
Gjatë mesditës, një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua...
Ka përfunduar sot rishikimi i nëntë dhe i dhjetë i programit...
PDIU ka dënuar reagimin e qeverisë greke ndaj rekrutëve shqi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një u...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...