web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet me armë biznesi në Korçë

19 Dhjetor 2016, 08:31, Aktualitet CNA

Një biznes privat është vjedhur sot në orët e para të mëngjesit në Korçë. Burime nga policia thanë për citynews se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, në biznesin privat (prodhime materialesh ndërtimi) të shtetasit L.L,

Të njëjtat burime thanë se dy persona të maskuar dhe të armatosur dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.





Lajmet e fundit nga