web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqi/ Gjykata dënon me 30 muaj burg shoferët e Ministrisë së Jashtme

18 Nëntor 2016, 17:16, Aktualitet CNA

Gjykata greke ka dënuar me 30 muaj burg dy shoferët e Ministrisë së Jashtme që u kapën të dielën në kufi nga Policia greke, me dyshimin se transportojnë materiale propagandistike.

Mësohet se Agim Asllani dhe Altin Tafa, ky i fundit me pasaportë diplomatike, janë shpallur fajtor nga drejtësia greke për shpërndarjen e materialeve anti-greke. Sipas prokurorisë greke, në materialet e sekuestruara u gjet harta e Shqipërisë së madhe.

Ata u ndaluan pasi kaluan kufirin shqiptaro-grek rreth orës 16:30 të së dielës për një kontroll në brendësi të kufirit grek, në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.

Gjate kontrollit, dy të ndaluarve, u janë gjetur libra dhe abetare në gjuhën shqipe, çka sipas agjentëve është vlerësuar se po transportonin materiale propagandistike kundër Greqisë.





Lajmet e fundit nga