Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se departamenti i informacionit në bashkinë Tiranë është fryrë dhe tashmë rivalizon në numra redaksitë e shtypit të shkruar dhe të medias elektronike, të cilat çdo ditë e më shumë publikojnë si lajme të verifikuara informacione dhe video të shpërndara nga institucionet publike.
Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore.
Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend.
Sasia dhe cilësia e informacionit që buron nga bashkia Tiranë ka sjellë dhe spekulime të pashmangshme në lidhje me madhësinë dhe misionin e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në këtë institucion, e cila është përgjegjëse për marrëdhëniet me median dhe komunikimin me publikun.
Për të hedhur dritë mbi këtë strukturë, BIRN iu drejtua Bashkisë me një kërkesë të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, duke kërkuar të dhëna mbi numrin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe të drejtorive në varësi të saj, organogramat e këtyre drejtorive si dhe emrin dhe përshkrimin e pozicionit të punës së çdo punonjësi.
Nëpërmjet një përgjigje zyrtare të ardhur me 30 dhjetor, bashkia e Tiranës sqaroi se Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun është një drejtori e cila në misionin e saj ?është përgjegjëse për mirëadministrimin e çdo çështjeje që lidhet me hartimin e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e komunikimit, krijimin e rrjetit dhe kanaleve komunikuese.?
Sipas informacionit të ofruar nga bashkia e Tiranës për BIRN, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun ka në varësi të saj 3 drejtori të tjera të ndara në 6 sektorë të ndryshëm. Më specikisht, drejtoria e përgjithshme ndahet në Drejtorinë e Informacionit, Drejtorinë e Komunikimit me Qytetarët si dhe Drejtorinë e Protokollit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Së bashku me drejtorin e përgjithshëm, këto tre drejtori kanë 43 punonjës, ku përfshihen 3 drejtorë, 5 përgjegjës sektori dhe 34 specialistë.
Sipas bashkisë së Tiranës, përveç mbajtjes së marrëdhënieve me mediat dhe informimit të publikut nëpërmjet programit të transparencës, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit ka si funksion dhe menaxhimin e aktiviteve të ndryshme të bashkisë, si dhe ofrimin e informacionit dhe shërbimeve për qytetarët.
?Në kuadër të reformës territoriale të qeverisjes vendore, e cila u pasua nga riorganizimi i bashkisë Tiranë nga 11 në 24 njësi administrative, ka pësuar një zgjerim shumë të madh vitit e fundit dhe specialistët e bashkisë janë duke u përballuar me një volum pune mjaft të shtuar,? tha bashkia për BIRN.
Bashkia sqaron se pjesë e Drejtorisë së Përgjithme të Komunkimit është dhe menaxhimi i aplikacioneve të reja në shërbim të qytetarëve, si aplikacioni ?Tirana Ime,? i cili ka për qëllim të nxisë qytetarinë aktive.
Marrëdhëniet me median dhe informacioni në bashki prodhohet nga Drejtoria e Informacionit.
Të dhënat e bashkisë Tiranë tregojnë se në total kjo drejtori ka 17 punonjës, ku përveç drejtorit përfshihen dhe tre përgjegjës sektori. Pjesë përbërëse të kësaj drejtorie janë sektori i marrëdhënies me median, sektori i marrëdhënieve me publikun, sektori i komunikimit dixhital online dhe sektori i menaxhimit të aktiviteteve.
Është pikërisht ky sektor, me punonjësit dhe mjetet teknike dhe financiare të vendosura në funksion të tij, që administron prezencën në media dhe rrjete sociale të kryetarit te bashkisë së Tiranës si dhe të institucionit që ai drejton. Përveç këtij grupi drejtorësh dhe specialistësh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka dhe një këshilltar për median në kabinetin e tij.
Madhësia e aparatit të komunikimit dhe PR-it në bashki nuk ka qenë i vetmi shqetësim i ngritur në lidhje më marrëdhënien e kryetarit Erion Veliaj me median në Tiranë.
Në tetor, një numër shoqatash gazetarësh aluduan se ai qëndronte pas mbylljes së emisionit investigativ ?Publicus? në Vizion Plus, në vigjiljen e transmetimit të një dokumentari mbi vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
Më 7 gusht, trupi i pajetë i Gjoklajt u gjet në landfillin e Tiranës. Policia arrestoi tre supervizorë të impiantit të riciklimit të plehrave ku Gjoklaj punonte krahas dhjetëra punëtorëve të tjerë, për llogari të një kompanie të quajtur 3R për të ndarë plastikën, letrën dhe metalet nga mbeturinat e pariciklueshme.
Policia e hetoi ngjarjen si një aksident në punë dhe arrestoi tre mbikëqyrës të punimeve për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Administratori i kompanisë 3R, Edurim Teqja, u shpall formalisht në kërkim nga policia. Teqja qe emëruar udhëheqës i Partisë Socialiste për qytetin e Peqinit pak muaj më parë.
Dokumentari i Publicus, i cili më vonë u transmetuan online, hidhte drite mbi kontratën e bashkisë Tiranë më kompaninë 3R, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e saj.
Në gusht 2016 gazetarja Alida Tota njoftoi gjithashtu se ajo qe pushuar nga puna nga televizioni ku punonte, pasi kishte investiguar mbi të njëjtën çështje.
Në një intervistë televizive në Top Channel, Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat se ai ka lidhje me mbylljen e emisionit dhe shkarkimin e gazetares.
RRETH AUTORIT
Besar Likmeta është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Likmeta ka punuar si gazetar që nga viti 2003, në shtypin e shkruar, online dhe në televizion, duke kontribuar shkrime për publikime si Foreign
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar sot in...
Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News sot trajtoi nj...
Pasi u shkarkua nga “Mapo”, rrjeti online ka filluar të bëj...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, shprehet se kry...
Të gjithë i kemi vëzhguar hap pas hapi të gjitha ndryshimet ...
Mbi 2.000 raste të fruthit janë konfirmuar në Rumani nga shp...
Prej disa minutash rrjeti më i përdorur social në botë ka sh...
Ja kush janë disa nga njerëzit më të pasur në botë.Pasuria: ...
Pak orë më parë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, de...
Hakerat kanë sulmuar faqen e Gjykatës së Apelit në Tiranë, g...
Ylli Dylgjeri i është përgjigjur deputetit socialist Vladimi...
Komisioni i Medias në Kuvend, i njohur si “Komisioni për Edu...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, tha sot gjat...
Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimim...
Deputeti socialist Vladimir Kosta ka komentuar deklaratat e ...
Citynews publikoi sot dokumentet në lidhje me aksionet që ba...
Një i ri nga kryeqyteti ka abuzuar seksualisht me një 30-vje...
Forcat e zjarrfikëses janë lajmëruar për një zjarr tek palla...
Kolegji Zgjedhor po shqyrton këtë mesditë kërkesën e ish-dep...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...