Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Bashkia Mat: DAP e ka verifikuar dhe nuk ka marrë masa. DAP: Të largohet nga detyra
Kryetari i Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza, rezulton i dënuar për korrupsion pasiv. Megjithatë, ai vazhdon të mbajë detyrën publike, pavarësisht se ligji i Dekriminalizimit, i cili ka hyrë në fuqi prej më shumë se një viti, ia ndalon një gjë të tillë. Në emisionin investigativ Fiks Fare mbërritën disa informacione se z.Miza është i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Lartë. Gazetarët shkuan në Ulëz dhe verifikuan fillimisht nëse personi në fjalë ishte apo jo kryetar i kësaj njësie.
Një nga punonjëset e gjendjes civile u thotë ekipit të Fiksit se kryetar është pikërisht z.Miza. Më pas, Fiksi siguroi një vendim të Gjykatës së Lartë të datës 31 janar 2013, ku thuhet se z.Miza është shpallur fajtor në vitin 2008 nga Gjykata e Lezhës dhe Apeli i Shkodrës e ka lënë në fuqi në vitin 2010. Rezulton se Artan Miza është arrestuar në fund të vitit 2007 me akuzën ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, neni 259 i Kodit Penal, në kohën kur ishte Drejtor i Shërbimit Pyjor Mirditë.
Sipas gjykatës, ai është denoncuar nga një person. “I gjykuari Artan Miza i ka thënë kallëzuesit se do t?i jepte një zone prej 2000 m2 të miratuar nga Ministria, por për të miratuar këtë zonë duhen lekë. I pyetur nga kallëzuesi, i gjykuari Artan i është përgjigjur se i duhen 1.000.000 (një milion) lekë sepse do t?i jepte kafe ministrit për të nxjerrë këtë zonë në ankand” thuhet në vendimin e gjykatës.
Ndërkohë, Artan Miza është emëruar kryetar i Njësisë Administrative Ulëz në vjeshtën e vitit 2015, pas zgjedhjeve vendore. Nga ana tjetër, në fund të vitit 2015, Kuvendi miratoi ligjin e ashtuquajtur “dekriminalizimi”. Në këtë ligj, në nenin 2, thuhet se ndalohet të kandidojnë ose të zgjidhen në një funksion të lartë publik, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, ndër të tjera edhe për veprën penale të korrupsionit pasiv, neni 259 i Kodit Penal.
Gazetarët e Fiksit tentuan të intervistojnë edhe kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza. Ai tha se ka bërë aplikimin te Vetingu dhe pret përgjigje. Fiksi i bëri me dije z.Miza se është person i dënuar me vendim të formës së prerë. “Po, e kam mbaruar, e kam kryer, kam bërë procedurat e mia. Kam aplikuar si çdo zyrtar te kryeministria, që është ai ligji që nxori Parlamenti dhe tashti pres përgjigje. Mua nuk më kap me Kod Penal, se janë ato përplasjet Kushtetuese që ndodhën dhe pres përgjigje që do të vijë edhe… Dekriminalizimi pra, kjo është” thotë Artan Miza. Më tej shton se “pse e bëmë aplikimin te ligji i Dekriminalizimit, që ata të nxjerrin të gjitha të dhënat që ky duhet të punoj apo s’duhet të punoj. Unë pres përgjigje”.
Fiks Fare pyeti Gëzim Pashën, drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat. Thotë se Bashkia nuk kishte vendim gjykate dhe se z. Miza ka dorëzuar Dëshminë e Penalitetit. Sipas tij, Artan Miza ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe e ka dorëzuar, por bashkia nuk kishte kopje fizike të këtij formulari. “Sipas ligjit, Bashkia Mat, nuk kontrollon këto formularë, por ligji ia ngarkon Departamentit të Administratës Publike. Z.Artan Miza po pret përgjigje, ndërsa DAP-i i ka kthyer përgjigje Bashkisë, por vetëm për një person tjetër” thotë Pasha. Më tej shton se ligji i dekriminalizimit e kap z.Artan Miza, pra nuk e lejon që të mbajë një post të lartë publik, por verifikimi në këtë rast bëhet nga DAP-i dhe jo nga Bashkia e Matit. “I takon DAP-it. Mirë apo keq, i takon atyre” përfundon ai.
Fiks Fare i dërgoi një kërkesë zyrtare Departamentit të Administratës Publike për kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz. Kërkuam një informacion nëse z.Artan Miza preket apo jo nga ligji me numër 138 i vitit 2015. “Organi përgjegjës DAP ka kryer verifikimin paraprak të të dhënave të deklaruara në formularin e z. Miza. Nga informacioni i dërguar nga organet e përcaktuara, rezulton se z. Miza është subjekt i cili përfshihet në sferën e ndalimeve të parashikuara të ligjit nr. 138 i vitit 2015 dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit zgjat 20 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë. Organi përgjegjës DAP, ka përcjellë zyrtarisht pranë Bashkisë Mat të dhënat e konstatuara nga verifikimi paraprak për z. Miza, si dhe i ka kërkuar marrjen e masës së lirimit nga funksioni publik për këtë subjekt” është përgjigjja nga drejtoresha Albana Koçiu. Sipas saj, në ligjin e qeverisjes vendore parashikohet se administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Pra, në këtë rast, është Bashkia Mat që duhet të marrë një vendim.
Policia Kufitare e Korçës nisi procedimin penal për shtetasi...
Citynews ka mundur të sigurojë emrin e kryetarit të njësisë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë sot nj...
Nga Arian GaldiniEdhe ne qofshin lutur te paret tane per ne ...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” do të publikojë sot kryeta...
Një aksident është shënuar gjatë pasdites së sotme, në aksin...
Emisioni investigativ Fiks Fare do të zbulojë sot emrin e nj...
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë njofton publ...
Ndoqa me neveri emisioni “Stop” ku nje qytetar denonconte is...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, mori...
Pas lajmit për lirimin e pilotit italian Guido Gudi, për të ...
Në sajë të operacionit të koduar “East”, policia e Vlorës ka...
Gjykata e krimeve të rënda caktoi masën e sigurisë garanci p...
Qeveria shqiptare nuk po përmbush angazhimin për të mos krij...
Gjatë mesditës, një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua...
Ka përfunduar sot rishikimi i nëntë dhe i dhjetë i programit...
PDIU ka dënuar reagimin e qeverisë greke ndaj rekrutëve shqi...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një u...
Një konflikt për shkaqe pronësie ka përfshirë në një sherr t...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një deklaratë për me...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...