web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese vendos të enjten për Vettingun

19 Dhjetor 2016, 12:54, Aktualitet CNA

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet të enjten për ligjin e Vettingut. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme.

Të premtën e kaluar, mbërriti në Gjykatën Kushtetuese opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me këtë ligj me rëndësi për ecurinë e reformës në drejtësi.

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen antikushtetues të ligjit të Vettingut ndërsa mazhoranca qeverisëse dhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë zbatimin sa më shpejt të tij.

Ekspertët e Komisionit të Venecias në opinionin e tyre, theksuan se ligji nuk cënon kushtetutën.





Lajmet e fundit nga