Drejtori socialist “sulmon” kryeministrin për Juven
Kreu i qeverisë Edi Rama ditët e fundit u shfaq në Delvinë m...
Nikollaq Neranxi, nga Shoqata e Tregtarëve thotë se, kohët e fundit janë miratuar së paku 7 ligje që shkojnë në favor të lobuesve për interesa të ngushta dhe janë kundër interesit publik dhe një zhvillimi vizionar të vendit
A ekziston në Shqipëri fenomeni i kapjes së shtetit, nëpërmjet bërjes së ligjeve që favorizojnë grupe të caktuara në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit?
Fenomeni i kapjes së shtetit, ose ?state capture?, nënkupton një lloj sistemi politik të korruptuar në të cilin interesat private influencojnë në mënyrë të ndjeshme procesin e vendimmarrjes shtetërore në favor të interesave të tyre nëpërmjet rrugëve të fshehta, që mbulohen me miratimet e ligjeve. Këto fenomene vërehen kur elita që udhëheq një vend manipulohet nga biznesmenë të fuqishëm në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare. Një ndër faktorët që nxisin forcimin e këtij fenomeni në vend është dhe centralizimi i theksuar i autoritetit. Në një ekonomi ku është prezent fenomeni i kapjes së shtetit, krijohet një rreth vicioz që vë në kurth politikat institucionale dhe reformat shtetërore, duke i përdorur vetëm në dobi të përfitimeve të firmave të fuqishme dhe të pushtetarëve. Në këtë vështrim të përgjithshëm, ekonomia shqiptare është dukshëm e përfshirë nga fenomeni i kapjes së shtetit.
A mund të na thoni disa raste që keni vënë re?
Së pari, do të përmendnim rastin e ndikimeve të interesave personale ekonomike të klaneve të lidhura ngushtë me pushtetarët kundër interesave të qytetarëve të Himarës. Politikat e ndjekura në lidhje me këtë territor të çmuar të vendit, duke planifikuar shpronësime, shkatërrime dhe ndërtime të reja, tërësisht sipas vlerësimit të lirë të hartuesve të projekteve, pa marrë parasysh interesat e personave që ndikohen drejtpërdrejt nga këto ndryshime, tregojnë një cenim të të drejtave të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë.
Së dyti, miratimi me një numër të ulët deputetësh i ligjit Nr. 92/2016 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10463, datë 22.09.2011, ?Për menaxhimin e integruar të mbetjeve?, të ndryshuar, edhe pas kundërshtimeve dhe protestave të vazhdueshme të individëve dhe të shoqërisë civile, lë të nënkuptohet një interes ekonomik madhor të fshehur në objektin e këtij ligji. Për më tepër, në ushtrim të detyrave të tij, Presidenti i Republikës nuk e dekretoi ligjin me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare. Pasojat që vijnë nga ndryshimet e miratuara nga legjislatori ndikojnë ndjeshëm në mjedisin tonë dhe rrjedhimisht në shëndetin tonë në mënyrë të pajustifikuar, kundrejt përfitimit klientelist që kanë individë të caktuar për shkak të shoqërive që do të menaxhojnë këto mbetje. Dihet që në të gjithë botën biznesi i plehrave është monopol i mafies.
Së treti, me ligjin Nr.80/2015 ?Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë? janë miratuar dispozitat që parashikojnë financimin nga Buxheti i Shtetit për institucione të arsimit të lartë jopublik. Pa marrë në konsideratë protestat studentore dhe pa dëgjuar kërkesat e ngritura nga ta, në vitin e parë të aplikimit të reformës në arsimin e lartë u duket qartë favorizimi i sistemit të ri në dobi të interesave klienteliste të universiteteve private, fakt ky që konkludohet edhe me financimet që këto universitete kanë përfituar nga buxheti shtetëror. Në një kohë kur deri dje, ky buxhet financonte vetëm universitetet publike, në ditët e sotme, kjo passjell edhe reduktimin dhe tkurrjen e financave të universiteteve publike për këto shkaqe. Financimi i universiteteve private nga buxheti publik është i papranueshëm për faktin se universitetet private, janë nisma tregtare me qëllim përfitimi pasuror dhe nuk shikohen arsye se pse shteti duhet të financojë një nismë tregtare përveç se arsyeve klienteliste.
Së katërti, ndryshimet që priten të vijnë nga miratimi i ligjit Nr. 19/2016 ?Për masat shtesë të sigurisë publike? cenojnë të drejtat thelbësore të individit, ndër to, edhe të drejtën e mbrojtjes së jetës private. Një parashikim i marrjes së masave shtesë së sigurisë për një grup të gjerë subjektesh, duke detyruar këta të fundit të përballojnë vetë shpenzimet e konsiderueshme për zbatimin e dispozitave ligjore (për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave etj.), kapërcen objektin e vetë ligjit. Në thelb, realizohet një mbikëqyrje e gjithanshme e individëve në kundërshtim me të drejtat e tyre të garantuara nga Kushtetuta, në veçanti të drejtën e jetës private, duke passjell një kontrollim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm në kohë të çdo veprimi të secilit subjekt të ligjit. Këto shkelje ndërmerren për të kënaqur interesa të tjerë që bien ndesh me interesin e përgjithshëm publik, pasi individët kufizohen në të drejtën e tyre të privatësisë.
Së pesti, ligji Nr. 93/2015 ?Për turizmin?, ndër të tjera përjashton nga procedurat e prokurimit publik programet për realizimin e projekteve në fushën e turizmit të financuara nga buxheti i ministrisë përkatëse. Presidenti i Republikës ka kundërshtuar edhe pjesë të tjera të këtij ligji, siç janë parashikimet e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme për një afat 99 vjet për ndërtimin e strukturave akomoduese në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Duke cenuar të drejtat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm dhe parimet e rregullave të konkurrencës, normat e reja shfaqen të paqarta si rezultat i abuzimit të qëllimshëm të pushtetit ligjvënës.
Së gjashti, ligji Nr. 55/2015 ?Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë? krijon mundësi abuzimi në vendimmarrje duke parashikuar mundësi për dhënie koncesioni pa konkurrim të pasurive kombëtare. Sipas dispozitave të këtij ligji, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve strategjike lejohet shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private. Për më tepër, shteti favorizon këta investitorë të veçantë duke u detyruar t?u ofrojë atyre ndihmë në infrastrukturë. Shihet qartë, rëndësia që i jepet interesave ekonomike të këtyre grupimeve në disfavor të individëve.
Së fundmi, ligji Nr. 125/2013 ?Për koncesionet dhe Partneritetin Publik- Privat? i ndryshuar, po rezulton një mjet efikas për realizimin e interesave pasuror të segmenteve të caktuar të pushtetit qendror. Shembulli më i mirë është në koncesionin e hemodializës, koncesionin i kontrollit të check-up, koncesionin e laboratorëve të qendrave spitalore. Është qartazi e dukshme që këto marrëdhënie shtet-privat mbartin në vetvete një devijim nga funksioni i interesit të përgjithshëm publik, duke rezultuar në një interes të pastër personal ekonomik. Pasi sikundër rezulton, kompanitë private kanë rezultuar të pasuksesshme në ofrimin e shërbimit të tyre, dhe jo më kot këto koncesione mbeten shumë të kontestuara.
Çfarë pasojash kanë këto ndikime në interesin e përgjithshëm publik?
Përfitimet personale të klaneve klienteliste të lidhur me pushtetin kalojnë nga përvetësimi i të drejtave mbi pronat publike e private te mbrojtja e të drejtave të caktuara të individualizuara. E gjithë kjo realizohet në shkelje të të drejtave të individëve të njohura me Kushtetutë. Në rastet e sipërcituara, individi privohet nga e drejta e jetës, e drejta e pronës, e drejta për t?u arsimuar, e drejta e mbrojtjes së jetës private, e drejta e ushtrimit të lirë të veprimtarisë ekonomike, e drejta e barazisë etj. Ky fenomen rëndon edhe mbi biznesin, i cili nuk mund të mbijetojë në një ekonomi të bazuar në kapjen e shtetit nga politikanët e korruptuar. Lista e mësipërme nuk është shteruese, por tregon vetëm disa raste të këtij fenomeni në Shqipëri./Monitor
Kreu i qeverisë Edi Rama ditët e fundit u shfaq në Delvinë m...
“Gjergj Fishta dhe Ahmet Zogu janë shovinistë, kosovarët i k...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tregon se disa sulme te...
Një komunitet i tërë është në kërkim të një vogëlusheje, që ...
Një 30 vjeçare ndërmori një hap shumë të rëndësishëm për shë...
Shumë njerëz pyesin se cilat janë shkaqet pse vdekjet nga ka...
Kryeministri, Edi Rama në komunikimin e përjavshëm në “Faceb...
Sot Citynews publikoi një material në lidhje me disa çmime q...
Situata ne Maqedoni per shqiptaret eshte e ngjashme me tradh...
Miliarderi Bill Gates e ka humbur vendin e parë i të qenit n...
Ish deputetja e BDI-se pas një interviste në emesionin 360 s...
Nuk është nevoja të shpenzoni më para për t’u dukur e re dhe...
Të mërkurën pritet të nisë shpërndarja e shpërblimit prej 6 ...
Rreth orës 14:40, një shtetas është hedhur nga banesa dhe nd...
Secila femër meriton të jetojë një jetë të mrekullueshme dhe...
Nënkryetari i LSI Luan Rama ka dalë përpara mediave duke bër...
Jo pak qytetarë të ish- Federatës tashmë kanë nostalgji për ...
Pedagogia e Fakultetit të Tiranës, Dhurata Shehri, ka iriozn...
Këngëtarja Eni Koçi ka realizuar një set fotosh ku shfaqet m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...