web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Manjani sqaron amnistinë/ Ja kategoritë që nuk përfitojnë

19 Dhjetor 2016, 10:23, Aktualitet CNA

Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar sot projektligjin për amnistinë e të burgosurve. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se kjo amnisti nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje, numri një i Drejtësisë theksoi se synohet t?i jepet shans të gjithëve për barazi para ligjit.

Ministri sqaroi  edhe kategoritë që nuk preken nga amnistia e fundvitit.

 ?Amnistia e fundvitit nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje. Por ka një specifikë, ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit. Ne do t?i japim shans të gjithëve për barazi para ligjit. Në sistemin tonë kemi mbi 6000 persona. Duam që viti i ri të na gjejë me reformë në drejtësi të filluar. Ka disa kategori të dënuarish që nuk përfitojnë nga amnistia. Zyrtarët publikë nuk përfitojnë. Nuk përfitojnë përsëritësit, as vrasësit. Po kështu nuk amnistohen dhunuesit në familje. Janë 670 persona të dënuar që lirohen nga amnistia?, tha ministri Manjani.





Lajmet e fundit nga