web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Obama në Greqi/ Së bashku krah për krah, për të kaluar sfidat

15 Nëntor 2016, 15:07, Aktualitet CNA

Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka vizituar sot Greqinë në kuadër të ‘Turit të lamtumirës’. Në një konferencë për mediat me Kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras, Obama ka thënë se Greqia ka pasur zhvillime pozitive, por ka ende ka punë për të bërë.

“Jemi të lumtur që fillon një fazë e re dhe situata po përmirësohet. Ka ende shumë sfida për të kaluar, por së bashku krah për krah do të përballemi me to?, tha Obama.

Ndërsa Kryeministri grek, Alksis Tsipras ka falenderuar SHBA-të për mbështetjen e dhënë deri më tani.

Ndërsa, Presidenti grek Pavlopulos falenderoi Obamën për mbështetjen e SHBA në krizën greke dhe shprehu bindjen se të njëjtën mbështetje do të ketë sërish prej Presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump.

Obama do të qëndrojë për dy ditë në Greqi.





12:05 Aktualitet

EPP izolon Bashën

Kreu i PD-së Lulzim Basha petendon se ka mbështetje nga Part...

Lajmet e fundit nga