Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka dalë në një konferencë për shtyp ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se do të kapë procesin e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit por edhe sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, ?opozita është përjashtuar tërësisht nga autoriteti, gjë që u vërtetua në Komisionin e Ligjeve dje në mbledhjen e radhës, me gjithë insistimin e përfaqësuesve tanë që të respektohet marrëveshja verbale e arritur nëpërmjet meje dhe z.Taulant Balla, si edhe të garantohet përfaqësimi i opozitës në dy procese të rëndësishme, si hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me të shkuarën e tyre komuniste?.
Denoncim i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho
“Edi Rama me një gur dëshiron të vrasë dy zogj, të kapë edhe procesin e hapjes së dosjeve të ish – Sigurimit të Shtetit, por njëkohësisht të fusë duart edhe në sistemin e drejtësisë, nëpërmjet kontrollit të lidhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve me të shkuarën komuniste, pra atë që parashikohet në procesin e Vettingut.
Kuvendi i Shqipërisë para disa kohësh ka miratuar ligjin për hapjen e dosjeve të ish – Sigurimit të shtetit, për të cilin do të krijohet një autoritet përgjegjës për hapjen e dosjeve dhe transparencën ndaj publikut dhe të gjithë të interesuarve.
Po kështu, në ligjin e Vetingut i cili është miratuar para disa muajsh, me kërkesën e Partia Demokratike, u kërkua që të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e rinj që do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë të mund të verifikohen edhe për lidhjet me të shkuarën komuniste për shkak se në sistemin aktual të drejtësisë kemi me dhjetëra dhe me qindra individë të cilët kanë ushtruar aktivitetin gjatë periudhës së diktaturës dhe kanë dhënë vendime në favor të diktaturës, dhe ky takëm nuk është e udhës dhe as e logjikshme të jetë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Dy do të jenë strukturat të cilat do të verifikojnë gjykatësit dhe prokurorët të cilët do të hyjnë në sistemin e ri të drejtësisë: Verifikimin pasuror që e bën ILDKPI që është nën kontrollin tërësor të Edi Ramës si dhe verifikimin e lidhjes me të shkuarën komuniste, të cilën do ta bëjë Autoriteti i Hapjes së Dosjeve dhe që do të krijohet dhe do të ketë në përbërje të tij pesë anëtarë, nga të cilët; njëri propozohet nga Këshilli i Ministrave, një kandidat i dytë nga shoqëria civile, një kandidat i tretë nga Shoqata e të Përndjekurve politikë dhe dy kandidatura jepen nga Kuvendi i Shqipërisë.
Për dy kandidaturat të cilat do të propozohen nga Kuvendi i Shqipërisë kam kontaktuar me z.Taulant Balla me synimin për të përshpejtuar procesin dhe u ra dakort sikurse është në traditën 25 vjeçare të Kuvendit të Shqipërisë, të sigurohet përfaqësimi i të dy krahëve të spektrit politik të Kuvendit, pra nga të dy kandidaturat një të propozohet nga mazhoranca dhe një të propozohet nga opozita. Veprim të cilin ne e kryem, e depozituam propozimin tone me 28 firma të deputetëve, në Kuvend. Çuditërisht ditët e fundit mësova që mazhoranca ka paraqitur dy kandidatura për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve dhe synon që me mekanizmin e votës që disponon edhe në Komisionin e Ligjeve, por edhe në seancë plenare, t?i kalojë të dy kandidaturat. Autoriteti do të përbëhet nga tre përfaqësues të mazhorancës, ai i kryeministrisë dhe dy kandidatura të Kuvendit, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile dhe një përfaqësues i shoqatave të përndjekurve politikë.
Në këtë mënyrë opozita është përjashtuar tërësisht nga autoriteti, gjë që u vërtetua në Komisionin e Ligjeve dje në mbledhjen e radhës, me gjithë insistimin e përfaqësuesve tanë që të respektohet marrëveshja verbale e arritur nëpërmjet meje dhe z.Taulant Balla, si edhe të garantohet përfaqësimi i opozitës në dy procese të rëndësishme, si hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me të shkuarën e tyre komuniste. Pra, opozita është përjashtuar tërësisht nga këto dy procese. Për rrjedhojë me hapin e radhës të ndërmarë nga Edi Rama, hapjen e dosjeve do ta kryejë mazhoranca, derivatet e Partisë së Punës të cilët i kemi në këtë mazhorancë, dhe për më tepër, verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për sistemin e ri të drejtësisë, gjithashtu do ta bëjnë derivatet e Partisë së Punës duke përjashtuar tërësisht opozitën”.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e djeshme kandidaturat për anëtar të komisionit për hapjen e dokumenteve të ish-regjimit komunist. /Citynews
Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë të sht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bash...
Kryeministri i vendit, Edi Rama është një personazh që shqip...
Identifikohet viktima i aksidentit të sotëm automobilistik n...
Bashkia e Vlorës ka shpallur firmën fituese të tenderit për ...
Para pak minutash, në Autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi t...
Lulzim Basha ka emëruar dje në krye të Partisë Demokratike t...
Sot në ora 12:00 Shoqëria Civile zhvillon para kryeministris...
Skandali i ndodhur javën e shkuar me çeljen e negociatave pë...
Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë...
Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetas...
Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi. Alarmin e jep ve...
Vijon prerja e paligjshme e pyejeve edhe në rrethin e Gramsh...
Barack Obama nis turin e fundit si President i SHBA-ve. Një ...
Reagon ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi, ...
Policia Rrugore ka arrestuar shtetasin me iniciale G.A, 33 v...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e djeshme kandidaturat...
Gjatë vitit 2016 janë harxhuar 6 milionë dollarë për të luft...
Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës pasi ka...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar afatet e konkurr...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...