Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Nga Alban DACI
Në këtë botë ka njerëz që janë të bindur në përsosmërinë e tyre, se dinë të bëjnë gjithçka dhe s?kanë nevojë për këshilla e as për këshilltar. Megjithatë, figurën e këshilltarit nuk wshtw shpikur sot dhe nevoja për këshilla po ashtu nuk ka lindur sot.
Kokëdhima jo vetëm gabon në nismat e tij politike, por mund të themi, se ai vazhdon të jetë jashtë realitetit dhe jashtë kontekstit të politikës aktuale shqiptare.
Kokëdhima ka 20 vjet që u jep leksione shqiptarëve se si të bëhen biznesmen të mëdhenj dhe ka po aq vite që është një biznesmen i dështuar.
Kokëdhima ka vite që bën ideologun e madh në politikë e po ashtu në realitet i ka humbur të gjitha betejat e tij politike. Ai ka humbur dhe betejën më të madhe të jetës së tij, ka humbur përballë Berishës.
Të gjithë besoj e kujtoni fjalimin e madh dhe krejt siguri të Kokëdhimës në foltoren e Parlamentit në mbrojtje të mandatit të tij dhe ishte aq shumë i sigurt në betejën e tij sa sfidonte hapur Berishën dhe ky i fundit i përgjigjej me buzëqeshje si për të thënë se ajo puna e mandatit kishte mbaruar dhe ishte thjeshtë çështje ditësh derisa Gjykata të shprehej.
Shumë brenda PS duke përfshirë edhe vetë Kokëdhimën po mundohen me çdo kusht të shtiren, se nuk ka asnjë konflikt mes Ramës dhe Kokëdhimës dhe ky i fundit po bën beteja parimore në favor të një skenari të mundshëm që sipas gjasave është ideator vetë Rama.
Asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë. Rama, nuk ka asgjë personalisht me Kokëdhimën, por ky i fundit në kushtet e një ekuilibri aktual nuk duhet më, sepse është një arsye dhe një shkëndijë për përçarje të brendshme.
Rama me shumë mundime është munduar ta mbaj të unifikuar lidershipin e partisë edhe pse në raste të veçanta ka dështuar e kjo ka ndodhur duke ndjekur teorinë e të keqes më të vogël dhe të objektivit madhor, atë të qeverisjes deri në fund të mandatit.
Ai nuk ka qenë kurrë kundër Kokëdhimës, por nuk mund të ishte me të, përsa kohë idetë e Kokëdhimës ishin për shkatërrimin e ekuilibrave dhe hapjen e një debati të madh për drejtimin e Partisë dhe të gjitha këto duhet të bëheshin, sepse Kokëdhima ka simptomën e ideologut të madh dhe të njeriut perfekt.
Në një situatë të tillë, Rama duhet të zgjidhte mes Kokëdhimës dhe lidershipit dhe ekulibrit të brendshëm të PS e në këto rrethana sigurisht se përjashtimi i Kokëdhimës ishte e keqja më e vogël, por e domosdoshme për të mos hapur kriza të panevojshme lidershipi.
Rama u mundua disa herë ta sinjalizonte Kokëdhimën se po shkonte në rrugën e gabuar dhe do të ishte i destinuar të qëndronte i vetëm dhe i braktisur nga shumica.
Megjithatë, Kokëdhima, si person që jeton vetëm në Bllok dhe ka jetuar vetëm në Bllok nuk e njihte realitetin e PS dhe besonte në mënyrë absurde tek miqësia me Ramën. Po të ishte biznesmen i zoti dhe politikanë i mirë do ta dinte se në politika miqësia ka pak rëndësi, por më shumë rëndësi kanë ekuilibrat, rregullat e lojës dhe qëndrueshmëria e pushtetit (qeverisja).
Kokëdhima është si ai gazetari kronist që flet për vjedhjet e s?ka parë një aksion vjedhje, flet si socialistë i thjeshtë dhe i ndershëm e s?ka dalë një ditë nga Blloku, flet për PS e s?ka qëndruar njëherë në forumet e PS, nuk i ka dëgjuar ata.
Kokëdhima duke besuar vetëm tek miqësia e Ramës, ai e keqpërdori e atë duke imponuar lidership artificial dhe opresiv në bazë, duke rritur presionin mes kolegëve, aq sa ndoshta ju mbush mendja se ai është bashkë Kryeministër bashkë me Ramën.
Shkëputja me realitetin dhe psikoza e perfeksionit po e çojnë Kokëdhimën në rrugën pakthim. Ai vazhdon të gabojë rëndë dhe të largohet gjithnjë e më shumë nga PS.
Kokëdhima ka disa mangësi shumë të mëdha që nuk e bëjnë lider të madhë ose më pak fare lider.
1. Së pari perfeksioni në politikë nuk pranohet. Politika bëhet mbi bazën e marrëveshjeve, ruajtjes së ekulibrave, bashkëveprimeve dhe konsultimeve të vazhdueshme. Me mendjen e Kokëdhimës duhet të kemi Cezarin e Romës që edhe pse i fortë, fundin e pati tek shkallët e Senatit, ku miqtë e kolegët e therën me thika.
2. Kokëdhima ka 25 vjet që është shkëputur nga realiteti dhe për këtë arsye ai nuk ka forcën më të rëndësishme të politikës, ai s?ka forcë e peshë elektorale. Pra, nëse del i vetëm ose i pavarur si kandidat për deputet nuk fiton as votat e punëtorëve të tij, sepse ka huqinj që nuk i paguan.
3. Kokëdhima nuk ka kauza për të cilën duhet të bëj politikë. Është absurditet takimi i Kokëdhimës me emigrantët në Athinë. Çfarë e lidhë Kokëdhimën me emigrantët? Kur shqiptarët emigronin për bukën e gojës në fillim të viteve ?90 ai ishte Sekretar Rinie. Kur shqiptarët rrinin me radhë të gjata nëpër dogana për të ardhur në Shqipëri, Kokëdhima ?hante qoft?e tek Rr. Don Bosko. Pra, Kokëdhima nuk është simboli i emigracionin dhe asgjë nuk e lidh atë me emigracionin. Kurrë në 25 vite Kokëdhima nuk ka folur për emigrantët. Nuk ka folur asnjëherë në foltoren e Parlamentit për thuajse tre për emigrantët, nuk ka mbrojtur asnjë kauzë të emigrantëve, nuk ka thënë asgjë e nuk ka bërë asgjë për votën e emigrantëve. Atëherë, kush janë kauzat e Kokëdhimës për emigrantët që ka vajtur në Athinë? Ai ka shkuar në Athinë duke përdorur lidhjet që ka siguruar nga forumet e PS në kohën kur ishte deputet, sepse ai nuk njihte askënd në Athinë nga bota e emigracionit. PS ka nevojë për Kokëdhimën dhe për këdo që kërkon të kontribuojë pa vendosur rregulla dhe pa imponuar ato, por PS nuk ka nevojë për lidershipin e Kokëdhimës dhe kjo është e sigurt. Dikush duhet ta këshillojë këtë herë Kokëdhimën që të mos vazhdojë me lajthitjet e tij politike, sepse akoma është në kohë të ri integrohet në gjirin e PS dhe të jap kontribute.
Kreu demkrat Lulzim Basha ka reaguar pas daljes javore te kr...
Nikollaq Neranxi, nga Shoqata e Tregtarëve thotë se, kohët e...
Kreu i qeverisë Edi Rama ditët e fundit u shfaq në Delvinë m...
“Gjergj Fishta dhe Ahmet Zogu janë shovinistë, kosovarët i k...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tregon se disa sulme te...
Një komunitet i tërë është në kërkim të një vogëlusheje, që ...
Një 30 vjeçare ndërmori një hap shumë të rëndësishëm për shë...
Shumë njerëz pyesin se cilat janë shkaqet pse vdekjet nga ka...
Kryeministri, Edi Rama në komunikimin e përjavshëm në “Faceb...
Sot Citynews publikoi një material në lidhje me disa çmime q...
Situata ne Maqedoni per shqiptaret eshte e ngjashme me tradh...
Miliarderi Bill Gates e ka humbur vendin e parë i të qenit n...
Ish deputetja e BDI-se pas një interviste në emesionin 360 s...
Nuk është nevoja të shpenzoni më para për t’u dukur e re dhe...
Të mërkurën pritet të nisë shpërndarja e shpërblimit prej 6 ...
Rreth orës 14:40, një shtetas është hedhur nga banesa dhe nd...
Secila femër meriton të jetojë një jetë të mrekullueshme dhe...
Nënkryetari i LSI Luan Rama ka dalë përpara mediave duke bër...
Jo pak qytetarë të ish- Federatës tashmë kanë nostalgji për ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...