Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kompozitori dhe këngëtari Genc Dashi rrëfen jetën e fshehtë dhe publike të rebelëve të Tiranës, atyre që edhe kur u tërhiqnin veshin në kohën e komunizmit, nuk donin të dinin.
Mbrëmjet e gjata të vallëzimit, rrëmujat e zullumet që përmbysnin natën, ndërsa qyteti flinte, orët a pakta të gjumit, jetën e çrregullt familjare e gjithë ç?i ndodhi më vonë, kur e gjithë bota, befas, ishte zgjuar e tillë.
Ai rrëfehet në një intervistë të gjatë për gazetën Panorama.
Megjithëse ju vetë nuk keni dalë thuajse asnjëherë të tregoni jetën e përpara ?90-s, fama e ?bëmave? ka kaluar gojë më gojë dhe nuk se ka ngelur e panjohur jeta e shokëve muzikantë që luanin, në mes të Tiranës, një këngë të huaj që vetëm një ditë më parë ishte bërë publike edhe jashtë. Mirëpo, nëse kjo mund të njihet disi, me siguri që kurioziteti se si keni shpëtuar, nuk ka marrë përgjigje?
Mund të kem shpëtuar nga masat e rënda, por kam pasur edhe unë episodet e mia, megjithatë, sot më duket se abuzohet ca me rrëfimet e së shkuarës. Unë nuk jam shumë në korrent me ato që shkruhen e thuhen, por nga bisedat me miqtë di që tregojnë për pengesa e mungesë mundësish në gjithçka. Të them të drejtën, mua nuk më ka ndaluar njeri të bëja gjërat që bëj. Ka ndikuar patjetër edhe pozicioni i familjes sime, im atë ishte mjek i shkolluar jashtë, që u kthye në Shqipëri në prag të ?45-s vetëm për atdhetarizëm.
Punoi më pas gjatë gjithë kohës me të huajt e ambasadave dhe, si të thuash edhe kur unë e teproja donin të ruanin njëfarë ekuilibri, sepse më kanë thënë shpesh ?ç?të të bëjmë ty, s?të fusim dot brenda?. Por, siç po thosha, sot abuzohet me lirinë për të thënë gjërat e së shkuarës. Disa kohë më parë kam dëgjuar për një intervistë të Gjergj Lekës, që fliste për çështje morali të kolegëve dhe nuk m?u duk normale, përveçse nuk ishte as e vërtetë, nuk di si ka qenë ai kur i ka thënë ato gjëra.
Pse, si ka qenë në të vërtetë?
Sido që të ketë qenë, e para ishte frika. Gjithçka që mendoje të bëje ti, e mendoje nën trysninë e frikës? sa larg mund të shkosh me veprimet, kështu? Jo se mungonte guximi për të bërë gjëra të caktuara, por do të mendoje pasojat që binin direkt mbi ty dhe që mund të ishin ekstreme, të paparashikueshme.
I frikësuar ose jo, edhe ju nuk se keni bërë jetë aq të shtruar?
Jo, nuk ka qenë e tillë. Unë nisa të merresha me muzikë në moshë të vogël? së pari me kitarë e më pas me violinë, krijuam grupin, nisëm punën e më pas, me t?u përfshirë në këto rrethe, s?mund të jesh më djali i shtruar e i bindur. Ne vërtetë, nuk dilnim jashtë shtetit, por dëgjonim e dinim gjithçka.
Dëgjonim këngët, lexonim revistat, njihnim e shihnim të huajt përnatë, në hotel ?Dajti? ku luanim muzikë. Por, siç thashë edhe më lart, ishin edhe rrethanat familjare që na favorizonin, qoftë për të pasur gjithë mjetet që na lidhnin me botën, qoftë për të ndier një lloj sigurie. E them këtë jo vetëm për vete, funksiononte pak a shumë njësoj për të gjithë rrethin tim, ne ishim të barabartë, me disa përjashtime që ndodhën rrugës.
Dasmen Musaraj, Genc Dashi, Kujtim Spahiu, grupi i parë shqiptar, që kanë luajtur që në vitet ?70 këngë të ?Beatles?, ?Rolling Stones?, ?The Who?, Ray Charles, etjDasmen Musaraj, Genc Dashi, Kujtim Spahiu, grupi i parë shqiptar, që kanë luajtur që në vitet ?70 këngë të ?Beatles?, ?Rolling Stones?, ?The Who?, Ray Charles, etj
Çfarë ndodhi rrugës, kujt iu ndal vrapi?
Ngjarje të kohës që sot janë bërë publike për të gjithë. Unë kisha mik të ngushtë një nga djemtë e Todi Lubonjës dhe kur ndodhën ngjarjet me të atin, shkova ta takoj në Lezhë, ku banonte. U spiunova për këtë dhe më dërguan 3 vite Kepin e Gjuzës. Kështu që, edhe unë nuk kam dalë krejt i paprekur, sepse edhe pas kthimit shkova të gdhend drurin tek artistikja ?Migjeni?.
Përpara kësaj që ka ndodhur afër ?80-s duhet të jenë ngjarje të tëra. Na tregoni pak për atmosferën e atyre viteve në hotel ?Dajti?, apo 15-katëshi, aty ku luheshin ?The Beatles? e ?Rolling Stones?, ndërsa jashtë jetonte një botë krejt tjetër?
Për ne ishte bërë e zakonshme kjo atmosferë, sepse kështu i kishim hyrë muzikës. Pas punës në RTSH, do të shkonim pak orë në shtëpi të pushonim e pastaj te ?Dajti?, për të vazhduar natën deri në të gdhirë. Luanim gjithfarë muzike, bëheshin festa njësoj si sot, aq sa mund t?ju them se mbrëmjet e Krishtlindjeve në hotel ?Dajti? bëheshin njësoj siç bëhen sot nëpër botë. Asgjë nuk mungonte që nga ushqimi, shërbimi, muzika e atmosfera që e bënin vetë të huajt.
Puna juaj, pra muzika e huaj, ishte e lejuar vetëm kur luhej për ta? Nëse bënit të njëjtën gjë mes jush, me miqtë, dënoheshit?
Po, vetëm për ta. Mbrëmjet tona ishin ?të izoluara?. Luanim të njëjtën muzikë, pinim, zbardhnim net të tëra, por këtë nuk mund ta bënim hapur. Ishte e rrallë ajo shoqëri sepse kudo, nëpër të gjitha grupet, dilte diçka, ishte dikush që dërgonte fjalë, te ne nuk ka ndodhur kurrë. Bëhej ç?bëhej, ngelej brenda.
Çfarë bëhej?
Asgjë e jashtëzakonshme, por gjëra që atëherë nuk lejoheshin? qoftë teprimi me gotat, qoftë muzika apo vallëzimet e shfrenuara. Pastaj nuk ishin të pakta rastet kur e kërkonim të keqen vetë sepse, ashtu siç ishim, kush i pirë kush jo, dilnim në qytet, i jepnim gojës më shumë se ç?duhej. Sa herë na kanë kapur e na kanë paralajmëruar, na kanë kërcënuar. Ne vazhdonim me të njëjtin ritëm.
Mendoni pak se sa mund ta ?gdhendësh? dikë që e nis ditën në orën 20:30 të mbrëmjes?! Sepse ajo ishte ora kur zgjoheshim, pasi kishim fjetur në 19:00. Jetonim pothuajse me 1 orë gjumë. Niste më pas puna te ?Dajti?, deri në 4 të mëngjesit. Për dy orë duhet të ishim në punë në RTSH, kështu që çfarë të bënim, të ktheheshim në shtëpi?! Ishte e kotë? Të parin lokal që gjenim të hapur, e zinim për të kaluar ato dy orët e lirisë. Ishte atëherë ?Trekëndëshi?, ?Drini i Vogël?, ?Krimea?, ?Partizani?? kë të gjenim hapur.
Me një jetë të tillë, nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme me gratë? Si ia bënit me to?
Vetëkuptohet që nuk ishim njerëzit më familjarë. Tani që e mendoj, asnjë nga miqtë e mi nuk ka bërë dasmë. E kotë të them të kundërtën, nuk kemi qenë njerëzit e shtruar të familjes, sado që përpiqeshim që mos të linim asgjë pa plotësuar në shtëpi, sepse na i lejonte këtë edhe ana financiare. Bashkë me punën në RTSH dhe atë te ?Dajti?, rrogat tona shkonin sa të ministrave.
Vetëm paratë nuk mjaftojnë për të ruajtur një marrëdhënie?
Epo, siç tregoi edhe koha, nuk mjaftuan. Vajza ime e parë lindi në ?80-n, ndërsa martesa e parë mori fund pas ndërrimit të sistemeve. Sidoqoftë, mënyra ime e jetesës nuk se ndryshoi ndonjëherë krejtësisht, por nuk është vetëm kjo arsyeja që nuk funksionojnë marrëdhëniet. Vjen koha dhe mbarojnë, sado që unë ruaj miqësi të mirë edhe pas ndarjes.
Kur folëm për festat e ?Dajtit? përmendëm vetëm të huajt, ndërsa vinin edhe kuadrot shqiptarë?
Vinin, por ne nuk lejoheshim të ishim të pranishëm e jo më të luanim muzikë të huaj. Publikisht kujtoj aty që shihja më shpesh Kadarenë e më pak Dritëroin. Sidoqoftë, për ne nuk kishte rëndësi kjo, nuk ishim djemtë që nuk njihnin e nuk shihnin gjëra që të na tërhiqej vëmendja nga personazhe të caktuara. Ne na ngacmohej syri a veshi vetëm për përmasat e festave, kush do ta organizonte më të madhe. Kujtoj një herë që ka bërë një festë te ?Dajti?, Ambasada Italiane, ishte hera e parë në jetë që shihja tre fuçi verë, ishin aty që të piheshin, të gjitha dhe kuptohet që nuk ngeli gjë.
Këto historitë ?me fuçi?, me siguri që nuk mbarojnë asnjëherë. Nuk folëm për punën në RTSH, po t?u referohemi fjalëve që janë përhapur, rezulton që, edhe atëherë sigurisht më pak se sot kishte këngëtarë që dërgoheshin me porosi nga lart. Si funksiononte, a është e vërtetë që edhe atëherë kishte preferenca të ndikuara nga udhëzimet?
Jo që të ndodhte haptazi. Nuk besoj të ketë ndodhur që dikush të merrte në telefon e të thoshte merre këtë bëje këngëtare, të paktën unë nuk di. Po, është e vërtetë që kompozitorët e autorët e këngëve kishin të preferuarat e tyre, sepse nuk kishin se si të mohonin faktin që Vaçe Zela ua merrte këngën, ua bënte hit, pra ishte edhe pak për interes të tyrin më shumë sesa për të ngritur këtë apo atë këngëtar.
Megjithatë, kishte edhe të paaftë që e gjenin rrugën, apo jo?
Sigurisht! Ne e ndienim këtë, që sa dëgjonim tingullin e parë. Mund të mos dinim ç?kishte ndodhur e si kishte ardhur, por kuptohej menjëherë që një ndërhyrje ishte. Megjithatë, duhet të dini që nuk bëhej vetëm për t?i bërë qejfin njërit apo tjetrit. Ndodhte që, për shembull, duhet të lëvdohej Përmeti atë sezon sepse kishte qëndruar në heshtje dhe o burra të nxjerrim këngëtar apo muzikantë nga Përmeti. Është një shembull për të kuptuar se mendohej në funksion të gjithë sistemit jo individit.
Si i keni punët me muzikën, sot? E kaloni kohën duke pikturuar e fotografuar??
Me muzikën nuk kam punë (qesh). Nuk funksionon asgjë këtu e nuk ka vlerë të përfshihesh e investohesh. Mund të luaja për qejf, gjë që ndonjëherë e bëj, por edhe për shkak të një problemi me kyçin e dorës së majtë, jam kufizuar. Po, është e vërtetë që kaloj shumë kohë duke fotografuar natyrën. Disa prej tyre mund t?i pikturoj, të tjera jo. Bëj edhe portrete shumë. Nuk është e lehtë për mua tani të mendoj që shumicën e miqve nuk i kam më, nuk jetojnë më, duke i pikturuar sikur vijnë më vizitojnë sërish?/Citynews
Donald Trump do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të ...
Kryeministri Rama ka takuar sot kancelaren gjermane Angela M...
Sot Shqipëria feston 104-vjetorin e Pavarësisë, por 4 vjet m...
Ai deklaronte publikisht se jetonte me 20 dollarë në muaj dh...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot c...
Nëse mendoni se pasarelat e modës janë vetëm për modelet dhe...
Kryekëshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak ...
Dy dokumente të reja mjaft të rëndësishëm jnëpublikuar nga s...
Festimet e Ditës së Pavarësisë në Lezhë nuk kanë kaluar pak ...
“Jam një 20 vjeçare dhe jam e varur nga seksi, por kjo varë...
Sot aktori i madh i humorit Koço Devole feston ditëlindjen. ...
Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat 9 persona të d...
Në kuadër të planit të masave për parandalimin e dhe ndëshki...
Kryeministri i vendit Edi Rama dje akuzoi nga Gjermania depu...
Sot është dita që festojmë Pavarësinë, ‘Nëntorin e Dytë’ të ...
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim ...
Presidenti gjerman, Joachim Gauck, në një intervistë për gaz...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar përmes një post...
Dy adoleshentë u arrestuan nga Policia e Shkodrës pasi akuzo...
Presidenti Bujar Nishani uron të gjithë shqiptarët për Ditën...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...