web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri mesazh urimi në 70 vjetorin e policise rrugore

9 Dhjetor 2016, 12:52, Aktualitet CNA

Prononcimi për media i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, në ditën e 70-vjetorit të krijimit të Policisë Rrugore:

Ministri Tahiri: Sot është një ditë e veçantë, është saktësisht 70-vjetori i krijimit të Policisë Rrugore në Republikën e Shqipërisë. Ndaj doja ta shfrytëzoja këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që në këto 70 vite kanë kontribuar në sanksionimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Shqipëri, për të garantuar rrugë më të sigurta dhe një mjedis më të qetë për ata që përdorin rrugët ? qoftë si drejtues automjetesh, qoftë si këmbësorë.

Sot Policia Rrugore ka një tjetër fytyrë. Është shumë më afër qytetarit, me një shërbim shumë më njerëzor, shumë transparent dhe mbi të gjitha pa korrupsion. Ne vazhdojmë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Ashtu si vazhdojmë dhe përpjekjet tona për të garantuar që të gjithë ata që përdorin rrugën ? qoftë si drejtues mjetesh apo këmbësorë ? të kenë mundësi të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sepse kjo është mënyra e vetme për të pasur qytetarë të shëndetshëm, të cilët e përdorin rrugën pa rrezikun e pasojave të rënda në shëndet apo pasojave fatale me humbjen e jetëve të njerëzve.

Shqipëria është ende një ndër vendet me një numër të lartë aksidentesh dhe pasojash të rënda në shëndetin dhe jetën e njeriut.

Kemi bërë punë kolosale për të zhdukur korrupsionin nga punonjësit e Policisë Rrugore. Nëse deri dje perceptoheshin si pjesë e graduar e Policisë dhe si gjobaxhinj korruptivë, sot janë shembulli i Policisë së Shtetit. Në radhë të parë në raport me qytetarin dhe marrëdhënien që kanë me të. Por së dyti në raport me sanksionimin e ligjit dhe garantimin e rregullave për të gjithë.

Në këtë 70-vjetor të Policisë Rrugore, e theksoj, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe sakrifikuar në Policinë Rrugore, për ta bërë më të mirë shërbimin dhe për t?i garantuar më mirë qytetarët.

Gjithashtu, nga 1 Janari fillojmë gjobën progresive. Ju e dini që deri dje, qoftë një shofer i ri apo me eksperiencë, qoftë një drejtues automjeti me probleme historike me Policinë Rrugore dhe gjobat apo një drejtues mjeti vazhdimisht i rregullt, gjobiteshin të gjithë njësoj. Dhe diskrecioni i Policisë Rrugore ishte i madh.

Nga 1 Janari e tutje do kemi në fuqi sistemin e cili do garantojë shpërblimin e atyre që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe penalizimin e rëndë për ata që janë mësuar të shkelin Kodin Rrugor në mënyrë të vazhdueshme. Për ne ka qenë e papranueshme dhe besoj për qytetarët po kaq e papranueshme të dënohej në mënyrë të njëjtë qoftë ai që merrte një gjobë në vit, qoftë ai që gjobitej thuajse çdo javë.

Ndaj ne mendojmë që mënyra më e mirë për të shpërblyer ata që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të dënuar më shumë ata që shkelin vazhdimisht rregullat e qarkullimit rrugor, nga njëra anë. Po gjithashtu mënyra më e mirë për të ngushtuar hapësirën e diskrecionit të Policisë Rrugore dhe për të shmangur maksimalisht korrupsionin është vendosja e rregullave të saktë për ta bërë gjobën progresive.

Me gjobën progresive nga 1 janari 2017 qytetari që shkel vazhdimisht rregullat do gjobitet maksimalisht. Ndërkohë qytetari që ka rekorde pozitive pranë Policisë Rrugore dhe që nuk është gjobitur gjatë vitit do gjobitet në minimumin e përcaktuar nga ligji.

Kjo sepse ne duam që qytetarëve pozitivë t?i japim mundësinë të besojnë te gjoba si mjet këshillimi. Ndërkohë atyre që nuk binden dhe vazhdojnë të shkelin ligjin t?i japim mundësinë të luftojnë që ligji duhet të jetë i ashpër dhe më i ashpër akoma deri në momentin kur të ndryshojnë mendje dhe bindje dhe të fillojnë të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjoba progresive ka qenë një angazhim i yni i cili përmbushet nga 1 janari 2017.

Shumë shpejt do bëjmë të mundur që me ndryshimet  e pritshme të Kodit Rrugor të bëjmë realitet edhe gjobën këshilluese. Pra gjobën me vlerë zero, pra për të gjithë ata që kanë nevojë të premiohen për respektimin e vazhdueshëm të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ne jemi shumë të bindur që rrugët më të sigurta nuk bëhen vetëm duke përmirësuar shërbimin policor. Rrugët më të sigurta bëhen duke u bindur individi, shoqëria në tërësi se duhet të punojmë të gjithë bashkë për të pasur një mjedis të sigurt për të garantuar shëndetin dhe jetën e cilitdo që qoftë si drejtues mjeti, apo qoftë si pasagjerë, apo qoftë si këmbësorë duhet të gëzojë mundësinë për të qenë i qetë, për të përdorur rrugën, pa frikën dhe kërcënimin e dëmtimit në shëndet apo akoma më keq të humbjes së jetës.

Rrugët e Shqipërisë janë ende një problem, pavarësisht masave që ka marrë Qeveria për përmirësimin e sinjalistikës rrugore, masave që kemi marrë me përmirësimin e shërbimit rrugor, masave ndërgjegjësuese që kemi marrë me drejtuesit e mjeteve, masat ndërgjegjësuese që kemi ndërmarrë me Ministrinë e Arsimit për edukimin e të rinjve lidhur me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Por, na mbetet ende shumë punë për të bërë, duke qenë të bindur që asgjë nuk arrihet në qoftë se qytetarët dhe shoqëria në tërësi nuk bashkohen me ne për të pasur rrugë të sigurta.

Ndaj duke u uruar dhe njëherë punonjësve të Policisë Rrugore 70 vjetorin, duke falënderuar ata që kanë kontribuuar në vite për Policinë Rrugore dhe duke njoftuar për qytetarët gjobën progresive pas 1 janarit 2017 unë shpresoj që të kemi ndërtuar një platformë solide për t?u bashkuar me të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm për t?i bërë rrugët e Shqipërisë më të sigurta.

Pyetje: Zoti Tahiri, pak minuta më parë ambasadori Amerikan ka artikuluar lirimin nga gjykata të një personazhi të njohur të botës së krimit. A keni ju një koment për këtë?

Ministri Tahiri: Unë e kam theksuar disa herë. Ne na lind e domosdoshme që të veprojmë shumë shpejt për të çuar përpara reformën në sistemin e drejtësisë dhe mbi të gjitha verifikimin nëpërmjet vetting-ut të çdo gjyqtari që për fat të keq e ka kthyer në traditë apo në rrugë konstante korruptimin si mjet për të bërë padrejtësinë e radhës. Unë shpresoj që kjo dhe shumë të tjera të shërbejnë si këmbanë alarmi për të gjithë ata që sot mbajnë peng vetting-un, instrumentin që do të pastrojë gjyqësorin nga të gjithë ata që janë majmur në karriget e gjyqësorit nëpërmjet korrupsionit.

Ne po mundohemi të çojmë përpara një axhendë që më shumë se sa integrimin e vendit ka rëndësi themelore për t?i dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë që meritojnë. Ndaj reforma në drejtësi është mjeti që kanë sot qytetarët në dorë për të pasur drejtësinë që meritojmë të gjithë.

Unë do inkurajoja të gjithë ata që besojnë se një sistem drejtësie i pavarur, transparent dhe pa korrupsion është i mundur, t?i bëjnë thirrje deputetit të tyre të zonës dhe veçanërisht deputetëve të opozitës që të lënë mënjanë axhendën politike dhe mbi axhendën partiake, ngushtësisht partiake, të vendosin axhendën e vendit dhe axhendën e qytetarëve, axhendën e Shqipërisë.

Sot reforma në sistemin e drejtësisë është pika e parë, pika e dytë, pika e tretë e axhendës së Shqipërisë.

Ndaj na duhet të ecim menjëherë përpara. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të perceptojnë dhe të fillojnë të besojnë në pritshmëritë për të pasur drejtësi.

Gjoba progresive në  rastin konkret është një mjet, sepse e kthen marrëdhënien e policit rrugor me qytetarin në baza të shëndosha të drejtësisë në raport me atë që duhet të shpërblehet pse nuk e shkel ligjin dhe me atë që duhet të dënohet akoma më shumë se e shkel në mënyrë ciklike dhe të vazhdueshme ligjin. Po kjo është qasja jonë administrative, qasja jonë qeverisëse.

Akoma më shumë duhet të bëjmë me sistemin e drejtësisë dhe për këtë duhet patjetër që të binden të gjithë. Ndaj është e domosdoshme që të çojmë përpara axhendën e reformës në sistemin e drejtësisë dhe shpresoj që çdo këmbanë alarmi që bie të dëgjohet mirë nga ata që deri më sot nuk kanë pasur vesh.





Lajmet e fundit nga