Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Sot, Citynews nëpërmjet dokumenteve zyrtare, kontratës së shitjes, ekstraktit të QKR-së dhe vetë-deklarimit të pasurive denoncoi publikisht faktin se në pranverën e vitit 2015, bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza kishte blerë aksione në një bankë private në shumën 1.13 miliardë lekë.
Materiali ishte i konfirmuar nga të paktën 3 burime, dy prej të cilave institucione dhe një kontratë noteriale. Pra, QKR, deklarimi i pasurive dhe akti i firmosur dhe vulosur i blerjes së aksioneve. Tre burime janë të mjaftueshme për çdo gazetar, jo për Rilindasin Peza.
Në asnjë rast nuk ka dashakeqësi ndaj deputetit apo ndaj ish-gazetarit, por janë publikuar dokumente të pakontestueshëm që tregojnë dhe vërtetojnë atë që Peza e pranon publikisht, blerjen e aksioneve.
Ndoshta të gjithë gazetarët me punën e tyre të marrë së bashku nuk kanë pasuri apo depozita, të ardhura sa qindra milionët e Alfred Pezës, i cili për të justifikuar tregoi një dokument që në fakt nuk mohon në asnjë rast blerjen e aksioneve në një bankë.
Zoti Peza në deklarimin e pasurisë në vitin 2013, sipas Open Data Albania ku është publikuar dokumenti, rezulton të ketë rreth 200 milionë lekë të vjetra. Me një shpejtësi marramendësi sipas dokumentit të publikuar prej tij, në vitin 2014, pra vetëm brenda një viti, depozitat e bashkëshortes shkojnë rreth 900 milionë lekë.
Këto 900 milionë lekë dhe pasuria e deklaruar prej tij në vitin 2013 bëjnë që zoti Peza të gjithë këto para ti ketë përdorur për të blerë aksione në bankën private Credins në shumën 1.13 milionë lekë, blerje e kryer në pranverën e vitit 2015.
Një e vërtetë e padiskutueshme sipas dokumenteve që i ka publikuar Citynews, por edhe asaj letre të printuar që zoti Peza publikoi sot në mbrëmje.
Citynews në asnjë rast, në asnjë fjalë nuk ka aluduar apo akuzuar zotin Peza apo bashkëshorten e tij se ku i gjetën qindra
mijëra eurot për blerjen e aksioneve në bankë, por thjeshtë në mënyrë profesionale dhe të paanshme ka publikuar dokumentet zyrtare.
Pasuria dhe depozitat duket të jenë marramendëse, shuma të mëdha parash, të cilat si të ardhura ndoshta do ti kishte zili edhe një biznesmen me aktivitet të madh tregtar. Janë jo pak, por 1.13 miliardë lekë, blerje aksionesh, 18 muaj pasi zoti Peza kishte deklaruar pasurinë si deputet, një pasuri e shtuar brenda një viti me rreth 900 milionë lekë. Të ardhurat që si gazetar apo drejtues mediash ai nuk do ti fitonte në disa dekada punë, Peza dhe bashkëshortja e tij i sigurojnë për 18 muaj.
Këtë nuk e themi ne, këtë e thonë dokumentet dhe e pranon vetë deputeti Peza.
Citynews ka deklaruar të vërtetën dhe do të vazhdojë ta bëjë atë për Alfred Pezën, politikan apo gazetar. Ky i dyti fatkeqësisht duket se ka ?vdekur? tek ish kolegu deputet që rrogën vjetore si deputet e ka 10 herë më të vogël se sa të ardhurat dhe kursimet që ka krijuar në 18 muaj.
Gazetari Peza ka ?vdekur? ditën kur premtoi se do ndërtonte stadiumin e Peqinit dhe do ta binjakëzonte atë me Lazion. ?Vdiq? vërtet një gazetar ditën që u fut në politikë dhe u bë deputet, por pa mbushur dy vjet si i tillë lindi aksioneri me 1% në bankën Credins që sipas aktit noterial vlen 1.13 miliardë lekë, shumë e cila në fakt është një pasuri që gazetari nuk mund ta sigurojë, as si këshilltar i ministrit, as si deputet, por vetëm Alfred Peza i Rilindjes pasi ?vdiq? si gazetar, na tregoi se e ka këtë mundësi.
Ndoshta ?vdiq? si gazetar për të Rilindur aksioner me 1.13 miliardë lekë, por këtë tani nuk duhet ta ketë ai shqetësim. Kjo duhet të jetë shqetësim e institucioneve përgjegjëse për hetimin e të vërtetës.
Prokuroria duhet ta shohë jo me dylbi as me lupë, por me rregulla dhe ligj të vërtetën e Alfred Pezës. Institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë, verifikojnë dhe zbardhin çdo detaj të kësaj pasurie. Nuk mjafton vetëm deklarimi, por prokuroria duhet të hetojë të gjitha këto të ardhura, depozita dhe në fund të na thotë taksat që ka paguar dhe si janë siguruar.
Në përfundim, e vërteta është një dhe vetëm një. Alfred Peza është aksioner me 1% në vlerën 1.13 miliardë lekë.
I ka vjedhur, ka abuzuar, ka përfituar, është i korruptuar, është hajdut, batakçi, bandit apo çfarë, këtë ne nuk e kemi thënë në denoncimin tonë. Thjesht dhe vetëm kemi publikuar faktet dhe dokumentet. Çfarë i ?djeg? apo ?përvëlon? deputetit këtë nuk e dimë. Ajo që ne jemi të sigurt është që gazetari Peza ka ?vdekur? dhe ka rilindur miliarderi Alfred Peza.
Institucionet përgjegjëse janë ato që duhet të bëjnë hetimet dhe verifikimet. Në fund, do të themi ose kemi një abuzues ose një deputet miliarder që me kursime është bërë aksioner banke. Këtë nuk e vendosim ne. Ajo që na vjen keq është fakti që ka ?vdekur? një gazetar për të rilindur miliarder. Të tillë në Shqipëri mund të ketë shumë. Shpresojmë që të ?vdesin? sa më pak gazetarë për të mos rilindur politikanë të korruptuar si ata që shqiptarët sot i shohin dhe i dinë.
Suksese në jetë miliarderit të Rilindjes Alfred Peza!/ Citynews
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të mos i japë përgjigj...
Deputeti i Rilindjes Alfred Peza, ka zgjedhur orët e vona të...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka shprehet se porte...
Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot i ftuar në emisioni...
Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani ka ko...
Nga 1 Janari i këtij viti, çdo person që dëshiron të pajisje...
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në kufirin s...
Autoriteti Portual Durrës ka bërë bilancin e punës për vitin...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot i ftu...
Nuk ka dyshim se dimri i sivjetëm është nga më të rëndët në ...
Deputeti Eduart Ndocaj ka denoncuar publikisht linjën ajrore...
Pas pak javësh në Shqipëri do të mbërrijë Operacioni Ndërkom...
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se departamenti i in...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar sot in...
Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News sot trajtoi nj...
Pasi u shkarkua nga “Mapo”, rrjeti online ka filluar të bëj...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, shprehet se kry...
Të gjithë i kemi vëzhguar hap pas hapi të gjitha ndryshimet ...
Mbi 2.000 raste të fruthit janë konfirmuar në Rumani nga shp...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...