Hapet zyra rajonale për bashkëpunim rinor
Ne diten kombëtare të Rinisë, u hap zyra rajonale për bashkë...
Kryetari i PD-së nuk ka gjetur simbolikën e duhur kur ka shkuar këtë të enjte në qytetin Studenti, për të propaganduar politikën e tij të vakët të ndryshimit të partisë më të madhe opozitare. Prej disa muajsh, për t?iu kundërvënë autoritarizmit gjithnjë e më të madh të qeverisë Rama, Lulzim Basha ka nisur një fushatë për demokratizimin e PD-së, për shndërrimin e saj, nga një parti e kryetarit, në një forcë të qytetarëve, në një familje ku të lulëzojnë idetë e ndryshme dhe të vyera, një një organizatë ku të votohen dhe të sfidojnë edhe ata që janë kundër kastës.
Këtë 8 dhjetor, përvjetorin e 26 të përmbysjes së regjimit komunist, Basha ka dashur ta shfrytëzojë si një trampolinë për të dhënë këto mesazhe ndryshimi, që për shkak të qëndrimeve të së shkruarës dhe të mënyrës se si është sjellë PD, qoftë kur ishte në pushtet, qoftë tani në opozitë, nuk po gjejnë ndonjë jehonë të madhe.
Dhe në pamje të parë simbolika duket e goditur.
Në 100 e pak vite shtet shqiptar, të rralla janë sheshet dhe datat që kanë sjellë ndryshime kaq të mëdha në jetën e vendit. Pavarësisht se rënia e komunizmit ishte një lëvizje e dirigjuar nga lart, pavarësisht se fijet e saj u luajtën në kulisat e pushtetit, vullneti, dëshira dhe rebelimi studentor, për t’i dhënë fund mungesës totale të lirisë dhe izolimit nga perëndimi, janë nga ato akte që e kanë shenjuar fort historinë tonë të re.
Pra, duke u nisur nga kjo simbolikë Lulzim Basha u duk se ?zbuloi? mjedisin e duhur për të propaganduar politikën e tij të re.
Por, ajo që ai me siguri ka harruar, dhe që e tradhëton keq propagandën e tij për një parti që të jetë e të rinjve dhe jo e kryetarit të përjetshëm, e qytetarëve dhe jo e një grupimi të mbyllur, e interesit publik dhe jo e kastës, është simbolika tjetër e këtij sheshi.
Qyteti Studenti nuk është vetëm vendi ku filloi lëvizja për rrëzimin e diktaturës. Ai është njëkohësisht dhe mjedisi ku lindi dhe mori jetë e para parti opozitare pas gjysëm shekulli.
Dhe aty u krijua një parti që i tradhëtoi shpejt aspitatat e atyre që brohorisnin parrullën: ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?.
Aty u krijua partia që vetëm pas një viti hëngri bijtë e saj themelues. Aty u krijua partia që urdhëroi burgosjen e liderit kryesor të opozitës. Aty u krijua partia që shkallmoi të parat zgjedhje parlamentare që organizoi. Aty u krijua partia që përgjaku dhe masakroi opozitarët, shtypin dhe që në 1997, drejtoi ushtrinë dhe paramilitarët kundër popullit të vet.
Shumë më e ndryshme sot, nga këto anë të errëta që shenjuan fillimet e saj, përsëri PD-ja mbetet partia e një njeriu të vetëm. Partia ku fare rallë mund të dëgjohen zëra kundra. Partia që edhe në vitin 2013, në ndryshim nga çdo vendi i ish bllokut lindor, nxori përpara shqiptarëve të njëjtin lider që u kish propozuar edhe në vitin 1991. PD ishte dhe mbetet edhe sot, në ndryshim nga çdo e singjashme në Europë, partia e një njeriu të vetëm: Sali Berishës, të rrallë dhe të pakrahasueshëm në llojin e tij.
Pikërisht për këto arsye, ideja për të propaganduar hapjen e kësaj force, idetë kundër liderit të fortë dhe të përjetshëm, kultin e mendimit ndryshe, në qytetin studenti, ishte një nismë e gabuar.
Po vërtet, ai shesh, ka hyrë në memorien tonë kolektive si imazhi i protestës, i revoltës, i rrebelimit të sinqertë dhe naiv të të rinjve. Por fatkeqësisht, nga ana tjetër, ai na kujton dhe vendin ku u krijua një parti që i harroi aspiratat e krijimit të saj. Ai ngërthen në vetvete dramën e revolucioneve që tradhëtohen prej pushteteve që pjellin nga barku i tyre.
Prandaj dhe Lulëzim Basha nuk mund të shkonte aty për të propaganduar një PD që me fjalë nuk i ngjan aspak asaj të Berishës. Ai mund ta përdorte këtë shesh nëse do t’i duhej të fliste për revolta dhe përmbysje, por kurrë për ta evokuar si simbolin e një partie të hapur dhe demokratike. /Lapsi.al/
Ne diten kombëtare të Rinisë, u hap zyra rajonale për bashkë...
Kryedemokrati Lulzim Basha eshte fotografuar duke fjetur gju...
Ajo që në pamjen e parë duket si call center është qendra vi...
Gazeta greke Makeleio” shkruan se Mimi Kodheli ka qenë strip...
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet rrjeteve sociale ka ...
Kjo do te jete nje zhvillim dhe ndryshim madhor ne menyren s...
Parizienet mund te perdorin transportin publik falas, si mas...
Sot ne mesdite, në vendin e quajtur ish postoblloku në Kuçov...
Vajza shpresojmë të motivoheni sepse Carla Bruni, iu ka lënë...
Ne te ardhmen e afert, nje aeroplan i gjenerates tjeter do t...
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të P...
Policia arreston në flagrancë dy shtetas në Pogradec dhe Dev...
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorin...
Gjergj Bojaxhi në një reagim te tij në lidhje me rindërtimin...
Specialistët e Seksionit për hetimin e Narkotikëve, në Drejt...
Të rinjtë demokratë zgjodhën 8 dhjetorin për të protestuar k...
Qyteti i serenatave është kthyer në magjinë e festive të fun...
Huamarrja e brendshme e qeverisë po vuan pasojat e një ofert...
Përplasjet, konfliktet, përçarjet në strukturat e PD-së në V...
Flet Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Treg...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...