Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Një sondazh i pak ditëve më parë, nxirrte shifra të larta të preferencave ndaj ish-diktatorit Enver Hoxha.
Pedagogu i njohur Romeo Gurakuqi, thotë se të dhënat e këtij sondazhi kanë disa faktorë që sjellin këtë sondazh.
Sipas tij, kjo vjen për shkak të dëshpërimit por edhe për shkak të mobilizimit në media që kontrollohen kryesisht nga të majtët.
Politikani Dasashmir Shehu thotë se kjo vjen pas në 25 vite nuk është kryer procesi i de-enverizimit.
Historiani Paskal Milo tha se e lexonte sondazhin si një zhgënjim të madh të shqiptarëve për situatën aktuale.
Sociologu Kosto Bajraba tha se sondazhi është bërë në Shqipërinë reale.
Shehi tha se shoqëritë post-komuniste zgjedhin personazhe autoritarë.
Gjatë emisionit nuk munguan debatet për figurën e Enver Hoxhës midis historianit Paskal Milo dhe politikanit Shehi. Ky i fundit theksoi se në historinë shqiptare nuk ka pasur asnjëherë ndonjë lider që e ka tradhtuar kaq shumë vendin.
Mendimi i 49% të shqiptarëve: Komunizmi ide e mirë, por e zbatuar keq
Pjesë nga intervista:
Gurakuqi: Rezultati nuk është ai që i përket një komuniteti shqiptar në tërësi, qoftë ai që banon në Shqipëri, qoftë jashtë. Koha kur bëhet ky sondazh është pak i vështirë për komunitetin, në sensin që ka një rritje të nostalgjisë të diktuara nga udhëheqja aktuale që ka ndikuar edhe në rezultatin e sondazhit.
Është e lidhur edhe me klimën politike në vend. Klima e dëshpërimit nga njëra anë, dhe klima që sundon në media të sunduara nga një dorë e majtë e cila kontroll mediat. Është klima e mobilizimit social, të kontrolluara nga dy parti politike. Ky është rezultati i 25 vite, ku Shqipëria nuk arriti të bënte dot kthesës drejt një mentaliteti të demokracisë liberale.
Shehu: Një popull shpesh herë i lodhur e gjen alternativën jo tek një vështrim përpara, por e sheh tek e kaluara e vet që i duket se i ka treguar më shumë siguri. Në fakt ishim më të sigurt. Kjo vjen pasi në 25 vjet nuk u bë de-enverizimi i shoqërisë shqiptare. Nuk u vu gishti mbi plagë që është bërë kjo, kjo gabim dhe për këtë janë përgjegjës?kohën e kaluar e kemi riinvestuar politikisht. Sa herë ka ardhur në pushtet e majta, ka thënë se e kaluara nuk ishte aq e keqe.
Hila: Këtë duhet ta bënte e djathta?
Shehi: Nuk kemi qenë të zotë. Sepse edhe djathta shqiptare nuk ka qenë shumë e djathtë, sepse ka qenë e arnuar me të majtën. Shumë nga këta të djathtë një këmbë e kanë pasur tek e kaluara e vet. I bie që të jenë autokritikë edhe më babain e vet. edhe periudha është e shkurtër, sepse njerëzit janë ende gjallë. Kur shoqëri të marrë një distancë historike, për ta gjykuar më ftohtë.
Milo Sondazhi, zhgënjim i madh i shqiptarëve
Milo: Unë sondazhin e shoh jo si nostalgji ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit, por e shoh si një tregues zhgënjimi të madh të shqiptarëve për zhgënjimin për situatën ku ndodhet vendi.
E shoh si një dështim të klasës politike shqiptare që në 25 vjet që përkundrejt premtimeve, sot vazhdojmë të jemi vendi gati i fundit në Evropë ku perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë dhe integrimi i plotë të saj është shumë vite larg akoma. Shqiptarët e kanë humbur besimin tek klasa politike.
Përgjegjësinë e ka edhe Sali Berisha sepse ka qeverisur 13 vite, 5 si President dhe 8 si kryeministër.
Të dhënat e sondazhit
Gurakuqi: Duhet parë edhe kampioni. Vetëm 4% është me shkollë të lartë. Pra do të thotë se niveli kulturor është i ulët. E dyta ne duhet të pranojmë që bëhet fjalë për një shoqëri ka dalë nga një regjim shumë i ashpër, nga e cila forca e komprometimit ka penguar?.
Hila: Ata pranojnë se kanë marrë pjesën e shoqërisë me shkollë të mesme
Bajraba: Kjo grafi që bën sondazhi është Shqipëria reale, jo Shqipëria që duam. Kjo është Shqipëria që kemi prodhuar në 25 vjet. Ne nuk kemi kulturë kapitaliste. Ne kemi pasur pritshmëri të larta për demokracinë në vitin 1990, kur i pyesnim për 5 vjet nuk jepnin përgjigje dhe kur u thoshim 10 vjet irritoheshin. Vlerësimet për komunizmin vijnë duke u rritur, që do të thotë se vjen për shkak të zhgënjimit.
Shehi: Shoqëritë post-komuniste zgjedhin personazhe autoritarë
Shehi: Analiza duhet të fillojë nga ajo që se kemi bërë kurrë. Demokracia në Shqipëri ka qenë një sistem prematurë. Demokracia ka lind në Athinë është një produkt urban. Në një vend 90 rural nuk ka kuptim. Shumica është popullsi rurale. Shumica janë të paarsimuar dhe ky është vektor që shkon në kah të kundërt.
Pjesa më e madhe është e varfër. Vektorët janë të gjithë në krah të kundërt. Unë nuk shoh asnjë lloj drame. Rreziku është keqinterpretimi. E majta në pushtet do t?u mbush mendjen shqiptarëve se e majta është shumica.
Në situatën e sotme gjeopolitike në këtë frymë ruse në Ballkan, shumica e shoqërive post-komuniste zgjedhin personazhe autoritarë, si Putini. E kanë humusin e vet ku gjallërojnë. Ndodh edhe në Shqipëri.
Debate midis Milos dhe Shehit për figurën e Enver Hoxhës
Hila: Ju rivlerësuat Ahmet Zogun.
Shehi: Pse mos ta rivlerësojmë. Ahmet Zogu do t?i qëndrojë historisë shqiptare me defektet e veta. Për Enver Hoxhën nuk është bërë kurrë ndonjë analizë. Zotëria është profesor.
Gurakuqi: Nuk ka ndonjë botim zyrtar nga Akademia e Shkencave për rivlerësimin e tij.
Shehi: Është personazhi më reaksionar në historinë shqiptare. U bë me jugosllavët me armiqtë tradicionalë të Shqipërisë. Në 4 vit u shit dhe u ble me jugosllavët. E quajti të natyrshme të bëhej miq me rusët. Kur u prish me rusët që u bënë pak liberalë, u lidh me kinezët, prapë armiq tradicional. Vetëm për interesat e veta, familjes së vet që këtë vend e konsideron pronë personale. Ka zgjedhur armiqtë e Shqipërisë për t?i bërë aleatë. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur lider nuk kanë zbritur në këtë nivel pak a shumë tradhtie. E izoloi
Milo: Po Ahmet Zogu. U shit?
Shehi: Unë e pranoj që ka pasur probleme. Ti nuk e pranon. Ka shitur Shqipërinë vetëm për interesat e kalamajve të vet.
Milo: Mos përmend deklarata patetike?Ka shitur territore shqiptare Ahmet Zogu.
Fjala e p0lotë e Lulzim Bashë në një bashkëbisedim dhe refl...
Ish-deputeti socialist, shprehet edhe një herë kontradiktor ...
Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i ekonomisë Klodi...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar s...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, tha sot në emisionin...
“Lolita” e njohur në rrjetet sociale si një nga faqet më rea...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ishte sot i ftuar në...
Koço Kokëdhima, i ftuar sot në emisionin “Të paekspozuarit” ...
Epo diçka duhet të kishte bërë Mimi Kodheli që të hynte në Ç...
Për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit, në kuadër të masave pë...
Lulzim Basha u bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë f...
Ky është shkrimi i plotë i publikuar nga media greke “Makele...
Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas shkrimit të mediave gr...
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Re...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një shtetas 3...
Një 59-vjeçar nga fshati Zvezdë ka denoncuar dhunën që u ush...
Një punonjës i Policisë është pezulluar nga detyra pasi dysh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...