Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazmend Oketa, ish-studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit, iu bashkua një ditë me vonesë protestës së 8 dhjetorit ?90. Por, nga ajo ditë ai nuk u shkëput për asnjë çast nga lëvizja demokratike, që mundi të ndryshojë jetën e shqiptarëve.
Oketa tregon për ?GSH? si u përfshi në lëvizjen e dhjetorit, më pas hyrjen në grevën e urisë në shkurt të ?91shi, angazhimin në politikë dhe zhgënjimin e madh se edhe pas 26 viteve demokraci, Shqipërinë nuk e sheh ende pjesë të familjes evropiane.
Z.Oketa, si e kujtoni protestën e 8 dhjetorit të ?90ës?
Së pari, do doja t?ju thosha se po u përgjigjem pyetjeve tuaja në respekt të gazetës suaj, por të jem i sinqertë që në fillim, më duket se përsëritja e ritualit të kujtimeve të dhjetorit 1990 është bërë disi e tepruar dhe përdorimi që i është bërë përgjithësisht asaj periudhe të heq dëshirën për të folur për të. Megjithatë, po kaloj tek pyetja juaj.
Unë personalisht jetoja dhe ende vazhdoj të jetoj në qytetin tim të Durrësit dhe gjatë ditës së parë të protestës nuk kam qenë I pranishëm, pasi studentët e Durrësit nuk sistemoheshin nëpër konvikte. Plus faktin që studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku unë studioja, i kishin konviktet në një zonë tjetër të Tiranës. Me atë që po ndodhte në ?Qytetin Studenti? jemi njohur të dielën e 9 dhjetorit 1990 dhe me padurim kemi pritur të shkonim në Tiranë për t?iu bashkuar asaj lëvizjeje, e cila do ndryshonte shumë gjëra në rrjedhën e jetës së shqiptarëve, por edhe të vetë shtetit shqiptar.
Situata jo vetëm në ?Qytetin Studenti?, por në të gjithë Shqipërinë ishte mjaft e ngarkuar. Mjafton të kujtojmë largimin e parë masiv të shqiptarëve në korrik të 1990ës, duke hyrë në ambasadat e huaja në Tiranë? rënien e Murit të Berlinit, rënien e regjimeve komuniste në vendet e Lindjes dhe ku besoj se fundi i Çausheskut në Rumani përcolli një mesazh shumë të fortë edhe për drejtuesit komunist të Shqipërisë.
Të gjitha këto bënë që lëvizja studentore, e cila filloi në ?Qytetin Studenti? të kishte një përkrahje masive edhe nga qytetarët e Tiranës, të pasohej më pas me lëvizje të ngjashme në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe të bënte të mundur rënien e regjimit të fundit dhe më të egërkomunist.
Si u përfshitë në lëvizjen e dhjetorit?
U përfshiva si të gjithë ata studentë e studente të tjerë. Si të gjitha ata studentë, të cilët dëshira për ndryshim, dëshira për ta bërë edhe Shqipërinë një vend të lirë e demokratik, dëshirë kjo e shtyrë dhe nga energjia që ka çdo brez i ri, bëri të mundur që ajo lëvizje të ishte e suksesshme. Shpirti i revoltës së brendshme ndaj atij sistemi tek unë ekzistonte.
Ishte diçka që vinte krejt natyrshëm dhe e ushqyer dhe nga familja ime. Për këto arsye, unë u bëra pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990. Më duket një gjë krejt normale, një gjë të cilën do ta bënte edhe çdo i ri apo e re i rritur në ditët e sotme, nëse do ishte student në ato vite.
Çfarë mbani mend nga ato ditë dhe a e kishit menduar se nga një protestë e vogël, që nisi për fikjen e dritave do të bëhej shkas për rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri?
Unë e përmenda më lart se terreni për një protestë mbarë popullore ishte i gatshëm, mjaftonte një shkëndijë dhe ai do të ndizej menjëherë. Fikja e dritave ishte ndoshta ajo ?shkëndijë? që u përdor nga studentët për të filluar atë, që më pas nuk do të ndalej dot as nga regjimi i asaj kohe. Sigurisht historia ka rëndësinë e saj, por atë duhet t?ua lëmë ta shkruajnë historianët.
Sot pas 26 vitesh, më shumë se sa për kujtimet e asaj periudhe, duhet të flasim për çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq. Besoj se kjo do ishte më e dobishme se kujtimet tona, të cilat pak ose aspak u interesojnë qytetarëve.
Si e shikoni faktin që shumë ishstudentë të dhjetorit u përfshinë në politikë deri dhe lidër politikë?
Sigurisht që e shoh si një fakt shumë pozitiv, por duhet thënë se jo të gjithë studentët e dhjetorit u përfshinë në jetën politike. Numri i atyre që morën pjesë në atë lëvizje është shumë herë më i madh se i atyre që u angazhuan në politikën aktive. Fatkeqësisht një numër jo i vogël e la Shqipërinë, duke kërkuar një jetë më të mirë në Perëndim? një pjesë tjetër dhanë kontributin e tyre gjatë atyre ditëve e më pas u tërhoqën në jetën e tyre profesionale e familjare.
Personalisht gjithmonë kisha menduar se misioni im politik si qytetar e student I asaj kohe kishte mbaruar me grevën e urisë së studentëve dhe rënien përfundimtare të komunizmit në zgjedhjet e vitit 1992. Por, me sa duket isha gabuar. Në 2005 ën u angazhova në zgjedhjet e atij viti dhe jeta ime mori një rrjedhë tjetër, duke kaluar nga profesioni I inxhinierit në atë të politikanit. Shpresoj që me angazhimin tim në politikë, të kem kontribuar sado pak dhe të kem përfaqësuar siç duhet ëndrrën e pjesës më të pastër e idealiste të atij brezi, të cilit i përkas.
Studentët thirrën ?e duam Shqipërinë si gjithë Evropa?, por për cilat arsye sot Shqipëria nuk është bërë ende pjesë e familjes evropiane?
Ndoshta ky është një nga zhgënjimet e mia më të mëdha. Sigurisht që për shkak të izolimit dhe diktaturës shumë të egër komuniste, rruga e Shqipërisë drejt BEsë dhe një shteti demokratik nuk do të ishte e lehtë, por nuk e kisha menduar se me kalimin e viteve do të bëhej akoma më e vështirë. Në viti 1990, shqiptarët u ngritën kundër një regjimi dhe një partie totalitare, ndërsa sot kemi disa parti simotra të saj dhe disa liderë njëri më totalitar se tjetri.
Shqiptarët e para 1990ës ishin pa pronë, sot një pjesë e vogël zotëron shumë prona, kryesisht të vjedhura duke abuzuar me pushtetin. Pronarët e vërtetë kanë duarve vetëm letra, një pjesë tjetër pushton apo vritet për një pëllëmbë tokë që nuk është e tyre.
Gjatë këtyre 26 viteve të përndjekurit politikë janë përdorur politikisht, por atyre kurrë nuk iu dha vendi dhe respekti i merituar. Shqipëria e para 1990ës nuk kishte drejtësi, kjo e sotmja ka shumë padrejtësi. Dje po të flisje kundër regjimit, përfundoje i burgosur politik në Spaç, sot edhe pastruesja rrezikon t?i lë fëmijët pa bukë nëse nuk deklaron votën për partinështet, që vjen sipas radhës në pushtet. Njeriun e ri që filloi ta eksperimentojë diktatori Hoxha, e kompletuan ata që morën në dorë fatet e demokracisë së brishtë shqiptare pas viti 1990. Shqipëria si gjithë Europa besoj se është dhe ëndrra e të rinjve të sotëm, por është një ëndërr që do të mbetët e parealizuar edhe për disa breza të tjerë, nëse nuk largohen nga skena politike të gjithë ata individë, si nga e majta edhe nga e djathta, që kanë pasur në dorë fatet e këtij vendi gjatë këtyre 26 viteve. Një brez i ri politikanësh dhe njerëzish që e duan vërtet Shqipërinë duhet të ngrihet e të jetë vendimmarrës. Për sa kohë shqiptarët do të mbështesin këta liderë apo do të fshihen pas tyre, Shqipëria europiane do të mbetet vetëm një ëndërr, pavarësisht progresit pozitiv që mund të konstatohet në raportet e publikuara në letër.
Ky është një rast i padëgjuar më parë! Bailey Prince një vaj...
Sulmi mediatik pa asnjë kriter moral ndaj Mimi Kodhelit ësht...
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ka reaguar për liri...
Kryetari Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, dekl...
Data 9 dhjetor shënon përfundimin e afatit të punës së komis...
Meshkujt, sidomos ata që janë romantik, arrijnë të depërtojn...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është sulmuar ashpër ng...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Saimir Llakaj, 32 vj...
Ylli Rakipi: Ju ishit frymëzuesi i Ramës për të marrë PS. Ma...
Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 30 kg heroinë. Policia...
Nuk ka asnjë kënaqësi të rendisësh një e nga një të gjitha k...
Shtëpia e Flamurit, ku në 1916 u shpall krahina autonome e K...
Partia Sfida për Shqipërinë ka shpallur krijimin e grupimit ...
Vizita e beftë në Tiranë e kreut të Agjencisë Qendrore të In...
Faqet e para te disa gazetave....
Qeveria do japë shpërblim për festat e fundvitit për pension...
“Ëndrra ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ende nuk është...
Dite përgjithësisht pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe...
Një sondazh i pak ditëve më parë, nxirrte shifra të larta të...
Fjala e p0lotë e Lulzim Bashë në një bashkëbisedim dhe refl...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...