Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Flet Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe administratore e Albacall
Hyrja në fuqi e ligjit të ri që shtrëngon aktivitetin e call center jashtë BE-së pritet të sjellë probleme të shumta te kompanitë që e ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri, teksa klientët italianë mund të dekurajohen për të sjellë punë në vendin tonë dhe si rrjedhojë të spostohen në vende të tjera të BE-së. Ndërsa operatorët e rinj do kenë pengesa të mëdha për të hyrë në treg. Në një intervistë për Monitor, Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe administratore e Albacall, operatorit më të mëdha call center sipas të ardhurave në Shqipëri, flet për të ardhmen e këtij sektori.
Çfarë parashikon projektligji që u miratua në Itali në lidhje me delokalizimin e kompanive call center?
Do të doja të saktësoja që propozimi ligjor kundër delokalizimit trajton vetëm veprimtarinë e kompanive call center dhe asnjë veprimtari tjetër. Ky propozim ka për qëllim të forcojë masat kundër fenomenit të delokalizimit në sektorin call center, i cili ka prodhuar në Itali krizë papunësie dhe rënie të vazhdueshme të fitimeve.
Sipas këtij propozimi, subjektet italiane, që vendosin të delokalizojnë aktivitetin e call center në vendet jashtë BE-së, duhet të dërgojnë një njoftim, brenda 30 ditëve, në Ministrinë e Punës Italiane dhe Inspektoratin Kombëtar të Punës lidhur me numrin e punëtorëve të përfshirë, si dhe pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Mungesa ose refuzimi i këtij komunikimi do të sjellë aplikimin e një sanksioni administrativ prej 150,000 eurosh. Përveç kësaj parashikohet se kompanitë call center, që kanë vendosur të delokalizojnë në një vend jashtë BE-së, të mos kenë më asnjë ndihmë ekonomike.
Për sa u përket kompanive që aktualisht punojnë në Shqipëri, propozimi ligjor sjell detyrimin që ato duhet të deklarojnë transferimin dhe numrin e punëtorëve të përfshirë pranë institucioneve të cituara më sipër brenda një afati 60-ditor nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në rast vonese apo refuzimi do të aplikohet një sanksion administrativ prej 10,000 euro për çdo ditë vonese.
Normativa e re parashikon të drejtën e subjektit, që kontakton me një call center që gjendet jashtë BE-së, të informohet paraprakisht mbi vendndodhjen fizike të operatorit që përgjigjet. Në këtë rast, subjektit i njihet mundësia që këtë shërbim ta marrë nga operatori telefonik që gjendet jashtë BE-së ose të kërkojë që ky shërbim t?i ofrohet nga një operator me vendndodhje në territorin e Bashkimit Europian. Mosrespektimi i këtij kushti procedural parashikon sanksione administrative në vlerën 50,000 euro në ditë.
Çfarë ndikimi do të ketë te kompanitë që operojnë në Shqipëri?
Hyrja në fuqi e këtij ligji, thuajse me siguri do të sjellë probleme për sektorin e call center që operon në Shqipëri, sepse shumë kompani (gati të gjitha) punojnë për llogari të klientëve italianë dhe këta të fundit mund të dekurajohen për të sjellë punë në vendin tonë dhe si rrjedhojë të spostohen në vende të tjera të BE-së.
A do të ndikojë ky ligj te hapja e kompanive të reja apo nuk do të ketë më tentativa të tilla?
Hyrja në fuqi e këtij ligji me siguri do të jetë një pengesë e madhe për kompanitë e tjera që duan të hyjnë në këtë treg.
A mund të shërbejë kjo si një shtysë për kompanitë call center që do të kalojnë në një stad tjetër, për t?u diversifikuar?
Për sa i përket diversifikimit në fushën e call center mund edhe të kërkohet që të zhvillohen shërbime në gjuhë të tjera, përveç asaj italiane, por sigurisht ky do të ishte një proces i gjatë. Unë mendoj se nuk do të jetë e mundur të zëvendësohen të gjitha shërbimet që sot zhvillohen në gjuhën italiane./Monitor
EU vendosi te heqe regjimin e vizave per 50 milion Ukrainas ...
Vizita e papritur e drejtorit të CIA-s, John Brennan, në Tir...
Noah Buble, është vetëm 3-vjeç dhe pak javë më parë u bë pub...
Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi një javë më parë ...
Më në fund u bë i gjallë dikush që të vijë e të flas me sigu...
Specialistët e Seksiinit të Qarkullimit Rrugor në Fier, arre...
Drejtori i CIA-s, John Brennan, vizitoi dje Tiranën. Vizita ...
Trupi i nje personi pa jete eshte gjetur pak me pare ne komb...
A keni vënë re, se disa nga personat më inteligjentë dhe që ...
Lumturia mund të vijë në forma të ndryshme. Miliona njerëz j...
Në vitin 2013, një ekip arkeologësh zbuluan një monument gur...
Janë të pakta vendet e Europës që vuajnë shpejtësinë e ulët ...
Dite e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë...
Revista “Time” shpalli presidentin e zgjedhur Donald Trump s...
Fruti i dragoi është një nga frutat që që në pamjen e parë t...
Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien p...
Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien p...
120 mln + 50 mln Euro I kushton xhepave te Shqiptareve konce...
Associated Press, Fox News, Washington Post, The New York Ti...
Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...