Samiti i Diasporës/ Rama tregon e kujt ishte ideja
Samiti i Diasporës u çel sot pasdite në Pallatin e Brigadave...
Emisioni investigativ ?STOP?, në Televizionin Klan është ndaluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit dhe pikërisht tek ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve, ose quajtur ndryshe në konviktet e këtij qyteti.
Kjo godinë është pronë e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa punonjësit pagat i marrin nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë, kjo ndërmarrje funksionon me vetëfinancim, ku të ardhurat që mblidhen shërbejnë për mirëmbajtjen e tri godinave.
Një nga kujdestaret e këtij konvikti, Nexhmije Kacollja, ka denoncuar në ?STOP?, se drejtoresha i mban një pjesë nga paga mujore. Ajo thotë se i janë ndaluar për dhjetë muaj nga 110 mijë lekë të reja.
Edhe pasi u ankua, ndalesa vazhdoi, por tashmë me 4 mijë lekë të reja.
?Unë kam shtatë vjet që punoj në këtë ndërmarrje të Trajtimit të Studentit në Elbasan. Më është hequr padrejtësisht paga në vitin 2014 ? 2015 për dhjetë muaj nga 110 mijë lekë muaji. Vajta e kërkova, nuk lashë dyer pa trokitur. Mua dhe kujdestares tjetër Raimonda Koçani. Asaj ia vënë rrogën me vendim të kryetarit të bordit të ndërmarrjes, sepse ajo nuk i firmoste në një tender që kishte për naftën dhe i bëri presion?.
Kush ta ndaloi rrogën ty?
?Rroga mu ndalua? vajta për të marrë rrogën në bankomat, shoh 110 mijë lekë mangët. Shkoi edhe i them pse?rroga është hequr se i është hequr të gjithë punonjësve?.
Kush të tha kështu?
?Më tha drejtoresha?.
Kush është drejtoresha?
?Drejtoreshë është Jolanda Doçi. Me mua ka një komunikim jashtëzakonisht të keq, jo vetëm me mua, por ajo ashtu sillet me të gjithë?.
Sa vite ka kjo drejtoreshë këtu?
?Që në 2013. Deri lart kam kërkuar, ajo u shqetësua shumë dhe erdhi në zyrë e më kërkoi falje. Dhe më pas më tha çdo gjë ne tani do ta mbyllim këtu dhe do t?ia fillojmë nga e para. Tani, shkoj edhe marr rrogën e muajit gusht dhe shikoj 40 mijë lekë të vjetra mangët. Në moment marr në telefon shefin e burimeve njerëzore dhe i them: ?pse marr mangët 40 mijë lekë të vjetra?? Nuk di gjë Nexhi, më tha?.
Më pas Nexhmija shkoi për të takuar vetë drejtoreshë e këtij institucioni në Elbasan, ku komunikimi ndërmjet njëra ? tjetrës ka degjeneruar në dhunë verbale dhe fizike.
Kujdestarja ? Drejtoreshë mbaruat?
Drejtoresha ? Jo nuk mbarova.
Kujdestarja ? Mund të flasim pak?
Drejtoresha ? Urdhëro!
Kujdestarja ? Unë vajta për të marrë rrogën dhe marr 40 mijë lekë mangët, nuk e di pse?
Drejtoresha ? Po, janë unifikuar pagat e kujdestarëve.
Kujdestarja ? Vetëm mua?
Drejtoresha ? Jo janë ulur shumë paga.
Kujdestarja ? Po për çfarë arsye?
Drejtoresha ? Sepse e para nuk ke studentë dhe e dyta për godinën dy, ti e sheh që pot ë mbajmë si për hatër. Të gjithë kujdestarët kanë të njejtën pagë.
Kujdestarja ? Vetëm mua?
Drejtoresha ? Moj zonjë, janë bërë tre kujdestaret me të njejtën pagë.
Kujdestarja ? Ok, të shoh borderonë?
Drejtoresha ? Borderonë do shohësh ti?
Kujdestarja ? Po.
Drejtoresha ? Ik mi ku të duash shif tani, na lër rehat!
Kujdestarja ? Po pse? Drejtoreshë të lutem, se një herë më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë?
Drejtoresha ? Kush t?i hoqi?
Kujdestarja ? Ti mi hoqe mua. Më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë.
Drejtoresha ? Ik mi na lër rehat, ik mi se po rri në punë kot.
Kujdestarja ? Drejtoreshë të lutem, më jep rrogën se më takon.
Drejtoresha ? A ka mundësi se jam duke folur në telefon, vazhdo tani!
Kujdestarja ? Pse nuk më kthen përgjigje?
Drejtoresha ? Çfarë përgjigje do ti moj, se s?ke studenta dhe po rri në punë kot?
Kujdestarja ? Moj po të lutem, më ke marrë 1 milion e 140 mijë lekë?
Drejtoresha ? Shko interesohu ku të duash!
Kujdestarja ? Moj zonjë, më ke heq rrogën padrejtësisht.
Drejtoresha ? Moj ti shko, se nuk ta kam heq vetëm ty, se janë të gjithë pa rrogë, ik tani na lër rehat!
Kujdestarja ? Më trego borderotë! Hajde të shkojmë të dyja tek financa dhe të shohim borderotë, të lutem!
Drejtoresha ? Pse kush je ti? Ik moj shko moj fol me shefin! Moj ti shoqe është ulur paga e të gjithëve?
Kujdestarja ? Më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë?
Drejtoresha ? Kush ta hoqi moj, kush ta hoqi?
Kujdestarja ? Ti ma hoqe drejtoreshë.
Drejtoresha ? Po ik moj ti tani! Këtu po ngelin të gjithë pa punë, po ik moj?
Kujdestarja ? Mos më merr mua celularin, se celulari është i shtëpisë time. S?ke punë ti me celularin e shtëpisë time!
Drejtoresha ? Është marrë një vendim nga bordi. Ne jemi drejt falimentimit.
Kujdestarja ? Po!
Drejtoresha ? Po rrijmë si po rrimë, dy muaj, tre muaj derisa ta shtyjmë. Tani, bordi ka marrë një vendim: pagat e kujdestarëve unifikohen të treja dhe bëhen me të njejtën pagë. Të tre kujdestaret kanë të njejtën pagë. Është ulur paga e atij të burimeve njerëzore, është ulur paga e Marios, që është sekretari. Shiko borderotë lart. Në qoftë se të gënjej, hajde më pështyj në fytyrë!
Kujdestarja ? Paga jote është ulur?
Drejtoresha ? Paga ime nuk ndryshohet se është me vendim të ministrit.
Kujdestarja ? Drejtoreshë, herës tjetër që më hoqe rrogën, që vajta atje, ku e di ti shumë mirë, më thanë: Në qoftë se ndërmarrja është drejt falimentimit, paga do fillojë nga drejtuesit deri poshtë. Po se e vure shoqen tënde ti aty në konvikt, kur nuk ka studentë?
Drejtoresha ? Duhen tre kujdestare.
Kujdestarja ? Jo, jo po ti the që s?ka studentë, ka 20 veta. Pse duhet të hyjë?
Drejtoresha ? Moj ti zemra ime?
Kujdestarja ? Pse e vure ti atë? Pse është shoqja jote?
Drejtoresha ? Moj ti e kupton që po flet kot?
Kujdestarja ? Më ke torturuar tre vjet.
Më pas gazetarja e ?STOP? ka shkuar për të takuar vetë drejtoreshën e këtij institucioni, Jolanda Doçin, për t?i marrë një intervistë në lidhje me ecurinë e këtij konvikti, sakaq edhe me procedurën e pagave që u lëshohen punonjësve.
Viti i ri shkollor ka filluar, sa studentë janë regjistruar këtë vit?
Ne kemi diku tek 500 studentë të strehuar pranë hotelerive tona, praktikisht në hotelerinë numër 1, 2 dhe 3.
Ka patur rënie të numrit të studentëve apo ngritje?
Vitet e fundit ka një rënie të theksuar.
Po kushtet si janë?
Atëherë kushtet? ka edhe më keq, por për pagesën që studentët tanë paguajnë është një jetesë me kushte normale.
Kur është rikonstruktuar konvikti për herë të fundit?
Është rikonstruktuar në vitin 1998, menjëherë pas djegieve të rrëmujës së vitit 1997. Gjithsesi gjatë viteve, në momentin që largohen studentët gjatë periudhës së verës, ne bëjmë riparimin e godinave me lyerje, dizefektim, larjen e bazës materiale etj etj.
E bëni ju vetë?
Po! Me fondet tona.
Jeni të vetëfinancuar?
Me vetëfinacim.
Po pse nuk financoheni nga Ministria e Arsimit ose Ekonomisë?
Ne e kemi pronar Ministrinë e Ekonomisë, por ne jemi me vetëfinacim.
Prej sa kohësh?
Është histori prej vitesh.
Po personeli, sa keni?
?Aktualisht, jemi 40 punonjës.?
Sa kujdestarë ka i gjithë konvikti?
?Ka tre kujdestare?.
Me rrogat si janë? Paguhen nga ju?
?Subvencioni për fondin e pagave ne na vjen i miratuar nga Ministria e Arsimit.?
Po punonjësit nga kush paguhen, nga ju apo?
?Jo, nga Ministria e Arsimit, subvencionin e kemi pastaj veç. Ndërsa si pronar kemi Ministrinë e Ekonomisë.?
Por pse Nexhmija e merr rrogën të përgjysmuar, kur vjen borderoja nga Ministria? Ky është një rast që nuk do të mbetet me kaq, investigimet e ?STOP? do të vazhdojnë.
Samiti i Diasporës u çel sot pasdite në Pallatin e Brigadave...
Një peshkaqen vërtet i madh është kapur në ujërat e Durrësit...
Citynews ka siguruar pamje të auto-ambulancave të Urgjencës ...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha sot se mar...
Një drejtues automjeti është gjobitur nga punonjësit e polic...
Një djalë i ri ka rënë pre e një grabitjeje të dështuar mbrë...
Kandidati i Partisë Agrare Ambientaliste për Bashkinë e Kol...
Gjykata Administrative e Tiranës urdhëroi Shërbimin Informat...
Nga GJERGJ THANASINë kuadrin e përgjithshëm të propagandës s...
Presidentja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës – dhoma më e mad...
Ashtu si në muajin qershor, kur kreu i PD Lulzim Basha dhe a...
Gjykata greke ka dënuar me 30 muaj burg dy shoferët e Minist...
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është përbal...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tha sot përm...
Një shqiptar 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria u arrestua so...
Një drejtues mjeti me inicialet GJ.M, i moshës 20 vjeç, nuk ...
Më shumë për të vrarë kohën, çdo ditë bëj nga një xhiro brig...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në Kashar,...
TRAILER GPS TRACKING TRAILER FOLLOWING GPS WITH 5-YEAR BATTE...
Eshtë çështje mbijetese, në veprën që ata kanë zgjedhur të s...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...