Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sa kohë ke që punon në lokalet e natës?
Ka disa kohë që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe. Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.
Çfarë ke bërë fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?
Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm. Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme. Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para. Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë. U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende. Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit, shuma e parasë që unë do të fitoja.
Si erdhi ky propozim për punë?
Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë, njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte ?kthesa? në muhabet. Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël. Ai vijoi me muhabetin e tij dhe, në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash. Pas një javë mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija çfarë ishte.
Çfarë ndodhi më pas. Si shkove në Tiranë?
Telefonova personin që më tha për punë dhe erdhi ai më mori. Më dërgoi në Tiranë, në një lokal ku kishte edhe disa vajza të tjera profesioniste balerina. Unë e hutuar, fillova të bisedoja me balerinat e tjera të lokalit dhe u kërkova të më mësonin ndonjë gjë për punën. Ato më thoshin që nuk ishte fare e vështirë. Në këto momente kisha shumë frikë, pasi nuk e dija ç?po bëja.
Po familja jote, ishte në dijeni të vendimit që ti kishe marrë?
Absolutisht, ata nuk dinin asgjë ditët e para, pasi unë u thash që do të shkoja tek një shoqja ime se kishte mamanë sëmurë në Tiranë. Prindërit e kanë vuajtur shumë këtë pjesë, për shkak se vriste dhe vret shumë mentaliteti. Por u tundova nga paratë që unë s?i kisha parë asnjëherë me sy. Familja e ka marrë vesh disa muaj më vonë, pasi unë ia tregova vet duke i thënë që nuk kthehem më tek ju.
Si është një dittë e zakonshme pune në lokalet e natës?
Të bëhet rutinë puna. Është si të jesh në një punë të zakonshme, por ne jemi të një versioni tjetër. Punën e fillojmë orët e vona të natës, pas orës 23:00. Unë kam ndërruar disa lokale dhe ka disa balerina që punojnë. Mbulohesh nga paratë, pasi vijnë njerëz shumë të pasur dhe që nuk e kanë problem lekun. Ata e përdorin për kënaqësinë e tyre. Një person i thjeshtë mund të hedhë rreth 50 euro për ne, ndërsa ka pasur raste që kanë hedhur edhe 500 euro.
Si i ndani paratë me pronarët e lokaleve. Është e vërtetë që ata ju shfrytëzojnë për prostitucion apo t?ju mbajmë pa dëshirë?
Ka pas shumë raste që balerinat mbahen pa dëshirë nga pronarët e tyre. Nëse një vajzë nuk dëshiron më të punojë, është e lirë të shkojë. Në fund të fundit ajo do bëjë një punë që e ka zgjedhur vetë. Ndërsa ka edhe raste që shfrytëzojnë për prostitucion. Unë njoh vajza që janë përdorur edhe për këtë pjesë dhe, këtu përdoret edhe presioni. Zakonisht presioni përdoret tek vajzat e reja sepse, ato e bëjnë punën me frikë apo me dyshime. Lokalet e natës tani zëre se të gjithë për prostitucion mbahen, pasi këtu ka përfitime të shumta. Vijnë njerëz të njohur që futen dhe nuk e vrasin mendjen për lekun, vetëm emri mos t?u dalë.
Po lëndë narkotike ke marrë ndonjëherë gjatë punës?
Po… Është shumë e vështirë ta refuzosh këtë pjesë. Kur një vajzë është duke kërcyer, i thërret një klient që të shkojë afër tij. Kur shkon aty, ai i kërkon që të pijë bashkë me të dhe të jep lekët. Në shumicën e rasteve je e detyruar të konsumosh.
Çfarë lloji përdoret më tepër?
Kam ndërruar disa vende dhe më shumë përdoret kokaina.
Rrëfimi/ Si janë marrëdhëniet e tua me familjen?
Familja e pranoi me vështirësi shumë të madhe. Pas shumë vuajtjesh dhe qëndrimi larg tyre, unë arrita t?i bindja se për çfarë kisha zgjedhur të bëja atë punë. Ata i vret shumë paragjykimi dhe kanë shumë të drejtë. Unë tashmë kam nisur të ndjek edhe shkollën, dhe të marr një tjetër drejtim në jetën time. Jo gjithë kohën unë do të punoj si balerinë në klubet e natës. Ajo është një punë që ka para të madhe por nuk është e denjë. Aty fiton, por përbuzesh shumë. Dëgjon lloj-lloj njeriu që çfarë nuk thotë, por balerinat janë të detyruara t?i durojnë.
Punësohet si balerinë, por shfrytëzohet për prostitucion
Një javë më parë, policia e kryeqytetit ka zhvilluar një aksion në lokalet e natës. Nga ky aksion, janë arrestuar dy pronarët e lokalit, si dhe janë shoqëruar tre balerina, njëra prej tyre e mitur. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se, vajza me inicialet M. D., 16 vjeçe, fillimisht është punësuar si balerinë, por personat që i kishin siguruar këtë punë i gjenin edhe klientë në ambientin e klubit të natës. Sipas informacioneve, rekrutuesi i të miturës është shtetasi Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është arrestuar bashkë me shtetasin Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e natës ku të arrestuarit ushtronin aktivitetin e paligjshëm, u konstatuan tri vajza të cilat ishin punësuar si balerina.
Nga verifikimet e kryera, burimet pohuan se njëra prej balerinave, M. D., 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari, prej muajit korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion, duke ia siguruar klientët në ambientin e klubit. Ambientet e këtij klubi mësohet se ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionarëve, shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim policor. Sakaq, faktin se në klubin e natës ushtrohej veprimtaria e prostitucionit është pohuar edhe nga tre balerinat, të cilat janë shoqëruar në polici për të dhënë deponimet e tyre. Sipas burimeve në policinë e kryeqytetit, vajzat kanë thënë se kishin disa muaj që punonin në klubin në pronësi të Xhonatan Terpollarit dhe Florian Bregut. Vajzat janë shprehur se janë detyruar të pranojnë ofertat që djemtë u kanë dhënë për të punuar në lokalin e natës, për shkak të vështirësisë që ato po hasnin në jetë. Ato nuk kanë pranuar të jenë rekrutuar nga shtetasit e mësipërm.
Policia: Vajzat e punësuara si balerina shfrytëzohen për prostitucion
Aksionet e zhvilluara nga policia e Tiranës gjatë këtij viti, tregojnë se në lokalet e natës shfrytëzohen vajza të reja për prostitucion. Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në policinë e kryeqytetit, bëhet e ditur se në shumë raste, në lokalet e natës janë evidentuar një numër i madh balerinash, të cilat ushtrojnë edhe prostitucion nën presionin e pronarëve të tyre. Sipas burimeve të policisë, gjatë këtij viti janë referuar 8 raste për ?shfrytë- zim prostitucioni?, me 19 autorë, 7 prej tyre të arrestuar, 2 janë ndaluar, 9 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë dhe është shpallur në kërkim 1 person. Femrat të cilat kanë rënë viktimë e këtij aktiviteti të paligjshëm janë dy, njëra e mitur. Sipas policisë, vajzat që ofrojnë shërbime seksuale dhe që janë ngarkuar me përgjegjësi penale, gjatë këtij viti janë evidentuar 8 të reja. Gjatë deponimeve që ato kanë dhënë në policinë e Tiranë, ato kanë thënë se punojnë në lokalet e natës për të fituar para, me të cilat mbajnë edhe familjen. Këto raste, policia thotë se janë evidentuar në zona të ndryshme, të shpërndara në gjithë territorin e Tiranës.
Rastet e dokumentuara në Tiranë
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se më datë 13 tetor 2016, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion?. Kjo vepër penale është në ngarkim të shtetasve L. Z., i arrestuar, dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit L. B., dhe I. S., nga Tirana. Këta persona, kishin përshtatur një banesë tek ?Materniteti i ri?, si motel. Këta dyshohet të kenë shfrytëzuar vajza të reja për prostitucion. Ndërkaq, më datë 6 maj të këtij viti është goditur një tjetër rast, ku shfrytë- zoheshin vajza të reja për prostitucion në një lokal nate tek zona e ?Pallatit me Shigjeta?. Nën akuzën e ?shfrytëzimit për prostitucion dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion?, janë vënë shtetasit Z. V., M. B., dhe F C., te cilët u arrestuan në flagrancë në lokalin në pronësi të tyre. Më tej, policia e kryeqytetit bën të ditur se më datë 28 prill 2016, janë referuar veprat penale për ?mbajtje ambientesh për prostitucion? dhe ?pornografi?, ndaj shtetaseve L. N., dhe F. J. Sipas burimeve të policisë, këto shtetase kishin vënë në dispozicion të shërbimeve ?Chat Line?, me përmbajtje erotike banesa të marra me qera në zonën e ?Unazës së Re? dhe në Rrugën e Kavajës. Në këto ambiente, kanë ushtruar aktivitetin e tyre 4 vajza të identifikuara, të cilat janë ndjekur në gjendje të lirë nga policia. Më datë 23 qershor 2016, është goditur një tjetër rast për veprën penale të ?Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtjes së lokaleve për prostitucion?. Në një lokal në Ibë, Tiranë, ku luhej muzikë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit A. Shyti, A. Haxhiu, N. Zogu dhe S. Halimllari. Sipas burimeve të policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion vajza të reja, të cilat ishin punësuar fillimisht si balerina. Aktualisht çështja ndaj tyre është në gjykim.
– See more at: http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=532762&vajzat-joshen-nga-parate-u-tregoj-jeten-ne-klubet-e-nates#sthash.r8Z7AFS3.dpuf
Është hera e parë për Shqipërinë: në Berlin u mund më në fun...
Një shtetas shqiptar është kapur sot nga policia greke me 29...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka komentuar sot takimin ...
Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, ka komentuar sot takimin...
Nderimet (homazhet) zyrtare në 28 nëntor dhe në cdo rast tje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Një operacion anti-drogë i përmasave të mëdha ka përfunduar ...
Partia Popullore Europiane ka uruar sot gjithë shqiptarët pë...
Konsullata turke në Prizren ka rënë sot pre e një sulmi me k...
Kompozitori dhe këngëtari Genc Dashi rrëfen jetën e fshehtë ...
Donald Trump do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të ...
Kryeministri Rama ka takuar sot kancelaren gjermane Angela M...
Sot Shqipëria feston 104-vjetorin e Pavarësisë, por 4 vjet m...
Ai deklaronte publikisht se jetonte me 20 dollarë në muaj dh...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot c...
Nëse mendoni se pasarelat e modës janë vetëm për modelet dhe...
Kryekëshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak ...
Dy dokumente të reja mjaft të rëndësishëm jnëpublikuar nga s...
Festimet e Ditës së Pavarësisë në Lezhë nuk kanë kaluar pak ...
“Jam një 20 vjeçare dhe jam e varur nga seksi, por kjo varë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...