Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
?Lolita? e njohur në rrjetet sociale si një nga faqet më realiste dhe oponente me të gjitha palët politike ka publikuar një shkrim të gjatë si rrallë herë. Shkrimi titullohet ?Rini pa rini.
Më poshtë shkrimi i Lolitës
Rinia pa Rini
Rininë studentore të viteve ’90 e mbajmë si rininë që rrëzoi sistemin monist dhe solli demokracinë e shpesh i mveshim atribute që nuk i ka patur. Faktikisht rënia e sistemit monist ishte e pashmangshme dhe në një fare mënyre “iu dhurua” studentëve të atëhershëm sepse nevojitej një grup që të mbante flamurin e ndryshimit, e me këtë flamur do justifikoheshin shumë gjëra në të ardhmen. Ky është një diskutim i gjatë që unë nuk jam i aftë për ta analizuar siç duhet, prandaj do bëjmë një kalim në të tashmen.
Sot, si çdo 8 dhjetor, për nder të asaj që bënë studentët e dhjetorit festohet dita e rinisë edhe nga njerëz që janë fajtorët kryesorë të gjendjes ku ndodhet rinia e tanishme; qeveria në veçanti dhe politika në përgjithësi. Së pari, politika me vendimarrjet e qeverisjen e saj e kanë ç’rinuar këtë vend me ndikimin direkt në jetën e secilit prej nesh. Së dyti, forumet politike rinore janë një teatër kotësie ku promovohet lëpirja dhe servilizmi e jo mendimi origjinal. Të rinjtë e 90-tës kishin diçka për të shembur; monizmin. Po ne ç’kemi për të shembur a ndërtuar? Sistemin dhe veten ndoshta! Sidomos veten!
Ne jemi në demokraci dhe parimisht duhet të ketë pak ose aspak gjëra për të shembur dhe kjo demokraci me pasojat e veta, zhvillimi teknologjik, ai social dhe globalizmi na kanë vënë përpara një situate absurde; ne, rinia e tanishme duket sikur nuk kemi betejë tjetër veçse mbijetesën.
Kërkesat e pjesës dërrmues janë paratë, komoditetet materiale, partner/e, qejfe instiktuale e emocionale. Ne jemi një rini që nuk e shohim shkollën si kult të dijes, por si vend ku duhet të marrim një letër që do na sigurojë një punë e ca të ardhura. Nga përgatitja shkencore jemi shumë më ulët se vendet e Europës dhe kjo më së shumti për faj të atyre që na qeverisin se sa tonin. Një pjesë e jona punon në call center apo në punë jo të shkollimit që po ndjekim. Pjesa tjetër luan lloto, ha fara, aderon në forume partiake, parukerizohet nga flokët e thonjtë apo vegjeton kafeneve e harbon pub-eve. Edhe pse ndër popujt me popullësi më të re, rinia është pak aktive dhe gjithëçka drejtohet nga disa të pamoralshëm që na tërheqin prej hundësh.
Jemi rini që nuk njeh historinë e vet dhe gjykon sipërfaqësisht; jemi rini që nuk lexon, që nuk di të shkruajë shqip, që nuk thellohet; jemi rini që nuk ngrihet kur e shtypin dhe ia mohojnë lirinë; jemi rini që shitet; jemi rini që presim këngën e fundit të këngëtarëve idiotë; jemi rini që nuk duam artin; jemi rini që blejmë celularët dhe rrobat e fundi e jo libra; jemi rini që duam të na mbajë dikush e jo t’ia dalim vetë; jemi rini që facebook-on për padrejtësi, protesta e revolucione, por pi çdo ditë kafe si të moshuarit.
Sigurisht që rinia ka nevojë për udhëheqje e mësuesi; t’ia kanalizosh energjinë në drejtimin e duhur dhe kjo na ka munguar gjithmonë, sepse, e para, ata që kanë nja dy pare mend e dije, ose përtojnë ose nuk dinë t’i bëjnë për vete të rinjtë, dhe së dyti, sepse pushteti, i çdo lloj kahu, gjithmonë na ka përdorur. Përveç rasteve sporadike brezi ynë nuk ka individë të spikatur për të cilët realisht duhet të ndihesh krenar apo t’i shohë si model. Pluskojmë të gjithë në një pellg monotonie.
Rinia duhet të shembë mure, të ndërtojë ura për të ardhmen, të ndryshojë shoqërinë. Rinia nuk bën kompromis me padrejtësinë dhe prostitucionin shpirtëror. Rinia nuk fle dhe vegjeton pa qëllime, pa ide, pa aspirata, thjeshtë duke shtyrë ditët me motot “E shtyjmë!”, “A ke kapur ndonjë gjë?”, “Do vish për kafe a party?”. Nëse ndryshimi nuk vjen nga ne, kush do ta bëjë? Ata që na udhëheqin?! Apo presim UFO-t?!
Ndryshimi nuk vjen si kafja në tavolinë apo friend request-i ne Facebook; krijohet dhe luftohet për të, por luftrat nuk bëhen me trupa të rinjsh e shpirtra të moshuarish.
Gjykimin do na e japë e Ardhmja dhe fëmijët a nipërit tanë!
I Juaji
Papa, një i ri po aq bashkëvuajtës e bashkëfajtor sa ju
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ishte sot i ftuar në...
Koço Kokëdhima, i ftuar sot në emisionin “Të paekspozuarit” ...
Epo diçka duhet të kishte bërë Mimi Kodheli që të hynte në Ç...
Për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit, në kuadër të masave pë...
Lulzim Basha u bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë f...
Ky është shkrimi i plotë i publikuar nga media greke “Makele...
Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas shkrimit të mediave gr...
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Re...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një shtetas 3...
Një 59-vjeçar nga fshati Zvezdë ka denoncuar dhunën që u ush...
Një punonjës i Policisë është pezulluar nga detyra pasi dysh...
Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit n...
Gazeta greke Makeleio” shkruan se Mimi Kodheli ka qenë strip...
Deputeti Eduart Ndocaj i është drejtuar mbështetësve të tij ...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas të shpallur n...
Shqipëria pozicionohet e fundit në renditjen që vlerëson pot...
Kryetari i PD-së nuk ka gjetur simbolikën e duhur kur ka shk...
Ne diten kombëtare të Rinisë, u hap zyra rajonale për bashkë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...